Haradinaj: Po vjen koha e AAK-së

anazapta

Koha e AAK-së për të qeverisur me Kosovën është duke ardhur, bashkë me të edhe mundësitë për t’u realizuar planet qeverisëse të saj. Këto kanë qenë fjalët e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë Kuvendit të VI Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), i cili ka filluar sot punimet. “Është në bindjen time të plotë se të gjithë sukseset që nuk kemi mundur t’i arrijmë e t’i dëshmojmë, do të mund t’i arrijmë në kohën që po vjen. Thënë ndryshe, koha e Aleancës, e cila kësaj radhe ka ardhur edhe jemi në etapë pune, përmes të cilës do t’i realizojmë planet tona qeverisëse për vendin. Unë jam shprehur disa herë se nuk kemi kohë për të humbur. Arsyeja pse kam thënë kështu ka të bëjë me vendin, me njerëzit. Egoja e politikanit është më pak e vlefshme sesa kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Kuvendi i VI Zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), pritet t’i përfundojë punimet gjatë orëve të pasdites, kohë kjo kur do të merret vesh edhe emri i kryetarit dhe Këshillit Drejtues. /Kosovapress/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *