Haradinaj, pro taksës në ‘Rrugën e Kombit’: Ndodh në të gjithë botën

Ornela

“Pa taksë është e pamundur, duhet të vendoset për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën”. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj teksa ka komentuar situatën e fundit pas protestës së javës së kaluar në Kalimash ku u dogjën sportelet e firmës koncesionare. Nga ana tjetër Haradinaj ngre shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka biseduar me Prishtinën për këtë çështje.

“Kjo temë nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive. Jemi të interesuar që ta diskutojmë. Pa taksë është e pamundur, duhet të vendoset  për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë boten. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne në të kaluarën kemi qënë shumë solidarë, kemi dhënë për çështje të ndryshme. U duhej thënë kosovarëve që nga paratë që jepni për këtë taksë do të përmbyllet ajo rrugë. Janë pjesë të tëra që kanë mbetur pa përfunduar. Është mirë një komunikim më i mirë”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Në një intervistë për “Vizion +” kryeministri i Kosovës dënon edhe aktet e dhunës në “Rrugën e Kombit”, ndërsa apeli i tij është për vetëpërmbajtje. “Me ka ardhur keq për skenat që kam parë, duhet me pas kujdes. U bëj thirrje te përmbahen, duhet të kemi kujdes në veprimet tona. Është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shumë dëm me qëllimin për të rregulluar diçka tjetër”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *