Haradinaj: Rusi spiun i kamufluar

Edona Llukacaj

Kryeminstri i Kosovës Rramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kombeve të Bashkuara, që janë shprehur se diplomati rus i UNMIK-ut nuk mund të shpallej non grata (i padëshiruar) në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj deklaroi se rusi ishte spiun i kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.

Reagimi i plotë Haradinajt:

Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.

Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • O zoti kryeminister a ke fakte per kete deklarate tenden se okb-ja dhe europa nuk merren me fjale kafenesh si ne shqiperi e kosove,nese ke fakte mos u terhiq nga vendimi

  • Rusi mbron sllavet e tij te Serbise, megjithese e pa drejte. Kurse politikanet dhe zyrtaret e Kosoves dhe te Shqiperise i vjedhin, i vrasin dhe i masakrojne edhe neper burgje qytetaret e tyre po qe nevoja.

  • Edhe anglezet ne amerike shkuan atje te “clironin” vendasit nga mushkonjat zoti Dahri.
    Edhe cifutet te ndihmuar nga anglezet u moren token Palestinezeve.Edhe sllavet ishin te ardhur si gjynaqare dhe barbare ne Ballkan dhe pak nga pak oreksi u zmadhua dhe ja ku jemi sot.
    Ketu eshte ceshtje identiteti qe lidhet me historine dhe Ramadani (ramushi) shqipetare nuk ka lidhje me kete komb,thjesht 500 vjet gezonin privilegje,u bene turq myslimane,as qe u vente ne mendje te martoheshin me ata que nuk ndruan Besen,Identitetin,Kulturen,Historine.
    Te kujtohet Vasili apo dhimitri qe u be Hamza.Keshtu u bene te ashtuquajturit Shqipetare,kurse Epirotet Arvanitas luftuan kunder ketyre te degjeneruarve dhe per Epirin e Pirros.
    Kjo eshte e verteta.
    Njeriu ka karakter,cipe,dinjitet dhe nuk heq breket per lemoshe.

    • Po clidhje ka greqia e sotme nje Konglomerat popujsh te mjere me armene, bullgare, pomak, turq, vllehj, roma, sirian, egjyptjan, arvanitas me Greqine e lashte qe kufizohej vetem me Athinen dhe Sparten? Kristanizmi Ortodoks ishte metalurgjia e shkrirjes te popujve Ortodoks ne Helaqistanin e sotem, qe ska lidhje me asnji nga civilizimet e hershme, @pellazgos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *