“Dialogu është instrument për cështje mes fqinjësh, por nuk do të pranojmë dialog të pabarabartë, pa reciprocitet. Nuk mund të diskutohen temat e brendshme të Kosovës në dialog me Serbinë”.
“Unë nuk mund të vrapoj pas dikujt, vetëm pse fton në dialog, pa e ditur se cka thonë qytetarët, shoqëria civile, pra vendi në tërësi. Europa nuk mundet ta zgjidhë asnjë problem vet. Pa u përfshirë Amerika, nuk ka asnjë mundësi. Duhet të kthehet Amerika në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.
Haradinaj më tutje ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe heqjen e vizave për kosovarët, të cilën ka thënë se do ta kryejë në afat tremujor nga marrja e mandatit.
“Është mundësia që ta rrëzojë parlamenti. Por edhe mundësia e një komisioni të ri dhe një përgatitje e versionit të duhur të kufirit, që është në Çakorr. Duhet të negociojmë edhe me Malin e Zi, që e di të vërtetën”.
“Ka një gatishmëri për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Lidhja me demarkacionin është krejt e pakuptimtë. Nuk mendoj që vendimi për heqjen e vizave do të marrë shumë kohë. Mund të jetë cështje javësh, apo dy a tre muajsh”
