Haradinaj takon Metën: Forcimi i demokracisë, stabilitet për gjithë Ballkanin

Dita

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti sot Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Meta pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinaj në Kosovë vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.

Meta dhe  Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *