Haradinaj takon Metën në një drekë të gjatë

Dita

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon të mbetet lideri i vetëm shqiptar që mund të unifikojë, në një masë të madhe udhëheqësit e partive të Kosovës.

Në një drekë të gjatë, tek restorani Sofra e Ariut, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar Kryetarin e LSI-së, njëkohësisht Kryetar i Kuvendit në Shqipëri , Ilir Meta.

Kjo nuk është hera e parë që Meta takon liderët kryesorë politikë në vend. Më herët, kryetari i LSI’së, kishte qëndruar edhe në Prishtinë, në një përpjekje për t’i afruar qëndrimet antagoniste të forcave politike të këtushme.

Express raporton se gjatë drekës aty është biseduar për situatën më të fundit në vend, por dhe operacionet për të dalë nga kriza.

Mbetet e paqartë nëse do të pasojnë edhe takime tjera.  Meta ka raporte shumë të mira edhe me homologun e tij në Kosovë, Kadri Veseli.

Aktualisht është vetëm Meta ai që mund t’i unifikojë pozitën dhe opozitën. Nëse jo të gjithë, atëherë së paku ata që mund ta zhbllokojnë krizën në vend.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *