Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë Tiranën të hënën. Haradinaj do të shoqërohet nga figurat më të larta të partisë së tij, ndërsa do të pritet në Tiranë me protokoll shtetëror. Ish-kryeministri i Kosovës do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe opozitës. Gjithashtu, ai do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve të parlamentit shqiptar.
Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për akuzën e krimeve gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së. Ai u lirua nga të gjitha akuzat më 29 nëntor dhe u rikthye në Kosovë.