Haradinaj voton, fton qytetarët të vendosin për fatin e tyre

DITA Online

 

I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në orën 09:00, bashkë me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, i është drejtuar kutive të votimit në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim dhe të vendosin për fatin e tyre, raporton Express.

“Votova sot bashkë me Anitën, ju bëj thirrje qytetarëve të dalin në votime… vota ka rëndësi dhe vendimi i sotëm e ka peshën e vet”- tha ndër të tjera Haradinaj.

Edhe bashkëshortja e tij i ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Nga ora 07:00 e mëngjesit, ka filluar hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm.

Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *