Harito-­Fleckenstein: Standarde të reja për rekrutimet në administratë

Dita

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein u takua sot me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.

Fleckenstein u njoh me hapat e ndërmarra në kuadër të refomës në administratën publike dhe tha se “jam i lumtur që mbylla vizitën në Shqipëri me një histori suksesi. Hapa të rëndësishëm dhe domethënës janë bërë me reformën e administratës publike”.

“Për herë të parë në administratën publike realizuam qendërzimin e nëpunësve të administratës dhe gjithashtu zhvilluam konkurset për vendet vakante të shpalluara nga departamenti i administratës publike. Me zhvillimin e konkurseve vendosëm standarte të reja për hyrjen në administratë, standarte të cilat bazohen në transparencë të lartë. Gjithashtu, një qasje e re në administratën publike është edhe Shkolla e Administratës Publike, e cila aktualisht trajnon punonjësit e administratës duke patur një rol kyç në rritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ministrja Harito.

Bashkëbiseduesit folën për vështirësitë e implementimit të ligjit të nëpunësit civil dhe të sfidave që parashtron vijimi i reformës në administratën publike.

 

Share This Article
1 Comment
  • Eh moj zonja Harito,nuk ka vend as per lavderime e as per vete lavderime.Problemi i administrates publike eshte ndofta pika me e dobet e shtetit shqiptar.Shume ujra kane rrjedhur keto vitet e tranzicionit,dhe kur eshte puna per administraten publike, gjerat shkojne per keq.Rekrutime me letra mund te behen,biles me diploma te universitetetve me prestigjoze te botes, me teste nga me te sofistikuarat e te sterholluarat,por ju nuk mund te kontrolloni shpirtin, pergjegjshmerine ,jeten private e atyre qe rekrutoni,ju nuk mund te dini origjinen e tyre,familjet e tyre,bemat e prinderve te tyre(mos harro dardha bie nen dardhe thot populli,populli nuk genjen) .Ka vetem nje njeri si nepunes te administarate publike, nuk mund te kete dy,pra, nje person me familje dhe jete private te shthurur dhe nje nepunes te administrates publike shembullor,kjo s’mund te ndodhe.
    Mirpo ty znj Harito,sistemi nuk te lejon te kalosh tej atij qe rekruton,keshtu kot genjen vehten, se ate te Europes nuk e genjen dot.Administrata publike nuk mund te jete vetem problem yt,eshte problem shume i gjere,eshte problem i madh shoqeror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *