“Lista me gra e kunata” që punojnë në administratë

anazapta

Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Harito renditi një për të gjithë gratë e kunatat e deputetëve të opozitës të cilët ishin punësuar në administratën e qeverisë Berisha dhe qeveria Rama i gjeti në punë.

 

Të punësuar në administratë në mënyrë nepotike

Halim Kosova ka të punësuar gruan në Ministrinë e Jashtme

Gjergj Lezhja ka të punësuar gruan në DAP dhe kunatën te ministria e Mbrojtjes

Saimir Shehri ka punësuar gruan te Ministria e Ekonomisë

Hasan Metuku (këshilltar i Berishës) ka punësuar gruan në Ministrinë e Mbrojtjes

Roland Bejko ka të punësuar vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes

Glori Hysi ka të punësuar gruan në Ministrinë e Arsimit

Ilir Rusmali ka gruan të punësuar në Ministrinë e Financave dhe kunatën në kryeministri

Astrit Patozi ka të punësuar motrën në Ministrinë  e Brendshme

Liri Berisha ka të punësuar mbesën në Ministrinë e Integrimit

Genc Ruli ka të punësuar kunatën në Ministrinë e Transportit

Fatmir Mediu ka të punësuar gruan në Ministrinë e Energjetikës

Agron Kuliqi ka të punësuar gruan në Ministrinë e Brendshme

Gerti Bogdani ka të punësuar vëllain në Ministrinë e Jashtme

 

* * *

Berisha: Rama dhe Harito nazistë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi me tone të ashpra pas deklaratës së ministres Harito. Sipas tij, kryeministri Rama dhe ministrja Harito “kanë përpunuar një doktrinë të denjë për nazistë, për dezinfektimin e administratës publike”. “Qytetarët janë të shqetësuar, kushërirë, kur të shohin ty ministre, kur shohin Bledi Çuçin ministër pa asnjë meritë mbi tokë. Kur shohin burrin e Linda Bashës kryetar bordi, kur shohin kushëririn tënd të parë drejtor të MEICO-s. Ja, zonja kushërirë, se si të mblidhen të gjitha ty. Ju përbëni gjysmën e qeverisë si familje. Ti meritën e vetme që ke se je kushërirë Koleka. A ka ndonjë figurë më të keqe që mund të bëjë një zonjë të përgojojë këtu punonjës të nderuar të administratës me urrejtjen klasore të shpirtit të zi të Spiro Kolekës. Emërimet sot i bën vetëm Olsi. A e di sa paguhet Olsi në ditë. Kjo me kushëririn e vet ka përpunuar doktrinën e dezinfektimit të administratës, e denjë vetëm për nazistë. Doktrinë çnjerëzore, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë” – deklaroi Berisha.

 

 

Share This Article
20 Comments
  • ANCORA TU… NON AVEVAMO DETTO DI NON VEDERCI PIU’!

    Jane fjalet e nje kenge te fameshme italiane qe thote:

    “Perseri ti … a nuk thame te mos shiheshim me!”

    Harito, Harito kusherira e brezit te shtat’te te Edi AuNirthte Rames, nuk ishte ti qe deklarove pak muaj me pare ne gazeten Shekulli qe nuk kishe nevoje te mesoje asgje nga te tjeret: -E dime vete si ti zgjedhim punonjesit civile!!!
    Tani i kerkon ndihme Gaianit te Italise nga Somalia!
    E ben nga dituria apo nga …. boshlleku formues qe te karakterizon? Do trajnohen burokratet e larte shqiptare te rilindjes ne Itali per te mesuar metodat e perpilimit te kurrikulumeve!
    Me parate tona!
    Me djersen e sakrificat tona!
    Po i kushton shtrenjte kashata e bukes qe shqiptaret hoqen nga goja per ta dhene ty e mohim i kutures dhe formimit bashkekohor, edhe ne degen ku ndihesh me e forte, ne laurimin tend ne shkencat e informacionit elektronik!

    Mos bej me propagande se vetem na nxin edhe ate pak deshire per te jetuar te “gerricur” nga reckimi qe na ka ngelur.

    P.S.: Ja nje perdorim praktik i fjales “gerricje” qe na i mungonka Nanos se “Gegeve vetem komb formuesa”.

    • KANCERI qe ka zene administraten shteterore nuk ka ardhur as nga nepotizni e as nga ndonje mikrob jashte tokesor!
      KANCERI eshte zyrtarizuar me……KUSHTETUTE!!!
      Po,po,me KUSHTETUTE!
      A nuk eshte caktuar qe partia fituese ne zgjedhje shpallet ajo qe fiton me shume vota?
      Por qeverine nuk e formon dot ne se nuk arrin te beje koalicion me partite e tjera,qe te mundesoje sasine e 50 deputeteve PLUS 1,pra me 71 deputete!
      Dhe qe ta beje kete,duhet t’u “LEPIHET” partive te koalicionit me me shume vota(ne rastin tone LSI-se),duke iu premtuar atyre faljen e disa ministrive etj!
      Po keshtu nuk mund te lere pa poste me te vogla edhe partive te tjera te koalicionit!
      Deri ketu duket se eshte normal puna,por DARDHA e ka bishtin prapa!
      LSI-ja mori disa ministri duke qene “PRONARE” e plote e tyre,aq sa militantet e saj e i quajne ato ministri nga qendra ne rrethe,si “PRONA TE TYRE” qe iu duhet t’i MJELIN vete sa me shume pa lene njeri te hyje brenda!
      Keshtu jo me nepotizmi nuk pi uje,por MILITANTIZMI eshte profili i ri i punesimit dhe njekohesisht LICENCA pet ta MJELE ATE PER VETE,pa pyetur se keshtu SHQYHET SHTETI!
      Pra administrata shteterore eshte ndare si PLACKE LUFTE dhe partia qe i merr nen HYQEM ka te drejte te beje cfare te doje atje dhe ne rast se kryeministri nderhyn,KERCENIMI PER PRISHJEN E KOALICIONIT eshte gati!
      Shikoni Institutin e Sigurimeve Shoqerore qe SUNDOHET prej vitesh nga LSI dhe PDIU qe eshte bere …RRUMPALLE!!!

  • U lodhem me :qe 23 vjete qe stervitemi kot kamos! Nuk eshte problèmes stervitje po problèmes politik,depolitizimi i administrates

  • Po si nuk te vjen turp moj Harito?
    Po ti harrove se sa fonde jane hedhur e derdhur per kete administrate? Apo filloni numerimin nga zero sepse po i merrni nga rruga e nga listat e donatoreve?
    Po ti duhet ta keshe mesuar apo degjuar tashme se sa te pamatshme jane keto lloj palo-investimesh, ku me shume jana dallavere te Italise qe keto fonde i merr nga BE dhe i destinon ca therrime tek xhepat e tu e te dikujt tjeter. Hapni vende pune, e jo te shpikni rrotacilet qe deri dje ne opozite i denonconit!

  • Shqiperia eshte aq vend i vogel saqe po te analizosh deget familiare ne breza te Qyteteve ose Fshatrve ka shume mundesi qe njerzit diku do dalin kushurinj me njeri tjetrin ..

    • Ke nje pike te drejte ketu, jam dakort. Duke pare dhe postin nga “info analitike” me poshte; te gjithe dalin “kushurinj me njeri-tjetrin” Si ne pushtet a jo; klasa politike nuk duket shume ne hall per gra/kunata te punesura. Ndoshta do ishte me thjeshte (shkurte) te publikohej nje liste e 3-te:

      Kush nuk e ka Gruan dhe Kunaten, te punesuar ne Ministrite e Shtetit.


      Ka nje faktor te lehte Seksizmi ne keto akuza, pse vetem “gra/kunata” po kuneter/burra? ME MIRE ta leme per nje here tjeter.

  • Punesimi ne baze te njohjes eshte dukuri Ballkanase sepse familjet jane shume te lidhura me njera tjetren .. Une kam jetuar ne nje vend tjeter ballkanik dhe ishte e njejta gje …Por po te jetosh pertej oqeanit do konstatosh qe anetaret e familjes kane nje mardhenie komplet ndryshe me njeri tjetrin, sa qe per ne qe vijme nga Ballkani ,eshte e pa kuptueshme…

  • Meqe una jam per te luftuar nepotizmin si fenomen pavaresisht nga perkatesia partiake dhe meqe gazeta Dita ka publikuar vetem gjysmen e listes me gra, kunata, motra, vellezer atehere ne te miren e informacionit te paanshem po e publikoj dhe pjesen e dyte:

    Emërimet nepotike sipas PD-së

    Ministrja Milena Harito është kushërirë e Kryeministrit Edi Rama

    Ministri Bledi Çuçi, është burri i ish-gruas së Kryeministrit, Edi Rama

    Ish-bashkëshorti i bashkëshortes aktuale të Kryeministrit, Linda Rama, është emëruar anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të sh.a “Prodhim Veshje Ushtarake” Tiranë

    Djali i dajës së ministres Harito, Martin Lazri, është emëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, drejtor i MEICO-s.

    Vëllai i ministrit Damian Gjiknuri, Panajot Gjiknuri, është emëruar këshilltar i ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

    Djali i deputetit të PS-së, Bashkim Fino, i punësuar tek Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA)

    Djali i deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi, i punësuar tek Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA)

    Kunata e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, Eranda Cuci, është emëruar në Drejtorinë e Doganës së Tiranës

    Kunata e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, Safo Dauti, është emëruar në Doganën e Durrësit

    Motra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Dritan Hila, Adriana Hila është emëruar në Doganën e Durrësit.

    Vëllai i Drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj, Ervin Shehaj është emëruar drejtor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

    E ëma e Briseida Shehaj, Xhiko Shehaj, është emëruar drejtoreshë personeli në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës.

    Ergys Verdha, nipi i Peleshit, Drejtor i Hidrocentralit te Fierzes.

    Sipas PD-se punesimet dirigjohen nga Olsi Rama, vellai i kryeministrit.

    Per te mos u zgjatur nuk po publikoj listen e LSI-se.

    • Kesaj te fundit me mire mos i hyj, se nuk ia del dot. Nuk ka faqe te ,jaftueshme gazeta per ate liste.

      • hahahhahahahaa Bukur e ke thene —

        Po tani dihet ajo pune qe njerezit e tyre do vendosin ne punerat e shtetit,
        po te pakten ti lene edhe njerezit e thjeshte te gezojne jeten e te mos ua prishin ndertimet , sic ua prishen atyre ne Mallakaster apo ne Tepelene ,
        se ata te shkretet kishin hedhur ne investim parate e bera me mundim ne emigracion

        Te jetojne vete, por ti lene edhe te tjeret te jetojne –Bota eshte e madhe dhe ka vend per te gjithe …

  • Jam aktivizuar ne fushaten e fundit te zgjedhjeve parlamentare me qellimin e mire qe ketu te behet shtet, te vendoset drejtesia e rendi, te perparoje ekonomia ku papunesia te ngushtohet.Por me kot. Pushteti tek ne eshte per te regulluar nje grup militantesh(ekstremiste) si dhe te atyre qe paguajne shume. Populli i thjeshte do mbetet njelloj si me PD-ne ashtu edhe me PS-ne. Prandaj konkluzioni eshte qe ky vend veshrire te behet. Une nuk them se mund ta ndalojme emrimet ne vende te mira te njerezve te afert te politikaneve.Kjo ska per te ndodhur kure, por per ne vegjeline te punohet te punesohemi sa per ta shtyre jeten.E them kete te fundit se me paga minimale nuk mund te zgjidhesh probleme te renda shendetesore,probleme strehimi e tj. Me nje fjale, paskemi lindur te mallkuar.Dita-dites me keq shkojme ,mallkojme prinderit qe na linden.Politikanet akuzojne njeri tjetrin dhe nuk ulen as nje ore per te menduar per kete popull .

  • PO PSE VAZHDOJNE ME KONSTATIME SOCIALISTET PSE NUK I HEQIN?
    qenkan dhe keta te korruptuar dhe llafazane kafenesh !!!!!!

  • E tmerrshme, te dyja palet bejne te njeten gje,bejne nepotizmin ne administraten e larte te pushtetit dhe akuzojne per te njejten gje njera-tjetren, sepse luhen interesat, parate e xhepit e ryshfetit. Dihet boterisht se ajo qeveria qe ishte ka bere gjerat me te neveriteshme duke perdore pa kufi nepotizmin, militantizmin,korrupsionizmin qe pushtetare e familjare te tyre te pasurohen ne menyren me primitive si bejleret e agallaret ne kohrat e brekushexhinjeve te feudalizmit.Pasardhesja e saj, kjo qe eshte, don te shfaqet ndryshe,por per kete pak kohe qe ka ardhe ne qeverisje,ka filluar te shfaqe dalldisjet, t’i kunderpergjigjet me te njejten monedhe asaj qe ishte, duke hequr e vene pa kriter njerez qe nuk jane ne poste politike.Ne vend qe te perdore ligjin per shkarkim-emerimet per te vene ne vend drejtesine e ligjshme duke perdore vetem konkurencen profesionaliste, po ben ne mjaft raste emrime politike ne sherbim te partise, ne te njejten menyre militantiste.Turp, ajo e meparshmja perdor per t’u pastruar “gjethen e fikut”, kjo e tashmja perdor per t’u justifikuar “detergjentet” shkaterrues kunder mykut gjersa vjen nje dite qe nuk dallohen prej njera-tjetres, duke e lene vendin aty ku eshte,ne gropen e rrezikut.Neqoftese rrumpallet e shpellave sunduan duke genjyer e uleritur dhe votuesit i “neveriten”keta qe fituan do te beheshin edhe me te keqinj nese do te shperdoronin besimin.

  • Ne qofte se eshte e vertete lista e “info analistit” Edi Rama ti kete haram ato vota qe I dhane shqiptaret dhe te behet gati se populli nuk ka me durim. Te besuam mos na zhgenje!

  • Ne keto 23 vjet,PD ka punesuar dhe pasuruar shume,aq shume antar dhe simpatizant sa qe tashme nuk i vjen mire tu hiqen nga puna militantet injorant-pa arsimin perkates,me diploma fallco,PD nuk ka pyetur per meritokraci,por te punesoi dhe pasuroj kush i ka ndjekur ne metingje dhe duke i paguar me leke ne dore,me tollona karburanti,bilez dhe femijet,adoleshentet,nxensit e shkollave,e kush mbante flamurin e PD-u jepte 500,1000..leke.PS,nuk e ka kete ves duke zbatuar meritokracin,si pasoj antaret dhe simpatizante e saj i ka lene me gisht ne goi.Kjo po rrezikon zgjedhjet e ardheshme.

  • kur politikanet kthen ne pashallare dhe vizire ,dalledisen nga vera 300 vjecare dhe karkalevat si ushqim te shendetshem per te fuqizuar dinastin e tyre te neodikataturave nje sklaveri e re ,pushteti per ta per ti sherbyer pangopesise se pasusurise apo jetes qe dhe sheiket do tju i kishin zilin, per populin qete dhe plugun ,te keqen o mesjete,
    Ne shpresojme qe ky shtet te jete i meritokracise dhe i vlerave me te mira qe mbartin personalitete te heshtuar qe nuk jane fytura te neveritshme te ekrane qe isherbyen pushtetit me te degjenuar , me te urryer qe kurr nuk i sherbeu popullit por certifikoj banditizmin e injorancen, KONICA I MADH nuk do te rishkruante me artikullin e tij si e njehte zogun ,prehu i qete se historia perseritete ,shenbelltyren e atyre pershkrimeve i jetojme sot………………..

  • Hate,
    Meqe permende faktin qe PS e ka ves meritokracine. Une do te deshiroja qe ti te ma ilustroje me shembuj konkrete ne menyre qe te mos mbeten vetem fjale te shkruara ne blog por te verifikueshme me fakte.
    Nga sa jam ne dijeni gjendja e PS ne baza eshte ekplozive pikerisht nga emerimet nepotike duke mos marre aspak parasysh kontributin e shume te tjereve.
    Le qe mua me duket absurd edhe fakti qe shteti duhet te sherbeje si “salvagente” per te zgjidhur ngercin ekonomik te shume familjeve, kur zgjidhja do te ishte shume me e thjeshte nese do te shkuleshin nga kthetrat babezitese te politikes pasurite kombetare. Milionate e eurove ne vend qe te shkonin ne xhepat e nje pakice te korruptuar do te mjaftonin per te sjelle oksigjen ne arken e shtetit ne menyre qe te ndermarre reforma per nje zhvillim ekonomik ne te miren e te gjitheve te mengjer, te djathte, asnjanes e nuk do te katandisej mileti ne kete lloj servilizmi te peshtire ndaj politikes nga e cilavaret mbijetesa e shume familjeve

    • @info analitike

      Si gjithmonë një tjetër komentet e tua janë “info analitike” të vërteta, që i “çjerrin maskën” (kërkoj ndjesë që përdora një togfjalësh nga terminologjia enveriste, por enveristët e këtij forumi vetëm këtë gjuhë kuptojnë) hipokrizisë me kostum “rilindasi”. Nuk di a janë në gjendje “qorrat” që kujtojnë se mund të fshihen pas gishtit, të kuptojnë se nuk ka shoshë që mund të mbulojë “diellin rilindas”, që nuk ndryshon asfare nga ai “diell” me të cilin jemi mësuar të kemi sot e 24 vite?
      Dhëntë Zoti që të të lexojnë e të nisin dalëngadalë të kuptojnë….

  • KALLOMI LIGJERONTE SI BILBIL I PARTISE DUKE RIPERSERITUR QE DO TE KETE KONKURSE DHE NE U GENJYEM SEPSE I JAPIM SHUME BESIM KETYRE BILBILEVE ME ADN TE PANDRYSHUESHME,,,,,,,,,,NEPOTIZMI GJITHMONE KA TRIUMFUAR MBI MERITOKRACINE,,,,,,,,DHE DO TE VAZHDOJE TE TRIUMFOJE,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!

  • Z.Rama ne Njesine 5 e tha qarte te ndihmohen ne radhe te pare ,sipas nevojes e hallit ,sipas moshes ,te rinjte te mos presin te punesohen vetem ne shtet dhe e treta sipas kontributit.Por si duket uji turbullohet rruges.Asnje nga keto kritere nuk po zbatohet.Sta pyet kush hallin se i ploteson kriteret.A i lexon keto komente dikush nga PS?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *