Partia Socialiste shprehet se kryeministri po i kopjon programin për tatimet. Milena Harito, anëtare e grupit të punës për Programin e PS, komentoi sot vendimin e qeverisë për të hequr TVSH për pagat nën 300 mijë lekë, të cilin e cilësoi si një pjesë të kopjuar keq nga programi i Partisë Socialiste.
“Dje kryeministri njoftoi se ka vendosur të kopjojë, edhe pse keq dhe vetëm pjesërisht, programin e Partisë Socialiste – duke hequr tatimin mbi fitimin nga rrogat nën 30.000 lekë. Pak kohë më parë, Kryeministri kopjoi, keq dhe pjesërisht, një tjetër copë të programit të Partisë Socialiste, duke hequr TVSH për makineritë e importuara me vlerë mbi 500 000 euro”, tha Harito.
Sipas saj, kryeministri kërkon që me këtë lëvizje të arnojë sistemin e taksës së sheshtë, një sistem rrënues për ekonomitë familjare. Ajo e cilëson vendimin një lëmoshë elektorale, pasi edhe nëse hiqet tatimi për rrogat nën 300 mijë lekë, mësuesit apo policët do të vazhdojnë të paguajnë më shumë taksa se kryeministri.
“Por nga ana tjetër, kjo copëz e programit tonë për taksimin e ndershëm që kryeministri ka njoftuar se do ta përdorë për të arnuar sistemin e tij rrënues të taksës së sheshtë, merr një rëndësi të posaçme në debatin për taksat. Dhe jo sepse këtë debat qeveria e ka të humbur, pasi programi ynë i ri i taksimit ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por sepse humbjen e këtij debati tanimë e ka pranuar vetë kryeministri, duke futur elementin e parë të progresivitetit në sistemin tërësisht të pandershëm të taksës së sheshtë. Kështu e gjithë propaganda banale e kreut të qeverisë për gjoja taksën marksiste është diskredituar dje nga vetë kryepropaganduesi. Por do të kërkojmë që kryeministri ta vazhdojë kthesën e tij, duke ulur shkallë-shkallë taksën e të gjitha pagave deri në 700 mijë lekë dhe sigurisht duke rritur dyfish taksën e rrogës së tij, të ministrave e të deputetëve. Sepse taksimi i ndershëm do të thotë kush fiton më pak të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë të paguajë më shumë. Ndërsa nëse ata që paguhen deri në 300 mijë lekë nuk do ta taksohen për pagën e tyre, ndërsa mësuesit apo policët do të vazhdojnë të paguajnë më shumë taksa se kryeministri, atëherë ky nuk është sistem i ndershëm taksimi po një lëmoshë elektorale”, tha Harito.
Sa fiksim e keni dhe ju t PS ket punen e vjedhjes mor aman.. Po vari lesht se nuk e ka te keqen Sala se ju vodhi nje cop takse ne letra. Shifni mor se esht kriminel e ka vra njerez cojeni ne burg ate qelbesir, lerini taksat dhe kopjimet se me llafe nuk e hani dot ju ate arixhofk, sa thoni ju patate ai ka ngren nje thes. Ka vrar o ka vrar o ju hengert mortja, a jetoni ne kete Shqiperi ju a jetoni kund tjeter??? Flisni ore shkoqur: DO SHKOJE NE BURG SHKERDHATA!!! SE KA VRARE NJEREZ!!! PLUMBA NE MISH MORE A MERRNI VESH A NUKI MERRNI, U KA MARRE SHPIRTIN, U KA LENE FEMIJET JETIME QE PO VRASIN VETEN!!