SHËNIM: Një patate më shumë se e nxehtë

anazapta

Kriza e besimit, pothuajse është gjithëpranuar si kriza më e rëndë ndër shqiptarë këto kohë. Eshtë krizë e vlerave në thelb e duke qenë e tillë, është ndër më të koklaviturat; dhe investimi për eliminimin e kësaj krize, është në vetëvete, investimi në vetë njeriun. Sepse para së gjithash, ne kemi krizën e ‘njeriut’. Asnjëherë nuk është shtruar për trajtim çështja se çfarë “njeriu” është shqiptari i sotëm?! Asnjëherë nuk është pyetur Nano ose Berisha përsa qeverisën këtë vend, se çfarë investuan tek ‘njeriu shqiptar’, se çfarë njeriu nisi të latohej nën drejtimin e vendit prej tyre?! E po ashtu nuk është pyetur Rama asnjëherë se cili do jetë ‘njeriu shqiptar’ sa ai të qeverisë?!

Dhe fjala është për karakterin e tij: a do jetë më i ndershëm, më punëtor, më familjar, më nikoqir, më modest, më respektues i ligjit, më i sjellshëm në ambiente publike, më me ndjenjë komunitare,  më i aftë dhe më i përgatitur kulturalisht për bashkëjetesë, më i pashëm, më etik; dhe tek kjo e fundit, kam parasysh dhe të pështyrën në rrugë, një gjest që në Maqedoninë fqinje ndëshkohet me 50 euro gjobë; e më kryesorja a do injektohet virtyti i besimit të ndërsjelltë?!

Dhe le të vijmë tek konkretja: në sintoni me kredon Rama për “punë së cilës i gjendet njeriu dhe jo e kundërta”, ministrja e tij, Milena Harito, për hir të së vërtetës, një grua aspak çafkë në sjellje kur flet e komunikon, gjë që e bën mjaft simpatike në raport me shpërfytyrimin e grarisë politike tek ne;  së cilës nuk mund t`i thuhet politikane, por një teknokrate; ka shpallur konkurse për vendet vakante në administratën publike.

Punësimi në administratë, mënyra dhe statura e njerëzve të cilëve u besohen poste, janë investimet e para në “rilindjen” e besimit, për të vijuar më pas me efekt zinxhir në gjithë hallkat e jetës, në operacionin më të madh rehabilitues në një prej dëmeve më të mëdha që është bërë këtij vendi: shkatërrimin e besimit!  Dhe zonjës Harito, i është lënë një patate më shumë se e nxehtë në dorë në këtë drejtim: tmerrësisht përvëluese! A do ja dalë?!

Share This Article
19 Comments
  • Emerimet e deritanishme jane shume pak per te thene qe administrata eshte pastruar nga plehrat e Saliut. Njerezit qe votuan ndryshimin votuan ndryshimin e administrates ne rradhe te pare. dhe po vazhdojne te presin. Me perjashtim te policise dhe disa drejtorive ku jane bere per mendimin tim zgjedhje te mira, pjesa tjeter vazhdon saliu e jozefina bejne gam gam, nderkohe qe askush nuk ka levizur.
    HIQINI PLEHRAT DHE ZEVENDESOJINI ME NJEREZ!

    • Mua me cudit fakti qe megjithese drejtore e punonjes administrate te Saliut jane ende neper detyra, Saliu uleret sikur po behet nami me shkarkime.
      E ka mesuar mire stilin e grekut. Ata megjithese kane ministra e deputete nga minoriteti grek ne qeverine dhe institucionet shqiptare nuk bejne gje tjeter vecse ankohen per “te drejtat e shkelura te minoritetit grek”. Dreqi e merr veshs e ku u shkelen, por ashtu ua do puna: te ankohen vazhdimisht edhe pa patur arsye. Njesoj dhe Sali serbi

  • Nga lajmet ne shtypin e perditshem, nga komentet, nga bisedat ne bar, ne autobuz, ne tren, ne rradhen per te terhequr pensionin apo ndihmen shoqerore vertetohet se shumica e te punesuarve te “njeqind diteve ediramiste” është bere në sajë të afërsise familjare dhe miqesive ( per vende pune te blera nuk ka akoma raste te njohura).
    Fenomeni i reziston të gjitha reformave te punësimit, duke përfshirë edhe ndonje agjenci të punësimit të përkoheshem, një bastion i shpresës për shumë profesionistë qe e meritojnë te punesohen.
    Në republikën e rekomandimeve ediramiste dhe ilirmetiste, ligji per “nepunesin civil” do të prodhojë 100% të vendeve në garat me baze rekomandimin dhe 0% nëpër qendrat e punës. Për tu punesuar ne Shqiperine e Edi Kristaq Rames dhe Ilir Rexhep Metes dora e rekomandimeve mbetet e vetmja.
    Kryeministri per te qene “funny” me brezin e ri te sapodiplomuarve e jo, nepermjet ketij zbatimi kreativ te ligjit per “nepunesin civil” te deleguar kushurires se tij Harito, ngre ne piedestal praktiken e hidhur raciste, shoviniste, te korruptuar e kriminale te para ardhesit te tij Sali Ram Shiqere Berisha.
    Shaka që i përgjigjet realitetit si ne lumin e te perzgjedhurve si “keshilltare” personale te tij ne kryeministri, Fuga, Lleshi, Maliqi, Agaçi ashtu edhe ne krye te dikastereve, organizmave e drejtorive me te rendesishme te drejtimit te shtetit shqiptar, per te cilin mori njemilion pro-te e bashke atdhetareve te tij.
    Ne të gjithë duam të rekomandojmë, në çdo rast, për një vend të mirë në klinikë, për tu trajtuar me mire ne spital, per te fituar nje burse studimi brenda e jashte vendit, per te fituar ne nje proçes gjyqesor edhe kur nuk kemi te drejte, per te shpejtuar praktiken e nje legalizimi apo te nje gjobe venje per thyerje te kodit te qarkullimit rrugor, per nje vend pune ne shkembim te nje vote ne zgjedhjet elektorale.
    Për të mos kujtuar , për fat të keq, gjithnjë e më shpesh, qe duhet edhe nje rekomandim për të varrosur te afermit, miqte në varreza!
    Dhe nuk mund te jete ndryshe ne epoken e shoqërisë teknologjike, është e vështirë të dëgjosh dikë të lëvderoje rekomandimin dhe po aq e vështirë të gjesh dikë që nuk ka pasur një te tillë!
    E keqja eshte që janë të rekomanduar shpesh persona te pa afte, injorante, foulle e dallkauke e te korruptuar, nga të cilët varet e ardhmja dhe fati i shumë familjeve shqiptare!
    Për sa kohë që idiote te tillë demtojne veten e tyre, dëmi është vetëm një gjë e vogël, problemi fillon kur nga idioti i rakomanduar drejtor, deputet, burokrat i larte qeveritar, ushtarak i larte, rektor e tere plejada e “nababeve” me llogari bankare interesanti, brenda e jashte vendit, varet jeta dhe ardhshmeria e te tjereve!
    Kjo është një nga arsyet e vendqendrimit te ngujuar te qerres ediramisto-ilirmetiste që pengojnë progresin, qe po bejne te pamundur çdo sakrifice te shqiptareve per tu pranuar denjesisht ne familjen europiane!
    Keta idiote te rakomanduar , me pushtet pltoesi, kanë tendencë që të rrethojnë veten me llojin e ngjashëm te tyre në mos më keq!
    Dhe për sa kohë që pozicionet kryesorë ne drejtimin e shtetit, te ekonomise, te se ardhmes, mbeten privilegj i te rakomanduarve, i kthyer në sistem nga keta halabage idiote-mbartes, rralle apo as edhe nje here mund te përfshihen ne keto pozita pushtetore njerez me te vertete te vlefshem, te afte, inteligjente.
    Te merituarit do vazhdojne te largohen nga vendi, me zemer te thyer e te deshperuar pasi deshires se tyre per ta ngritur vendin ne nivelin e perparuar europian, ne saje te aftesive te tyre te zeruara nga barbaret antishqiptare te rakomandimeve, me ne krye Hariton e “fibrave optike te prera” e padronet e saj.
    Shpresa eshte gjithnje ajo me e fundit qe do vdese. E ardhmja do i shqelmoje edhe keta ozurpues injorante te se ardhmes tone.
    Edhe nje tjeter mrekulli ne proçesin e konkurimit per “nepunesin civil” te Haritos: kerkohet edhe libreza e notave, kur shumica edhe mund te mos ta kete, edhe pse ne vete diplomat eshte shenuar nota.

    • Mua me erdhi nje email i zonjes Harito per te derguar cv-ne , po te doja te punesohesha atje

      Vura re se ka nje mos-perputhje midis Kerkeses qe ajo ben per CV-ne, dhe vendit te punes

      Problemi eshte se keto jane vende pune ne administrate ne maredhenie me publikun
      dhe nuk kuptohet se cfare CV-je kerkojne

      Se po ta marresh holle holle, ne administrate kerkohet dikush qe te kete nje CV ku te kete punuar me pare ne pune qe kane lidhje ne maredhenie me publikun…..

      Kerkesat e ministrise dukeshin njecike te “larta” per kushtet e Shqiperise, dhe me shume ishin teorike

      Mendoj se do ishte mire qe kushdo qe deshironte nje vend pune ne ate ministri ti jepej mundesia te intervistohej …dhe ne interviste e siper e kupton nese tjetri di te sillet ne maredhenie me publikun, apo jo

      Une kam marre pjese shpesh ne intervista pune ketu ne USA , dhe disa here kam fituar disa here jo.

      Psh , te jap nje shembull interviste ne rastin e maredhenieve me publikun

      Une vajta te bisedoja me nje pedagoge universiteti ne nje diskutim te hapur ne lidhje me sjelljen ne kontakt me publikun, dhe ajo ishte …serbe

      I thane te tjeret qe une isha shqiptar…me thane edhe mua qe ajo ishte serbe

      Ajo hyri dhe u ul ne karigen e saj –Une vajta dhe e takova, qe te prezantohesha —

      Ajo tha direkt : We are neighbours ( Jemi komshinj)
      Une ja ktheva duke buzeqeshur :.Yes, Neighbour ..in trouble ) ( Po, komshinj me probleme )
      Ajo qeshi … dhe me vone si drejtuese e seances qe ishte tha :…Le te diskutojme per menyren e sjelljes me publikun …..Seicili te diskutoje me shokun perkrah per tipin se si do silleshit kur ai tjetri nuk eshte ne nje mendje me ty …ndersa une do shkoj te diskutoj me Raimondin..
      .Dhe ajo erdhi e ul perballe meje
      Tha : Raimond, si do veproje ti kur dikush flet me ty per dicka qe nuk eshte e vertete sipas teje , do i lejoje ta mbaronin fjale ne tyre apo do i NDerprisje menjehere ?
      I thash une : Te them te verteten nuk i lejoj njerezit te me flasin perballe per gjera budalleqe ne lidhje me nje ceshtje ne disktuim, dhe i nderpres menjehere , kur jane miq te mij te ngushte …..
      Porse kur jane ne nje reth njecike me te larget , nuk i ndeprres aspak .dhe do i lejoja ta mbaronin diskutimin, sepse cdo njeri eshte entitled te thote ashtu sic e mendon ai, dhe pastaj kur ai te mbaronte
      do NDERHYJA me njehere te thosha argumentet e mija ………..ne menyre qe argumentet e tij te paverteta te mos zinin vend tek te tjeret por te perballeshin me te verteten time menjehere ….etj etj

      Me kete shembull doja te tregoja se ne lidhje me kete lloj pune qe ka te beje me maredhniet me publikun ..duhet qe kandidatet te testohen ( sic me testoi mua kjo presorja serbe )
      se si ata do silleshin ne nje bisede direkte me njerezit …dhe mbi bazen e kesaj te vedosej nese duhet te punojne ne sektorin e maredhenieve me publikun apo jo…….

      Nuk ka rendesi cv , apo gjuhet e huaja ..etj, ne punet qe kane te bejne ne maredheniet e perditeshme me publikun

      Ajo qe ka rendesi eshte durimi qe nepunesi duhet te kete ne biseda me njerezit te cilet vijne nga shtresat me te ndryshme te popullsise, dhe natyrisht njohja e ligjeve te sektorit perkates ku do punoje

  • OPO BENI GAM GAM JU SE NUK E KENI TE GJATE.

    KESHTU NDODH KUR BLIHEN ME PARA GJYSMA E DEPUTETEVE TE KUVENDIT DHE KJO NGJARJE KALON SIKUR TE JETE NORMALITET.

    VENDET E ADMINISTRATES JANE PER ATA QE KANE EMRIN TEK LISTA E KONTRIBUESVE, MIREPO KONKURSET DUHEN BERE SE I DO LIGJI.

  • E nderuar znj/zonjushe Ministre ju pershendes.
    Se pari ju uroj sukses ne detyren tuaj te ministres se Inovacionit e Administrates Publike.
    Me lejoni ju lutem te shpreh shkurt nje eksperience timen qe mbase ka vlere edhe per punen tuaj e Administraten Shqiptare.

    Nese vazhdoni me CV , letra rekomandimi e komisione dallkaukesh poltike keni per te deshtuar edhe ju sic kane deshtuar parardhesit tuaj ku ne kushtet e funksionimit te Gjykates Administrative demi i qeverisjes tuaj mbi administraten publike ka per te qene shume me i madh se $131 miljon te shkaktuar nga qeverisja Berisha mbi administraten.

    Une mendoj se duhet te jeni transparente ne percaktimin mbi administraten publike. Nese thoni administrate publike civile duhet ta realizoni ate realisht pasi demagogjia nuk shkon me , por nese deshironi te ngrini administrate politike atehere puna qendron ndryshe.

    Merrni 140 kompjutrat e parlamentit dhe ngrini nje salle ku te testoni te tere administraten publike aktuale dhe ata qe synojne te hyjne ne administraten publike por edhe ata qe paguhen ne shtepi per te tera ministrite e sektoret apo agjensite shteterore.

    Blini programe te tilla ne anglisht ku gjuhen e huaj e keni te detrueshme ku piket jepen me mbarimin e testit e kohe te percaktuar.

    Ose blini skanera e printoni teste po ne anglisht ku korigjimin e testeve e bejne kompjutrat dhe jo komisioneret dallkauke politike nese realisht kerkoni te instaloni administrate publike civile ne sherbim te qytetarit shqiptar e jo ne sherbim te politikes shqiptare.

    Ju uroj pune te mbare,
    Ajet Delaj
    New York

    • Sa mire sikur te behej nje konkur sic thote Ajeti. Konkurs ne anglish dhe me kohe te percaktuar. Kane mbushur dosjet me diploma te pamerituara dhe futen ne konkurse me njerez qe kane mbaruar studimet jashte…..
      Dje isha rastesisht ne nje qender interneti dhe ishte nje qe kishte mbaurar studimet per gjeografi dhe vazhdonte MASTER -IN dhe i thoshte shoqes;”” Pse nuk rregjistrohesh te masteri im. une paguaj per cdo provim dhe per diplomen i them profesorit ma bej gati dhe i jap 100 mije lek. Do shkoj te jap dhe anglishten ne shtet dhe u be puna. Do aplikoj per ndonej drejtoreshe te madhe sepse kam master , anglisht etj…”
      E po te futesh ne konkurs me kete lloj niveli …..

  • Me vjen mire qe parafolesit kane protestuar per vendet ne administrate..ne ate paraardhese nuk do te kishin shanc sepse do dilte ndonje tropojan, kuksian, lacian etj qe nuk do te linte asgje per ta.
    Nejse eshte e drejta e gjithkujt te pretendoje, te kerkoje, te konkuroje, te falenderoje/ankohet per nje vend ne administrate…por mbase eshte e drejta e taksapaguesit te kerkoje qe administrata te mos jete e perbere nga njerez te pamotivuar te paarsimuar apo te rekomanduar..Kete ja kemi besuar ministres qe merret me administraten publike e votuar ligjerisht ne Kuvend ne te cilin jep edhe llogari…Kam pershtypjen qe disponohen, njerez dhe njohurite per te zgjedhur te devotshem dhe per te permiresuar nivelin AP…Personalisht nuk kam menduar asnjehere qe vendi ne administraten publike do te perbente alternative per ata qe kane bere sakrifica dhe kane iniciativen dhe njohurite e duhura..Nejse zgjidhja/zgjedhja juaj…

  • O NJEREZ ME FALNI PER INJORANCEN PO NUK KUPTOJ NJE GJE ,KU JANE KETO VENDE PUNE NE ADMINISTRATE SE PO DEGJOJME QE NE CDO MINISTRI PO SHKURTOHEN NJEREZ NGA PUNA SE NUK KA BUXHET ,ME NDIHMON DOT NJERI TE ME SQAROJ MUA INJORANTEN , SE KU JANE KETO VENDE VAKANTE ,KUR THUHET REFORME E THELLE NE CDO MINISTRI PER EFEKT BUXHETI E JO PER PUSHIME NGA PUNA ,PARTIAKE ,NUK KUPTOJ ME CFARE BUXHETI DO PAGOJ HARITO KETA QE DO FITOJNE KONKURSIN ,ME FALNI PER INJORANCEN

  • Paraqitja e CV se seicilit per te konkuruar per pune duhet te shoqerohet edhe me vendin
    konkret te punes.Me vjen mire qekerkohet mendje e te rinjve qe kane studiuar ne perendim,
    qe kane ambicie ,qe duan te bejne karier por duhet patur parasysh se nuk jetohet vetem
    me perkushtimpor edhe me te ardhura.Konkurset duhet te jene me te hapur e jo si konkurset
    per D.A.R-t ku u shpallen fitues (ne ndonje rast) ai qe kishte CV me te dobet.

  • Zonja Ministre! Kujdes. Administrates i jane turrur ato me diploma e curucula fallco. Verifiko te dhenat e mashtruesve ju lutem. Shmangi fallcifikatoret prej posteve te administrates. Shume prej tyre i ke kontigjente te te famshmes fallcifikatore LSI.

  • Ne lidhje me problemin e punesimit ne administraten publike nese une kam informacionin e mjaftueshem kaq sa kam nuk ka ndonje ndryshim me administraten e kaluar gje qe do te vertetetohet sapo Gjykata Administrative te filloje pune me kapacitet te plote por une nuk dua te perseris ato qe thashe me lart pasi me siguri sugjerime te tilla per titullaret shqiptare me siguri ju duken gjebura. Por nese demi i shkaktuar nga kjo administrate do jete edhe me i madh se administrata e kaluar po te isha une shefi i opozites do i premtoja elektoratit se nese me japin besimin votuesit tere demin e shkaktuar ne administrate do ja u adresoja titullareve te institucioneve ne dhogarine e tyre personale duke ju sekustruar deri edhe bicikleten e ndryshkur tek shtepia. Megjithate pa paragjykuar znj Harto do tregoj nje histori te bukur qe mendoj se i shkon per shtat pozicionit te Ministres Harito.
    Nje familje e madhe shqiptare ketu ne Amerike kerkonte qe te vazhdonte zkonin edhe ketu ne Amerike te respektimit te kryefamiljarit duke i dorzuar chekun per cdo jave nga pjestaret e familjes. Kure e pyeten familjarin se cfare mendon per kete praktike ai tha se kjo eshte me u talle se me te vertete e dorzojne chekun tek une por une kam vetem celsat e kashtes pasi te tere pa perjashtim kane karten me vete e marrin pare ne banke sa here te duan .
    Keshtu me duket fnksionon edhe administrata shqiptare pasi kete e perforcoje nje deklerate e nje qeveritari nate

  • mua me duket se administrata deri me tani e saliut vazhdon punen me shtate pale qejfe dhe z harito del e na fol nganjehere ne jave dhe thote do te merren ne pune me konkurs e te tilla shprehje pa asnje fare shprese se do te zevendesohen ndonjehere etj.etj.etj.gjera pa buke, i bej thirrje z .ministre se LSI i punesoje dhe vazhdon ti punesoje njerzit e saj.cdo dite ndersa ti zonje vazhdo bej konkurse zgjedhiet lokale u afruan dhe po ju them me bindje te plote qe keni per te dale forca e dyte mbas LSI po vazhduat me keto konkurse pa buke edhe njehere kujdes populli ju votoje te mbani premtimet dhe jo fjalime sic jeni duke bere deri tani.

  • Sikur flisni per nje planet tjeter e jo per 28748 kilometra qe eshte vendi yne.Erjon Veliaj sajoj shpifjen ma te ndyre qe mund te jet per te shoqen e sapozgjedhurit kryetar bashie ne Kavaj,biles njoftoj te gjitha ambasadat ne Tirane.Per ket Edvin Rama e shperblej dhe e beri minister ish kryetarin e mjaftit qe vodhi nje fond nuk e di se e kam harruar dhe beri dy vila.

  • Një patate më shume se e nxehtë!? Çdo të thotë ky titull,kjo gjë? Më shumë se e nxehtë do të thotë “e djegur” apo jo? Përtej të nxehtës s’ka asgjë tjeter pos djegies e avullimit! Por meqënëse patatja nuk avullon atëhere kemi djegien,asgje tjetër. Mos po afrohet nje patate e tillé për konkurimet administrative?

    • Të dalë zoti xhotë hekali e të na shpjegojë çfarë vjen pas patates “mëse të nxehtë”. Ne hekal i thonë e zhuritur ose e përvëluar!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *