Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit lidhur me shkarkimet në administratë.
Deputetët e PD-së hodhën pretendimin se maxhoranca ka shkarkuar 7 mijë punonjës nga administrata, ndërsa Harito e cilësoi këtë një shifër të pavërtetë. Ajo tha se në Gjykatën Administrative janë 1200 ankesa, dhe 400 prej tyre kanë fituar të drejtën për tu rikthyer në punë.
Pjesë nga debatet në komision
Bregu: Informacionet që kemi janë 7 mijë qytetarë që janë larguar nga administrata. Janë flakur në rrugë mes tyre shumë gra që nuk janë kinge që nuk shkojnë në panair.
Ndërhyn Balla replikon me Bregun
Balla: Mëso të drejtosh një komision. Shko bëj ndonjë gjë tjetër.
Bregu: Ul zërin. Nuk më intimidon me zë të lartë
Balla: Nuk ke të drejtë të bësh konkluzione. Anjëherë nuk është drejtuar një komision më keq se sot. Ty të dëgjoj përditë. Sa herë të teket ty, fillon bën pyetjet dhe më pas bën konkluzionet. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikë
Bregu (qesh): Bëj propozimin për shkarkim
Harito: Kam ardhur të raportoj në Komision dhe jo në PD. Nëse keni shifra më jepni. Kam thirrur shoqatën e të larguarve nga puna dhe I kam kërkuar të më japin listën e emrave. Deri më sot nuk kam asnjë listë emrash. Do flas për shifrat dhe të dhënat që kam unë. Shifra e vetme që kemi për shkarkimet vjen nga Gjykata Administrative. Ka munguar vullneti politik për të dhënë një bazë të saktë të dhënash për numrin e punonjësve të administratës.
Në Gjykatën Administrative janë 1200 ankimime. 2/3 e çështjeve që janë gjykuar i ka fituar shteti. Flasim për rreth 400 vetë që mund të fitojnë, dhe shteti do të respektojë vendimin e gjykatave. 120 ish punonjës kanë fituar gjyqin me Bashkinë e Tiranës.
Bregu: Ministria e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka marrë në punë persona me kontratë të përkohshme pas shkurtit.
Harito: Janë 68 kontrata të përkohshme.
Imami: Keni pastruar administratën dhe kjo nuk shkon me filozofinë e Rilindjes.Bregu (pasi bën publike letrën e ministrit Nasip Naço ku tregohet se janë larguar 749 persona): Kjo është dy herë më e madhe se shifrat që raporton Harito.
Harito: Komisioni Europian më ka njoftuar se ligji nuk zbatohej sepse nuk kishte akte nënligjore. Ju keni shkarkuar 14 mijë vetë nga puna. Fyle ju tha se ju mungon memoria.
Bregu: Se mos ju përgënjeshtron zëdhënësi dhe thotë që e kishte me të dyja palët. / ORA

Zonja harito e keni bere administraten me analfabete se pd.dikure. po ne qe pd na ka larguar nga puna kur do te kthehemi ne pune. ? emerime sipas orekseve te deputeteve ne rrethe ,pa patur lidhje me punen qe do te kryejn. gazetar ne policin ndertimore,atje ku duhet ing ndertimi vendosni ing mekanik etj si keto me nje fjale vetem specialistet dhe te ndershmit nuk do te punesohen.deri kurre keshtu?
Po shoqja Bregu pas Kodre, sa ke hequr nga puna ne Ministrine e Integrimit kur ishte vete Ministre, perse nuk i kerkojne esap por e lene te sulmoje me te dhenat e PD. Rilindja eshte shume e vonuar per te DEBUAR plehrat e administrates qe i ka mbushur PD.
…NDAJ QE KY VEND NUK KA PER TE ECUR KURRE PERPARA SEPSE NJEREZIT QE E DREJTOJNE NUK KANE KULTURE POLITIKE. PERDORIN KARRIKEN THJESHT PER TU HAKMARE NDAJ KUNDERSHTAREVE POLITIKE DHE NUK E KANE DASHUR NUK E DUAN DHE NUK DO TA DUAN KURRE KETE VEND. NUK KANE PER TE PUNUAR KURRE PER TE MIREN E KETIJ VENDI SEPSE THJESHT NUK KANE DASHURI PER KETE VEND. SI MUND TE DREJTOHET NJE INSTITUCION SHTETEROR NGA NJEREZ QE SAPO HAPIN GOJEN TE FLASIN TE TREGOJNE SA INJORANTE JANE(KINGE)? CFARE DHE KU KUJTOJNE SE JANE NE PRONAT E TYRE DHE PERCMOJNE CDO NJERI QE JU DEL PERPARA? A MUND TE ME THOTE DIKUSH CFARE DO TE NDODE KUR TE VIJE NE QEVERI PARTIA TJETER? CFARE FATI DO TE KENE NJEREZIT QE U SISTEMUAN NE PUNE TANI? DO TE HIDHEN NE RRUGE DHE NE VENDIN E TYRE DO TE VIJNE MILITANTET E PARTISE TJETER. E PRA ME TE TILLA METODA SHKOJME SHEKUJ MBRAPA, MBJELLIM UREJTJE TEK POPULLI, DENOJME ME VDEKJE NJEREZ TE PA FAJSHEM, I DETYROJME TI JAPIN FUND JETES VETEM E VETEM SEPSE NJE “ZONJE” E QUAJTUR ANA VERUSHI E DEBON E HEDH NE RRUGE NJE GRUA 52 VJEC PAS 21 VJETESH PUNE DHE PA ASNJE MUNDESI PER TE JETUAR. A E DINI SE AJO GRUA QE I DHA FUND JETES, NE QERSHORIN E KALUAR VOTOI PER ANA VERUSHIN??? SA TURP!!!!!!!