Tani “Harley” bëhet elektrike

editor

Për të gjithë adhuruesit e “Harley-Davidson”  një lajm krejt i veçantë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Menaxherët e markës së njohur të motoçikletave, kanë bërë publik projektin inovativ, për  versionin e ri të saj. Duke u frymëzuar edhe nga bota e 4-rrotave, ata hedhin idenë e “Harley-Davidson”  elektrike. “Project LiveWire”, kështu e kanë quajtur ideuesit e këtij projekti, duke kërkuar mbi të gjitha përfshirjen e të gjithë fansave të motoçikletës më të famshme në botë.

Ashtu siç ka ndodhur edhe për modelet e tjera të “Harley”-it,  rëndësi të veçantë do t’i kushtohet ndërthurrjes mes tradicionales dhe inovacionit. Pikërisht për të përmbledhur opinionet e klientëve dhe të fansave, Projekti “Live Wire” po përgatit nisjen e një turi në mbarë Amerikën, i cili do të nisë pikërisht nga “Route 66”, duke kaluar në 30 pika shitjeje të ndryshme “Harley”.

Sipas të gjitha gjasave, projekti në 2015-tën pritet të mbërrijë gjithashtu në Kanada dhe Europë. Menaxherët kanë theksuar gjithashtu se, kontributi i publikut do të jetë vendimtar për të përcaktuar motoçikletën e re, e cila do të shënojë kështu një tjetër hap unik në historinë e “Harley-Davidson”./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *