Duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Një burrë harroi gruan e tij në një pikë karburanti dhe ju deshën 100 km nga vendi i ngjarjes për t’u kujtuar se bashkëshortja nuk ishte në makinë.
Bëhet fjalë për një shtetas brazilian, i cili kishte qenë me pushime në Argjentinë.
Në kthim ndalet në një pikë karburanti dhe shkon në tualet. Më pas, nget makinën dhe vijon rrugën normalisht.
Përpara se të shkonte në tualet, gruaja po flinte, por në moment ajo kishte shkuar në supermarket për të blerë ujë. Ku del, nuk e gjen makinën dhe sigurisht as bashkëshortin.
Pjesë e situatës thuajse në kufijtë e absurdit është edhe i biri i çiftit. 14 vjeçari po luante me telefonin e tij dhe as që ia kishte idenë se e nëna në sediljen pas mund të kishte dalë.
Një oficer policie i tha mediave lokale se gruaja ishte shumë e zemëruar dhe menjëherë sapo ishte rikthyer i shoqi për ta marrë kishte filluar të shqelmonte makinën dhe t’i bërtiste atij. /Dita/
