Në 1 tetor 1943 Enver Hoxha i dërgon Qarkorëve të Partisë Komuniste një letër, në të cilën ai i informonte ata jo vetëm për situatën e përgjithshme, por po ashtu jepte edhe udhëzime se si duhej të vazhdonte lufta më tej.
Qarkorit të Vlorës dhe të Gjirokastrës ai u dërgoi një letër të veçantë, nisur nga specifikat që kishte lufta në këto zona. E veçanta e Gjirokastrës ishte se në qytet nuk kishte forca gjermane dhe në të gjendeshin komunistët dhe forcat e Ballit Kombëtar.
Kjo letër është interpretuar ndonjëherë si fillimi i “luftës civile” sepse në të Enver Hoxha udhëzon goditjen e forcave të Ballit.
Por një lexim i kujdesshëm, i plotë dhe duke mos e nxjerrë nga konteksti i saj këtë letër, na bën të kuptojmë drejt situatën e forcave politike shqiptare pas prishjes në Mukje.
Për më shumë lexoni letrën e plotë që Enver Hoxha i dërgonte më 1 tetor 1943 Qarkorit të Gjirokastrës, të nxjerrë nga Arkivi i Shtetit dhe që është kahershëm në vëllimin me dokumente të PPSH-së:
***
1 tetor 1943
KOMITETIT QARKOR TË GJIROKASTRËS
Të dashur shokë,
Morëm letrën tuaj në datën 27.9.1943. Ju kemi çuar dy letra, ku ju jepnim udhëzime se si duhej të vepronit në rast se qyteti ishte i çliruar. Nga letra juaj kuptojmë një gjë, që Balli Kombëtar, me forcat mercenare të tij, po bën ligjin në atë qytet, ai është i instaluar si pushtet dhe me njerëzit e tij, që arrijnë në 500-600 veta, ai ka mbërritur të futë terrorin në popull dhe të grabitë.
Nuk kuptojmë një gjë në këtë mes. Si bëhet që forcat tona, që shkruani se arrijnë në 2.000 veta, lejojnë të hyjnë njerëzit e Ballit në qytetin e Gjirokastrës, gjithashtu edhe të Delvinës, ndoshta edhe gjetkë? Na duket se e keni nënvleftësuar shumë forcën e Ballit, i cili, ashtu si është, e bën punën e tij dhe s’na pyet aspak, kurse ne mbetemi vetëm në konstatime të përgjithshme, duke këqyrur që Balli po vjedh, që Balli po drejtohet prej reaksionarëve, që Balli po diskreditohet në popull, dhe me gjithë këto ai qëndron i shtruar në Gjirokastër, kurse ju kënaqeni të bëni vetëm punë politike dhe t’i shihni me duarkryq këta maskarenj të veprojnë dhe të dalin e të mbajnë konferenca nëpër qytet.
Diskreditimi i Ballit dhe urrejtja e popullit për të, na duket se duhet të shërbejë për diçka, jo për të bërë polemikë me fjalë me Ali Këlcyrën me shokë: Por t’i spastrojmë ato plehra, me forcë e me armë të marrim pushtetin në dorë, të qërojmë vendin nga bashibozukët dhe të stabilizojmë rregullin e qetësinë. Të ngrehim përnjëherësh pushtetin e këshillave, dhe këtë ta mbrojmë me çdo kusht. Nuk duhet të kufizohemi vetëm me punë politike, por kjo punë politike duhet të forcohet me veprime ushtarake dhe veprime energjike, derisa të mos ketë tjetër pushtet atje, përveç tonit. Këto janë detyrat tuaja imediate, që duhet t’i kryeni patjetër.
Me majorin anglez, qëndrimi juaj duhet të jetë i qartë. Ai është këtu përfaqësuesi i ushtrisë angleze dhe si i tillë duhet të përkrahë ata që luftojnë kundër okupatorit. Në asnjë mënyrë ai s’ka të drejtë të përzihet në punët tona të brendshme e sidomos ushtarake. T’i themi haptazi qëndrimin tonë karshi Ballit Kombëtar, dhe për çdo gjë që ai do të bëjë në favor të tij dhe në disfavor të luftës që bën populli shqiptar, do të jetë vetë përgjegjës përpara qeverisë së tij dhe përpara nesh.
Në asnjë mënyrë të mos merret si arbitër për të zgjidhur çështjet tona dhe të Ballit, këto i rregullojmë vetë, ai mund të veprojë si t’i dojë qejfi, por edhe ne pastaj jemi të lirë të veprojmë ashtu si na e lyp interesi i vendit tonë, i popullit tonë, gjithashtu edhe i luftës sonë, që është e lidhur ngushtë me luftën që bëjnë popujt e demokracive të mëdha dhe jo me ato që mund të kërkojë të bëjë majori anglez.
Balli Kombëtar mund t’i bëjë njëqind e një promemorie, ne promemoriet ia bëjmë popullit tonë dhe aq na bën për punët që do të bëjnë Ali Këlcyra me Bahri Omarin e shokë. Punët tona të jenë kësisoj me majorin anglez.
Bashkimi me Ballin tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i Ballit Kombëtar dhe ata elementë që hiqeshin si ballistë e që e kuptojnë punën e fëlliqur të Ballit duhet të futen në radhët tona. S’ka më bashkim me Ballin, zhdukeni këtë iluzion, dhe as kemi ndonjë fitim për t’ia arritur kësaj pune. Me një organizatë që ka në shpirt kompromisin, që s’ka hedhur asnjë pushkë kundër fashizmit dhe që vazhdon të mos hedhë asnjë kundër gjermanëve, por i ndihmon këta për të na vrarë, me një organizatë që gjithë aktivitetin e saj e ka drejtuar kundër lëvizjes sonë, kundër komunizmit dhe Partisë Komuniste, s’kemi se si bëjmë bashkim.
Për t’ia arritur këtij bashkimi kemi punuar kaq kohë, kemi bërë kaq përçapje, kemi bërë veshin e shurdhër përpara sharjeve të tyre të ndyra, kemi sakrifikuar shokë që na janë vrarë poshtërsisht prej tyre, por tani është mbushur kupa. Ne, Ballin Kombëtar do ta luftojmë si një organizatë reaksionare që i shërben armikut, dhe vetëm me ata njerëz që mohojnë të shkuarën e tyre me Ballin, duke e demaskuar botërisht, tok me gabimet e tyre, dhe që pranojnë të hyjnë në radhët tona e të luftojnë okupatorin, vetëm me ata mund të bashkëpunojmë. Prandaj, demaskimi i Ballit dhe i eksponentëve të tij të bëhet në shkallë të gjerë dhe populli ta marrë vesh njëherë e mirë se kush janë ata bukuroshë.
Luftën që po i hapim Ballit duhet t’ia shpjegoni mirë popullit dhe për t’ia shpjeguar duhet që ju ta keni kuptuar mirë esencën e kësaj lufte që po i bëhet kësaj organizate, duhet të keni kuptuar mirë letrat tona si dhe artikujt e «Zërit të Popullit» dhe të «Bashkimit». Materialin propagandistik të mos e pritni vetëm t’jua dërgojë Tirana, por ta riprodhoni vetë, sepse ju punoni në një qytet të lirë, kurse Tirana punon nën tmerrin e Gestapos dhe të agjentëve të saj.
Këto ditët e fundit u hodh një trakt nga «partia nacional-zogiste». Poshtë këtij trakti figuronin emrat e Fiqiri Dines, Muharrem Bajraktarit, Bazit të Canës, Myftar Kaloshit e të disa majorëve zogistë të tjerë. Ky trakt thërriste popullin të shpallte lirinë nën flamurin e Zogut, «mbretit të dashur, yllit të Shqipërisë» etj., etj. gjëra të tilla. Kjo parti, sikundër edhe Balli e çdo parti tjetër që del dhe punon jashtë Frontit Nacionalçlirimtar, duhet të luftohen si parti jopërparimtare, sepse objektivisht këto parti bëjnë lojën e okupatorit, dhe çdo grumbullim ushtarak e komandë jashtë Ushtrisë Nacionalçlirimtare janë grupe bashibozukësh, që përpiqen të sjellin në fuqi regjimin e vjetër dhe klikat e personave në fuqi.
Ky trakt i hedhur prej kësaj partie zogiste erdhi tamam në momentin e duhur për ne dhe bile të favorshëm, se në atë moment Balli Kombëtar përpiqej të grumbullonte rreth tij gjithë reaksionin dhe ta hidhte në luftë kundër nesh. Ngjet që në Ballin Kombëtar ka mjaft elementë antizogistë dhe që tmerrohen nga ardhja e Zogut këtu. Këta elementë, që deri dje luftonin, e kishin harruar Zogun ose e quanin një rrezik të largët dhe do të mundnin me «organizimin e tyre» ta luftonin, por tani atyre u shkojnë ethe në kurriz, se e dinë fare mirë sa forca ka Balli dhe ç’elementë ka në Ballin «të aftë për të luftuar një rrezik zogist»
Ata e dinë, nga ana tjetër, se kush janë ata që do të luftojnë realisht kthimin në Shqipëri të një regjimi të tillë. Kështu që këta njerëz do të kërkojnë një mbështetje, dhe këtë mbështetje do ta gjejnë vetëm te ne. Prandaj, ata do të fillojnë të tërhiqen nga Balli dhe do të fillojnë të afrohen me ne. Nga ana tjetër, shumë njerëz kanë qëndruar deri tani indiferentë, por kur shohin se flitet për një ardhje të Zogut në fuqi, ata frikësohen.
Populli, po ai malum, në shumicën më të madhe është antizogist. Në këtë situatë, po të dimë të veprojmë, mund të përfitojmë shumë si në likuidimin e Balli, si në likuidimin e zogistëve dhe diskreditimin e kësaj tentative të tyre, ashtu në forcimin e pozitave tona.
Tani ju duhet njëkohësisht të vazhdoni demaskimin e Ballit e të gjithë atyre që e udhëheqin, veçanërisht në krahinën tuaj dhe, nga ana tjetër, të luftoni çdo parti tjetër që vepron jashtë lëvizjes nacionalçlirimtare. Kjo s’do të thotë se jemi kundër formimit të partive të ndryshme politike, por këto parti, që të mund të formohen, duhet që në programin e tyre të kenë në ballë të parë luftën kundër okupatorit, luftën me prova dhe jo me fjalë dhe këto parti të marrin pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar, duke pasur të drejtë të ruajnë individualitetin e tyre.
Për çështjen e Zogut, me anën e propagandës mund t’i themi popullit se «Zogu është ky», se «ka bërë këtë ose atë», se «ai në vend që të luftonte, shkoi pa hedhur asnjë pushkë», se «Zogu po të ishte nga ata burra, duhej të vinte të luftonte dhe jo të bënte qejf andej», se «Çërçilli mund të fjaloset dita me ditë me Zogun, neve aq na bën», se «për fatin tonë nuk do të vendosë as Zogu, as Çërçilli, por do të vendosim ne vetë, me armët që kemi në dorë, dhe këtë të drejtë na e ka siguruar lufta jonë, na e siguron lufta e popujve përparimdashës në botë dhe, në radhë të parë, Bashkimi Sovjetik». (Këtu të propagandoni në shkallë të gjerë Bashkimin Sovjetik, ofensivën e tij të shkëlqyer dhe dërgimin në Algjer të Vishinskit, i cili do të bëjë pjesë në komisionin e zbatimit të armëpushimit me Italinë dhe do të ndihmojë në zbatimin e vetëvendosjes së çdo populli që çlirohet nga okupatori).
Të demaskohen njerëzit që kanë firmuar këtë trakt, si Fiqiri Dinja e të tjerë, të cilët deri dje kanë bërë lodrën e armikut, kurse tani, që po u afrohet ora e drejtësisë, kërkojnë të gjejnë një strehë, ku të fshehin poshtërsitë e tyre dhe, sigurisht, këtë strehë nuk mund ta gjejnë veçse në një parti të falimentuar si ajo e Zogut. Sa për Bazin e Canës, ju mund të thoni vetëm që ai me këtë trakt tregoi me të vërtetë qëllimet e tij, të cilat janë jashtë direktivave të Frontit Nacionalçlirimtar.
Deri tani ai s’ka hedhur asnjë pushkë kundër okupatorit. Trakti, në të cilin figuron edhe emri i tij, bën objektivisht lodrën e okupatorit, sepse hedh në shesh çështjen e regjimit dhe kërkon që këtë regjim t’ia imponojë popullit nga lart, kurse tani është momenti të luftojmë okupatorin që kemi brenda; sa për regjimin, atë do ta zgjedhë vetë populli dhe askush tjetër.
Ju, pra, duhet ta kuptoni mirë se si duhet të veproni, sepse kjo është një çështje shumë delikate, nga e cila mund të përfitojmë shumë, por edhe të humbasim. Duhet të mos harroni se në këtë mes mund të ketë gisht edhe armiku, i cili kërkon të mbjellë diversione dhe luftën tonë ta drejtojë kundër njëri-tjetrit, domethënë që ne të harrojmë luftën kundër gjermanëve dhe ta drejtojmë gjithë aktivitetin tonë kundër shoqi-shoqit dhe kundër partive të ndryshme; prandaj për ne mbetet kurdoherë si objektiv kryesor lufta kundër okupatorit dhe, krahas me këtë, lufta kundër tradhtarëve në soldën e Gestapos, lufta kundër reaksionit, që përpiqet të grumbullohet në Ballin dhe në parti të tjera si ajo e Zogut.
Të veproni në një mënyrë që populli ta shohë haptazi se shpëtimi i tij, si nga okupatori, ashtu edhe nga çdo armik i brendshëm që kërkon të sjellë përsëri ditët e zeza, është vetëm Lufta Nacionalçlirimtare, këshillat Nacionalçlirimtare dhe Ushtria nacionalçlirimtare, se për të përmbushur dëshirat e tij, ai duhet të luftojë pa mëshirë okupatorin, tradhtarët, dhe çdo pati që përpiqet ta sabotojë luftën tonë, duhet të grumbullohet rreth këshillave, të forcojë ushtrinë e tij, Ushtrinë Nacionalçlirimtare.
Demaskimi i partisë zogiste të bëhet progresivisht, pa u shpejtuar, në mënyrë që të mos bjerë si bombë dhe populli të mos mendojë vetëm për rrezikun zogist. Kini durim, se çështja e Zogut do të na preokupojë edhe pak, dhe do të kemi rast që t’ia heqim fare petën byrekut, bile fare shpejt. Pse ndodh një gjë, si e marrim vesh jozyrtarisht, që ky trakt është hedhur pa lejën e Bazit të Canës (gjë që s’e besojmë) dhe që ky do ta përgënjeshtrojë, duke treguar se është besnik i lëvizjes nacionalçlirimtare.
Sidoqoftë ne s’na pengon asgjë që të godasim një gjë që hidhet në popull dhe që e këndon populli. Nga ana tjetër, do të shohim shpejt qëndrimin e Bazit, pse, sigurisht, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar do t’i kërkojë hesap. Bashkëngjitur po ju vëmë edhe një kopje të këtij trakti, dhe në bazë të këtij, në bazë të udhëzimeve që ju japim më lart, duke mos harruar asnjë minutë objektivin kryesor, demaskojeni edhe në rrethin e Gjirokastrës, kështu populli të shohë se ne jemi me të vërtetë mbrojtësit e të drejtave të tij.
Sigurisht, Balli s’do të mbajë qëndrim dhe kjo do të jetë një fitim për ne. Për këtë trakt këndoni edhe «Zërin e Popullit» të ardhshëm dhe i lexoni artikujt jo veresie, por si artikuj ku jepen direktivat e punës. Ndër artikujt e «Zërit» dhe të «Bashkimit» ju do të shihni direktivat e partisë sonë dhe ato të Këshillit Nacionalçlirimtar.
Ju rekomandojmë, në radhë të parë, të kini kujdesin më të madh për Ali bej Këlcyrën, ai element aq i poshtër nuk duhet të egzistojë më.
Duhet tani, që jeni në një qytet të lirë, të forconi radhët e Partisë dhe këto t’i ngrini politikisht, të mbani çdo ditë konferenca e mitingje të gjera të popullit, të rinisë dhe të gruas antifashiste, të organizohen klube, ku te mblidhet populli dhe t’i jepet çdo këshillë që i shërben luftës sonë.
Të na mbani në korent për çdo gjë që ngjet andej dhe për çdo ndihmë që mund t’ju japim. Për çdo gjë që s’mund ta zgjidhni dot, na lajmëroni me urgjencë. Këndej do t’ju mbajmë në korent për çdo gjë që ngjet e që duhet dhe ju andej të mbani një qëndrim politik.
Të fala shoqërore
Për Komitetin Qendror të Partisë
Shpati
Miladin Popoviç dhe Dushan mugosha
Miladini dhe Dushani ishin nje mije here me mire nga rraca e ndyre e islamikut qe ke ti o dylberi turk.
nuk kam me komente, dushanet dhe miladinet i kemi
ende mes nesh.
Po kush te do mes nesh ty mo hale turke qe lutesh nga mengjezi ne darke per sulltan Erdogen?!
More zvarranik me sumen perpjete , qenie e cekuilibruar turko-arabe , kopil dhe anti-shqiptar i thekur , haxhiqamilist qe perfiton nga koha kur Shqiperia eshte katandisur ne nje stad te nje brekeuluri dhe ben propagande per baben turk.
Dje te shkerdhehej rraca mire per keto pune o Enuk dhe kete e di mire ti he plehre njeri.
I qarte dhe indipendent Enveri, jo spontan dhe vasal si keta pas 90
Po, shume i qarte dhe indipendent, por edhe arrogant e psikomaniakal, ashtu sic u tregua edhe me vone.Me nje fjale ketu filloi fatkeqesia e Shqiperise. Na rrofte qartesia dhe indipendenca prej psikopati.
Liu Firifiu:
NGA E KA SHKRUAR ENVERI KETE LETER QE DUKET SI AJO E PUTINIT PER UKRAINEN?
sepse:
Ju fosilet e Enverit beheni si handikape shurdhmemece kur intelektuali ju spjegon me fakte dhe dokumenta se kjo leter eshte shkruar ne Tirane sic duket edhe nga vete permbajtja e publikuar ne DITA dhe eshte shkruar nga vila e Bahri Omarit ku Enveri jetoi gjate gjithe Luftes me Nexhmijen dhe Bahriu pervec se ishte kunati bamires i Enverit ishte edhe Kryefashist i qeverise kuislinge Mitrovica, prandaj edhe Gestapo nuk e trazoi asnjehere Enverin pasi pederasti i Gjyles luante bashke me Bahriun lojen e Titos dhe Vukmanoviqit me dy karrike si mesalla me dy faqe, le te mos harrojme se Enveri e kishte shitur ne korrik Kosoven dhe Metohine te Jugosllavia Komuniste me urdher nga Moska dhe Hitleri e kishte humbur Luften ne Lindje me disfaten e Betejes se Kurskut dhe gjermanet po largoheshin ne panik nga Lindja drejt Perendimit
Letra e Drejtuesit te PKSH qe ishte forca kryesore dhe drejtuse e Frontit Antifashist Nacionalclirimtar ne Shqiperi, eshte mjaft e qarte: nga pikepamja strategjiko-politike dhe percaktimi i taktikes qe do ndiqte FANC ne kohen e kapitullimit te ushtrise fashiste italiane.
Aty theksohet: populli shqipetar do te vendose vet per clirimin dhe kush do jete ne pushtet. Nuk ka me vend per tradhetarin Zog dhe sahanlepiresit e tjere qe bashkpunojne me pushtuesit.
Komentusi “intelektual” (dmth jo intelektual dhe medioker): gjithmone shkruan te njejtat fjale pa pike llogjike dhe pa baza historike (te njejten kasete). Pamvaresisht se je i mbushur me turpin e paraardhesve te tu colaboracioniste (jo antikomuniste) duhet te pranosh faktet historike dhe jo te llapesh brockulla pa kuptim kunder fituseve te luftes se dyte boterore.
1. Enveri nuk e mbrojti Bahri Omarin qe ishte kolaboracionist, megjithese e kishte kunat, por ja la gjyqit ta trajtonte si te gjithe shoket e tij qe bashkepunuan me fashistet.
2. Kosova qysh nga viti 1913 ishte juridikisht dhe faktikisht teritor i shtetit serb dhe nuk e shiti Enveri. Perkundrazi, brigadat partizane shqipetare (qe kishin ligjerisht komandant Enver hoxhen) luftuan dhe cliruan nje pjese te madhe te Kosoves dhe e shpetuan popullin e kosoves qe te merte vulen e bashkepunetorit nazist (ashtu sic donte ta bente idhulli yt, krimineli Xhafer Deva).
3. Njolla e turpit tradhetar qe kane marre prinderit e te paret e tu, si bashkepunetore te fashizmit, nuk mbulohet me vrerin qe mundohesh te hedhesh ti mbi luften e partizaneve shqipetare. Perkundrazi ky veprim e shton akoma me teper mekatin e tyre dhe te komentuseve te sojit tend.
4. Kur te djeg miza kaq shume mos lexo fakte dhe te verteta nga lufta nac-cl, qendro larg ketij prushi djeges.
Psikopat sllavo-komunist dhe tradhtar iu sinqerte.
Ballistet dhe Zogistet , bashkpunetor te Italise dhe me shume te Gjermaneve, moren ate qe kerkuan.
Brezi i trete i tyre duhet te pranoje gabimin e gjysherve, ketu mbyllet historia e Luftes.
29 Nentori, eshte feste e rendesishme e Shqiptareve, sic feston gjithe Europa.
Ke 29 nentor te Zi jugosllav feston gjithe Europa o rezil?
sepse:
ASNJE SHTET NGA BE DHE BOTA DEMOKRATIKE NUK FESTOI 9 MAJIN BOLSHEVIK KUR USHTRIA E KUQE PUSHTOI BERLININ
perkundrazi:
E shpalli 9 majin, Daten e Fitorjes mbi fashizmin si nje date e zeze per historine e Botes se solli me vete pushtimin e gjysmes se Botes nga Murtaja e Kuqe Bolshevike sic ishte edhe 29 nentori i Zi jugosllav i Titos dhe Enverit ne Shqypni
Nje material i shkelqyer per te demaskuar bashkepunimin e Ballit Kombetar me pushtuesit naziste!
Nuk eshte Lufte Civile kur luftohet kunder pushtuesve dhe bashkeuntoreve te tyre,se te dy jane ARMIQ TE POPULLIT SHQIPTAR!
Sakt e keni shkrojtur bre muzhik. Nuk ishte lufte civile kur edhe gjate L2B luftohej kunder pushtuesve jugosllave dhe bashkepunotoreve te tyre sllavo-komuniste shqipfoles.
Enver Hoxha vizionar, largpames dhe udheheqes per mbare popullin, duke perfshire edhe kundershtaret dinakë…
Sot armiqte e Shqiperise dhe te popullit shqiptar livadhisin ne emer te demokracise, te lirise, te korrupsionit, te imoralitetit, te hajduterise dhe bejne çmnos, per te zene karrigen e pushtetit dhe deridiku pushtat ia kane arritur, perderisa jane nje grup çakenjsh e hienash ne parlament dhe nuk pushojne sëbëri atentate, ”rezoluta” e fasada per te mbjelle perçarje, pasiguri dhe destabilizim.
Nuk kane asnje ide per tu ulur si njerez, por çdo dite e me shume jane bere si ato organizata fashiste te ballit ne kohen e Enver Hoxhes dhe me te drejte ia vlen te permendet konkluzioni i Legjendarit Enver Hoxha: ”Bashkimi me Ballin (bashkepunimi me opoziten destruktive) tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë”.
Po idiot mbete o i ziu ti, tamam si atehere.
Nuk kam pasur asnjehere as si familje as si fis me ballin apo legalitetin,perkundrasi me luften po. Me sa kuptoj nga ky shkrim Enver Hoxha eshte perçaresi i popullit dhe jo balli dhe e dyta drejtimi i PKSH e me pas PPSH asnjehere nuk ka qene per mireqenien e popullit por gjithmone per sundimin e tij. Tek ne erdhi nje sistem qe ne vend qe te mendonte per popullin si jane sistemet sociale, erdhi nje sistem qe na varferoi, qe na skllaveroi. Ka shume qe mburren se Enveri rriti popullsine dhe kjo eshte e vertete por ama kjo tregon nje injorance te popullsise sepse vepronte pa asnje planifikim familjar. Me thoni nje shtet te zhvilluar qe lindin nga 6-7-8 femije perveçse vendeve Arabe,Afrikane e atyre Aziatike te pa zhvilluara dhe te romeve ne vendin tone (te me falin romet por e kam fjalen per ata pa arsim ) plus fshataresia jone qe Enveri e la ne nivelin e injorantit.
Botoni letra sa te doni, por Historine e Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore Akademia e Shkencave e ka lene ne dore te grekut Milo.
Me se e VERTETE-sot fatekeqesisht nuk ka Dinjitet Kombetar; sepse me “miresine e dashamiresine::e drejtuesave varemihesa antishqiptare ja kane shitur Shqiperine grekut e serbit.
Po Milon nga e bere grek o buda?! Kush nuk ju vjen pas qejfit ju turkoshakeve , menjehere e etiketoni si serb e grek. Paskal Milo ka mbajtur nje qendrim dinjitoz ne lidhje me L2B , keto jane fakte qe i di ai qe do t’i di. Eshte nje historian i zoti dhe nje shqiptar i mire. Dihet se nga i ka marre goditjet dhe shpifjet ajo lufte , qe nga Kalocet , Beqir metat e Saleh Berishes deri tek drejtori i arkivave te Rames , Bido camoku , patrioti i ketij Saliut cam te Amerikes…..lista e ndyresirave qe kerkojne te bejne pis ate lufte eshte e gjate o butist prandaj mos shpif kot . Te pakten , fale P.Milos , M.Kasmit ,P.Xhufit e ndonje profesori tjeter te nderuar si keta , i behet rezistence te keqes e dizinformimit qe bejne trushpelaret dhe niperit e te poshteruarve te djeshem , vulehumburve qe armikun e quajne ‘clirimtar’!!
Vertete druzhe Rem. Fale historiane sllavo-komuniste P. Milos, Marks-Engles-Lenin Kasmit, P. Xhufit e ndonje profesori tjeter te nderuar si keta flamuri i xhihadit sllavo-komunist vazhdon te valvitet mbi trojet shqiptare. Megjithate Beogradi dhe Msoka nuk jane te kenaqur me keta muzhike, sepse nuk i degjon më njeri.
Ti Erhard e paske anatomine permbys, paske bythen ne vend te kokes.
Lufta nacional Çlirimtare e popullit shqiptar kundër fashizmit u bë gur prove , që ndau përfundimisht fashistët, kolobiracionistët shqiptarë dhe të gjithë plehrat e shqipërisë që, megjithëse nuk kishin hedhur një fishek në luftën antifashiste kërkonin të merrnin pushtetin mbas çlirimit. Këto plehra i kemi parë në luftën nac-çlirimtare, kur ato u bashkuan me okupatorin, i kemi parë 40 vjet, kur ato nën drejtimin e agjenturave të huaja u ngritën kundër luftës nac-çlirimtare dhe kërcënuan të nxjerrin nga varrri edhe dëshmorët, por I PAMË EDHE NË VITET E DEMOKRACISË KUR REAKSIONI SHQIPTAR NË EMËR TË DEMOKRACISË VARROSI NJË EPOKË TË TËRË HISTORIKE DHE KËRKOI EDHE DËNIMIN ME LIGJ TË ENVER HOXHËS. Kush janë këta njerës që ngrihen edhe kundër luftës dhe risjellin në qendër të politikës të gjithë llumin e historisë shqiptare që nga mbreti e të gjithë kriminelët e tradhëtarët e vendit? Megjithëse problemi duket i vështirë, se e kanë ngatërruar tradhëtarët një gjë është e qartë. Është reaksioni shqiptar, i cili ishte kundër luftës nac-çlirimtare dhe kundër qeverisë demokratike të vendosur mbas çlirimit. Janë plehrat e shoqërisë shqiptare, që kanë bashkëpunuar hapur e fshehur me armiqtë historikë të shqiptarëve. Dëshmi e pakundërshtushme janë edhe qëndrimi i sotëm i reaksionit, i cili mbledh rreth vetes të gjithë të korruptuarit dhe i hedh kundër Amerikës. Natyrisht elementë të reaksionit shqiptar janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me agjenturat e huaja punojnë sot hapur e fsheur kombit shqiptar.
Beji te fala Putinit,
sepse:
VETEM KY KRIMINEL KOMUNIST KA MBETUR I VETMI NE BOTE TE LAVDEROJE LANC-IN JUGOSLLAV TE TITOS DHE ENVERIT
Dhe thuaj po deshe që Enveri ka qënë i paditur.
E paska pasur të qartë se si duhet të vepronte në atë kohë me udhëzimet që paska dhënë.
Një analizë e thjeshtë gjuhësore zbulon se ky tekst nuk mund të jetë shkruar në vitin 1943, sepse gjuha, gramatika dhe leksiku është ai i sotmi. Vetëm një shembull për të mos u zgjatur: në vitin 1943 nuk përdorej fjala “shënjestër” me kuptimin “objektiv, synim”. Turp të ketë “Dita” për këto falsifikime.
Cfare domethene “thuhet qe nisi luften civile”?
Aty eshte e shkruar qarte dhe s’ka nevoje per interpretim. “Veza pulen apo pula vezen” pa rendesi.
Ashtu si eshte shkruar qarte orientimi thellesisht lindor-komunist i Enverit pa asnje dritare te mundshme drejt perendimit ose te pakten pozicioni te ekuilibruar.
Njeri mut qe preferoi te rrinte ne qoshen e ngrohte dhe tjetri kak qe gjeti ngrohtesine e lindjes me pak fjale.
Ne kete situate mund te perfitojme shume,si ne likuidimin e Ballit,si ne likuidimin e Bazit te Canes,,Te luftohet cdo Parti qe eshte jasht Frontit Nacional Clirimtar.
Ky eshte thelbi i kesaj Letre..
Populli shqiptar njihte Bazin e Canes si Organizatorin me arme ne dore kunder fashizmit,,qe ne 7 Prill 1939,pjesemarres ne Konferencen e Pezes,,Pjesemarres ne Front nac cl. dhe Anetar i Shtabit te Pergjithshem..
Per cfare do ta demaskonte Bazin e Canes Urjahipi?
DERI TANI AI S`KA HEDHUR ASNJE PUSHKE KUNDER OKUPATORIT- shkruan Urjahipi per Bazin e Canes.Sikur hic fare,,Vetem ato 200 pushke,qe qelluan trupat italiane ne Durres bashke me Mujo Ulqinakun,,ISHIN (bashibozuket i quan enveri) luftetaret e Bazit te Canes.Ku ishte enveri ne kete kohe?
Ishte ne nje kafene buze bulevardit te Korces duke u tallur me profesoret dhe rinine korcare qe therrisnin:’Duam Arme”Kete fakt e ka deklaruar Abaz Ermenji kur Riorganizoi Partine e Ballit Kombetar pas vitit 91.E ka shkruar edhe ne kujtimet e tij.
Te gjithe organizatoret e Demostrates se Korces u arrestuan dhe internuan ne Itali,,Enver hoxha mori 7 rroga shperblim nga ministria e brendshme fashiste dhe shkoi per kurim ne Itali,ku e priste Bahri Omari ne Bari.
Retorika heroike,patriotike e Udhezimeve te Enver Hoxhes per filluar luften civile me arme kunder Ballit,Legalitetit,dhe gjithe Partive qe vepronin jashte frontit te drejtuar nga Komunisytet,,te kujton Sulmin me Arme te Putinit kunder te gjithe shteteve te ish BRSS,qe nuk jane nen Hyqmin e Kremlinit.
Me lufte civile se behet sot ne Shqiperi, s’eshte bere ndonjehere gjate 21 shekujve. , bile lufte civile edhe midis njerzeve te nje fshati apo famije dhe s’ka per tu shuar kurre me deri ne zhdukjen e njerezimit. Tani vazhdoni te genjeni dhe mbase merrni ndonje leke me genjeshtra.
Me se e VERTETE-sot fatekeqesisht nuk ka Dinjitet Kombetar; sepse me “miresine e dashamiresine::e drejtuesave varemihesa antishqiptare ja kane shitur Shqiperine grekut e serbit.
Po ti Filo ku e ke vendin? A ne mes te dyve!
Ata qe e lexojne kete leter kuptojne qartesine e objektivave te nje partie qe pregatitej te vinte ne pushtet . Kur thote ai “i gjati” se PS, (e cila ka trasheguar strukturen organizative te PK.) eshte nje makineri elektorale nuk e ka gabim . Duke lexuar kete leter do thosha se , paska qene ideuar dhe eshte nje makineri elektorale. Udhezimet qe jepen ne kete leter vlejne per cilendo parti qe kerkon te vije ne pushtet . “Organizoni perdite konfernca me popullin ku te demaskohet cilido qe vepron jasht FNÇ. Krijoni klube ku te mblidhet populli dhe te keshillohet ne favor te lutes tone.” …….Dhe une po mendoja se ku i ka marre Doktorri idene e “foltores” te “kopit ” dhe te bashkimit te “shtepia e lirise” ( ne nuk jemi kunder partive te reja qe mund te formohen ….por ato duhet te veprojne brenda “frontit” duke ruajtur identitetin e tyre politik) Ncc….ncc…komunist i vjeter… s’ka fjal…!
Ka nje problem ketu ! Kjo eshte leter derguar strukturave te Partise ! Dakord me Ballin Kombetar qe nuk kishin asnje aleance qe nga fillimi i luftes !? PO me Zogistet cfare kishin ? Zogistet ishin ne Front qe me krijimin e tij. Abaz Kupi e Ndoc Coba ishin perfaqesues Zogiste ne Konference te Pezes ! Abaz Kupi ishte anetar i Keshillit te Pergjithshem te Frontit dhe anetar i Shtabit te Pergjithshem ! Ne shtator 1943 krijuan Partine Nacional- Zogiste e cila ne Nentor 1943 u kthye ne OKLL. Ne 18 dhjetor 1943 zogistet u larguan nga Fronti ! Tani lind pyetja perse duhej detyrimisht te ishin brenda Frontit ? Ne Greqi EAM e ELLAS luftonin te ndare , ne France Rezistenca De Goliste dhe ajo Komuniste luftonin te ndara ! Cfare ishte Fronti nje stan qe detyrimisht duhej te ishe brenda !??
Kur Abaz Kupi luftonte me Mujo Ulqinakun ne Durres, Enveri me kunatin e tij Bahri Omari ishte ne Ankona te Italise ne nje resort lluksoz llixhash per te kuruar reumatizmen te gjitha llogje e tjera per antifashizmin e Enverit jane propagande komuniste e gaditur ne Beograd dhe Moske, sic eshte edhe kjo leter qe nuk mban fare gjuhen e kohes dhe sic e ka vene ne dukje nje komentues eshte daktilografuar nga specialiste te sherbimeve sekrete.
GREQIA I ZBOI KOMUNISTET PAS LUFTES ME HU DHE DAJAK
Shume prej komunisteve greke kaluan Gramozin dhe bujten ne Shqypni, pergjegjes per akomodimin e tyre ishte zv.ministri i brendshem i Koci Xoxes, Myftar Tare dhe kur Enveri pas prishjes me Titon donta ta likuidonte Myftarin si Kocin komunistet greke e kercenuan se do te hynin ne Tirane dhe do ta rezonin nga pushteti madje i shkruan nje leter Stalinit dhe Enveri u zbyth, kjo eshte historia e komunisteve greke qe Enveri i likuidoi me pas nje nga nje, ka pak nga ata qe arriten te largohen ne Poloni dhe me pas shkuan ne SHBA duke deklaruar se heqin dore nga komunizmi
FRANCA PAS LUFTES E NDALOI ME LIGJ PARTINE KOMUNISTE PER TE FITUAR NDIHMAT E PLANIT MARSHALL AMERIKAN
prandaj:
Aman me keto krahasime amatoresh pa piken e llogjikes!