“Harrojeni Kosovën, integriteti i saj nuk preket!” 

Ornela
Beograd, 24.05.2017. -Premijer Srbije Aleksandar Vucic i zamenik pomocnika drzavnog sekretara SAD za evropska i evroazijska pitanja Brajan Hojt Ji sastali su se danas u Vili "Bokeljka" u Beogradu. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/MO)

Mesazhi i zëvendësndihmës/sekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee në takimin e javës së kaluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç nuk kishte nevojë të lexohej mes rreshtash, sepse ishte mjaft i qartë: Harrojeni Kosovën, integriteti i saj nuk preket!

Vetë Vuçiç i bëri publike vetëm tani detajet e bisedës së përpara disa ditëve gjatë intervistës së paralajmëruar për televizionin serb “ Pink”.

Perëndimi, tha ai, nuk do të heqë dorë nga Kosova dhe se Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët. Takimi me Yee “nuk ishte i këndshëm, por nuk pati fjalë të rënda”, tha Vuçiç.

“Yee më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai më bëri të ditur se më përcolli mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat…”, janë fjalët e presidentit serb.

Vuçiç përsëriti edhe një herë mesazhin e tij të mëparshëm se Serbia duhet të provojë të gjejë “një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijeve”.

Të hënën atje u çel zyrtarisht dialogu i brendshëm për Kosovën me mbledhjen e parë të grupit të punës që duhet të bashkërendojë debatet. Moska vazhdon të mbetet gjithashtu një shqetësim për Uashingtonin.”Ajo çfarë po ndodh në Amerikë ka sjellë probleme të reja”, vazhdoi Vuçic.

“Ndonëse pa faj, edhe ne mund ta pësojmë. Të gjithë ata që kanë çfarëdo marrëdhëniesh me Rusinë do të pësojne”, u shpreh ai.

Shtetet e Bashkuara, kujton VOA, kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një baze ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikeqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Share This Article
17 Comments
  • ç’fare demokracie!!!??? nje far yee, (bythe) verdhe amerikani i shkalles se nje bariu derrash, imponon presedent te vendeve sovrane me histori shekullore . mjere ne. kush do na jap mesime demikratikete verteta .

    • o Arsyetim jane gjera qe ti nuk mund t’i kuptosh prandaj ha me mire pershesh me kos dhe mos u ndje se i shton idiotlleqet

    • timo
      me arsyen nuk ke lidhje fare më duket!!
      I FORTI BËN LIGJIN dhe pikë!
      ti si shqiptar me nuanca të theksuara sërbofile nuk e kupton se interesi i tyre,të fortit,është që sërbi të mbyllë gojën!prandaj e detyrojnë,e shtrëngojnë!!
      për fatin tonë këta janë në krhun tonë,gjë që ne nuk e kemi kuptuar akoma!!
      por kjo gjë mund të ndryshojë!!
      edhe nga qëndimi i idiotëve tanë!!
      demokracia nuk është perfeksion,është thjeshtë kjo që po i thotë ai!!
      pra i jep mundësinë të bëjë diçka pa u detyruar me dhunë!!
      në demokraci egziston dhe dhuna,sërbofil!!

  • Presidenti Vuçiç kërkon zgjidhje historike! Kur Perëndimi i thotë “Harroje Kosovën…”, ai kupton se “Perëndimi nuk do të heqë dorë nga Kosova”. Pse jo edhe nga të gjitha trojet shqiptare?! Po Z. Vuçiç përsërit thënien e tij të mëparshme se “Serbia duhet të provojë të gjejë një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve.” me të cilën kupton një marrëveshje komerciale me tokat shqiptare. Sa pak e vlerëson fqinjin e tij! Zero respekt e drejtësi për ndjenjat kombëtare shqiptare!
    Serbët në tokë të huaj nuk kanë gojë të flasin veçse të rrinë në paqe ose të gjejnë “zgjidhje historike”, domethënë të kthehen andej nga kanë ardhur, kurse shqiptarët në tokën e tyre por nën zgjedhën e huaj gjithmonë do të buçasin deri sa ta ndajnë hesapin. Sipas vendit dhe kuvendi.
    Zgjidhja historike është që Serbia të heqë dorë përfundimisht nga trojet shqiptare, pra edhe nga ato që mban akoma padrejtësisht dhe të tërheq kufirin në sinoret e saj etnikë. Më mirë heret me hir se vonë me pahir. Ky është kuptimi, pak a shumë edhe i Perëndimit si një detyrim historik ndaj shqiptarëve. Urtë e butë e plotë tigani për të gjithë palët për të bashkëjetuar në paqe e miqësi, secili në sinoret e tij. Drejtësia ruan e forcon miqësinë! Kasandra.

  • rex: je me ne apo me armikun eshte kercenim lufte. s’merem me lufte s’i.perkas as isisi-t, as islamit te “moderuar” jam thjesht patriot dhe europianist i civilizuar . nuk pranoi yee-te t’me fshij as bythen ..bile edhe disa te tjere me me autoritet “publik” . kam nivelin e inteligjences, qe ti thjesht mund te jesh ekujvalenti im dhe at’here jemi miq, ose je ndonje mbetje paleologjike qe mund te kesh per komunikim dhe bashke krahasim “miq” nga bota e ……..primateve humanoid .

    • o ti
      arsyetim “anlo sakson”
      që shëndrohesh në
      beni komente; fal “lirise” kurve te shprehjes, alias “zeri i mases” se enverit .
      thua se je “jam thjesht patriot dhe europianist i civilizuar “???
      uau??
      nuk e ke definuar këtë punëne patriotit.
      patriot sërb??
      po të jesh i tillë!?
      nuk kam çtë të them nëse mbron politikën e vëndit tënd,por lëre këtë “europianizmin e civilizuar”!!
      thuaj mbroj interesat e vëndit tim dhe pikë!!
      nëse je shqiptar?!
      nuk besoj se ke dëshirë të lexosh se çfar mund të të shkruaj!?

    • Po parimi i reciprocitetit te ben pune ti “gjykim anglo sakson”!? Kur serbet bene genocid ne Kosove me cmentalitet ju versulen!? Une jam i forti dhe bej si te dua!?

    • or t që këthehesh nga tim në kim
      ti thua “une jam i vetedijshem .”!?
      pra ti je sërb!!
      përse nuk e thua drejtë për drejtë,por e lë të nënkuptohet??
      pavarsisht se ti mbron interesat e atdheut tënd prapë nuk ke të drejtë!!
      në princip,mos ndërhyrja në punët e një shteti tjetër,ke të drejtë,por kur shteti yt luan rrolin e të fortit me një më të dobët,atëherë nuk duhet të hash mut kur një më i fortë ndërhyn në punët e tua!!
      pra kur sërbia sillet si “i fortë” me kosovën,atëherë dhe amerika ka të drejtë të sillet si e fortë me sërbinë!
      ti ndoshta mendon se je i vetdijshëm,për këtë rast,POR në asnjë mënyrë nuk je i dijshëm!!vë në punë vetëm atë pjesë të dijes që të leverdis ty!

  • Vuçiç nuk ka problem me amerikanet . E ka me druzhet e trashe , qe u eshte mbushur mendja se po te vish nga Uralet , je ballkanas i vjeter . Kete Vuçiç e di , prandaj dhe e perserit qe duhet te gjejne nje zgjidhje me shqiptaret . Po kujt t’ja thote . Hane pyka radikalet e Sheshelit ? Megjithate mesazhin serbet e Kane marre qe ne 98-99 . Kete ata e dine . Po problemin Po e shtojne Muhaxheret , Ternanet , e Krasniqet . Nuk ja merrte mendja shqiptarit , se paska shqipfoles arabe ne keto ane . Ky eshte problem , pa serbit ja Kane vene kufirin dhe ai e di vijen e kuqe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *