E mbani mend deputeten e ‘kërpëratave’? Harrojeni! Xhelal Mziu me gradën shkencore “doktor” ia kalon edhe asaj, nuk di as të lexojë! (VIDEO)

Edlira Shehu

Halilaj, e cila zëvëndësoi Lulzim Bashën në Kuvend, duke se do të ketë një pasues të denjë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator.

Dhe jo një pasues dosido, por me titullin ‘Doktor’. Ai është Xhelal Mziu, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbajtur një javë më parë, Xhelal Mziu lexoi një fjalim, duke bërë disa gafa në harkun kohor të disa sekondave.

Fjalimi i Mziut, i ngjashëm me atë të deputetes së ‘kërpëratave’, shkaktoi të qeshura në radhët e delegatëve. Përpos përmbajtjes me natyrë komike të fjalimit, në video Mziu duket qartë se ka vështirësi të theksuara në leximin e gjuhës shqipe.

Por, ndryshe nga disa deputetë aktualë që do mbahen mend vetëm për gafat dhe nivelin e mjerueshëm kulturorë, Xhelal Mziu mban edhe grada shkencore.

Në vjeshtën e vitit 2013, Universiteti Bujqësor në Kamëz i ka dhënë Xhelal Mziut titullin ‘Doktor’. Këtë gradë Mziu e ka marrë pasi Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit shqyrtoi disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet”.

Vetë Mziu shkruante në Facebook se “Mes shumë kualifikimesh, titujsh e nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Xhelal Mziu, i shtohet edhe një titull mjaft i rëndësishëm shkencor, pikërisht grada “Doktor””.

Diploma

Deri kur mori gradën, Mziu kishte krijuar një tjetër imazh, pas publikimit fillimisht në DITA të një fotoje, ku shfaqej duke i rënë daulles dhe me një kartmonedhë në ballë.

e.sh/Dita

Share This Article
10 Comments
  • Hahaha. Shokut Xhemil, Xhemal, Xhelal a qysh dreqi ja thonë nuk qënja dhe aq analfabet. Më të dobishëm se ky palo demokrat daullexhi janë ata që s’dinë se si shkruhet fjala iDOKTHORR.

  • Xhellal Mziu dihet qe kanje diplome falco duket.

    Tek ky idioti i Kamzes nuk dyshoj qe ka Diplome fallco te blere ! Por une dyshoj tek Doktoratat” e Sali Berishes, tek titulli “Doktor/Profesor!” A e ka Berisha kete titull “Doktor Profesior ? Une dyshoj!

    Berisha mund te ket nje diplome universiteti por jo titull! Dyshoj

    • Te vetmin titull qe ka Berisha eshte ai i spiunit. Ai karrieren e tij e filloi me PPSH dhe e mbylli me UDB-ne. Saliu nuk ka qene doktorr ne bllok por sipiuni i doktorreve.

  • Bravo Doktor ! E praaaa ! E lexoi ! ( çfarê halli dhe turpi pêr dy firmêtarêt nga vendi i frashérllinjve) !.

  • Profesorin e kimisë në gjimnazin e qytetit tim, Llambin, në fund të vitit shkollor, maturantët që nuk mësonin dhe rrezikoheshin të ngelnin, e pyetën që do ti kalonte në lëndën e tij apo jo dhe ai u përgjigj që

    ….. do të jeni të parët që do tu kaloj sepse …….

    ……këta , nxënsit e mirë, e di që do të vazhdojnë universitetin dhe do të bëhen inxhinjerë, doktorë, mësues…. ……… ndërsa ju.që jeni tap topi dhe nuk e mësuat kurrë as që formula kimike e ujit është H2O, kur të largoheni nga shkolla pa kaluar, do të filloni punën në ndonjë ndërmarje dhe duke u aktivizuar në mbledhjet e kolektivit do të futeni në parti dhe s’ do të vonoj e do të bëheni sekretar partie dhe një kontroll punëtor në gjimnaz dërguar nga ju dhe do ta nxirni inatin te mësuesi që u ka ngelur dikur dhe

    a e dini që shpesh politikanë më të zjarrtë bëhen ata që kanë qën zero në fushat e ndryshme të dijes, thjeshtë injorantë total që nuk çajnë në ndonjë profesion që do njohuri të thella shkencore por ama kanë talentin e shejtanit për tu mar me intrigat politike pamvarsisht se nuk janë në gjëndje të lidhin dy fjalë sakllëm megjithëse se janë dhe me tituj shkencorë që dokumentat e titullit shkencor si ai më sipër që realisht bashk me firmat e rektorit dhe dekanit të Universitetit bujqësor, vlejnë vetëm për të fshir prapanicën në ndonjë hale periferike dhe

    mos vallë të gjithë titujt shkencor të politikanëve janë si titulli i doktor Xhelal Mëziut?

    Si mund të ketë titull shkencor Monika Kryemadhi që sa herë që fliste në studiot televizive broçkolliste vetëm të njëjtat gjëra mësuar përmëndësh dhe dilte jashtë kontestit kur pyetjet ishin për probleme që nuk përputheshin me gjërat e mësuara përmëndësh më parë nga ajo duke ngacmuar kryqëzime shikimesh kuptimplote dhe nënqeshjesh keqardhëse nga gazetarët pranishëm për varfërinë mendore të individit me tituj shkencor dhe, mender, kryetare partie, shëmbull i qartë i idesë së saktë të profesor Llambit.

    Këta tituj shkencor janë faqia e zezë e arsimit të lartë që duam dhe tregojnë qartë integritetin e kompromentuar të mender dekanëve dhe rektorëve që duam të kusarit Edi Rama si Bahri Musabelliu dhe Fatos Harizaj që kanë hedhur firmat në letrën higjenike që vërteton titullin shkencor të Xhelal Mëziut që rrezik nuk ka mbaruar as shkollën e mesme.

  • Xhelaludini i PD nga zero kapitalist falë angazhimeve polititike alla berishiane u ngritë në milionerë dhe goxha politikan i fortë i një lagjeje që veçse në Kalkuta gjendet e njejta dhe ka vite që e tallin Veprimtarinë Politike të Tij kur në fakt është krejtë ndryshe

  • S’ ka nevoje ta trumbetoni se keti ja tregon surrati sa i afte eshte ,por me e keqia eshte se si ky jane te gjithe kanidatet e PD qe do futen ne parlament ne SHtator te ketij viti hajde dru-me-pre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *