SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuara gazeta Dita, e mira e kombit! Dëgjova para disa ditëve, të ftuar në një televizion drejtorin e përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore, se në vendin tonë aktualisht janë rreth 600 000 mijë pensionistë, ndërsa 35 000 të tillë i kalojnë 35 milion dollarë në muaj, po 570 000 mijë pensionistë të tjerë marrin të gjithë së bashku rreth 35 milion dollarë në muaj. Çfarë kanë bërë më shumë këta, apo kanë shkulur gozhda me p…. këta? Apo janë me dhjetë koka? Ç’bëhet me këtë popull?
Populli mbarë bën punët më të vështira dhe paguhet më pak. Në sistemin e më hershëm, i pari i vendit e kishte rrogën 1 800 lekë, sot e kanë 300-fishin e Enver Hoxhës, prandaj i kërkojmë kryeministrit të vendit që t’u hiqen privilegjet deputetëve, ministrave, të gjithë personave me rroga të larta, që këto privilegje të mos i kenë dhe kur të dalin në pension.
Deputetët të mos e kenë privilegjin që po të jenë zgjedhur tre legjislatura deputetë, të dalin në pension me rrogën e deputetit, t’u hiqet ky privilegj. Parlamenti nuk duhet të miratojë ligje për interesin e tyre, por për interes të popullit që i ka votuar. Si shpjegohet që si të majtët, si të djathtët bëjnë ligje për interes të tyre? Kjo politikë e para 23 Qershorit, për mua janë grindur kot në Parlament, se për interes të vetë janë marrë vesh. Ne opinioni i popullit, kemi besim te maxhoranca aktuale me në krye Edi Ramën, do e bëjë diçka. Ne i kërkojmë këtij kryeministri të unifikojë pensionet, të mos ketë pension më të vogël se 35 000 lekë dhe më të madh se 45 000.
Jo një pjesë e popullit të hajë mirë, si në punë dhe si në pensione. Këtë e kërkon populli dhe jo dokrrat që kërkon opozita. Kjo opozitë bën mirë të ngrihet në lartësinë e duhur, në atë që kërkon ky popull dhe jo përralla. Do bëhet si në Greqi – thonë njëherë. Pastaj thonë do bëhet si në Ukrainë (!). Harrojeni se ju mbështet populli. Populli do qetësi, mirëqenie. Pëllumb Meçaj

Z. EDI RAMA, K/minister i R. Shqiperise , lexoje me vemendje kete koment : Te them keshtu
sepse te konsideroj si djalin tim ! Kam nje milion aresye pse te flas keshtu sepse po ta dish
sa te njoh une Ty , Ti do te habitesh !
Nejse !
Se pari, une jam nje pensionist i viteve 90-te . Jo per t’u mburrur, sepsentek ne pleqt mburrja
s’ka me asnje kuptim, por te dhene per te kuptuar nivelin tim kulturor: Kam 3 fakultete , 2 ne
Shqiperi dhe nje fakultet 6 vjecar jasht shtetit me titull profesor, por jo dr. prof. i plepave te
Durresit, por profesor i nje Univerisiteti qe tash ka bushur 400 vjet ”Alma Mater,, , gjejeni
cili eshte ? !
Besoj se u sqaruam !
Se dyti, sipas ligjeve te Sali Afendikojt , une marr nje pension prej 125 mije leke te vjetra ,
fillimisht e kisha 67 mije leke te vjetra ne muaj ! Ndersa ”plepat,, e Sali Afendikojt mund
te kene pensione shume me te larta se sa pensiioni im , po qe se kane dale ne pension,zor
se kane dale ? Kjo une e konsideroj nje ”lufte klasash ,, nje qind here me te keqe se ajo qe
praktikonte diktatura e proletariatit ndaj te pasurve e kulakeve .
Kam edhe me : Binomi Berisha dhe Nano na lane pa pune , pa pension, pa prone , pa atdhe !
Pse e them kete 😕 Familja ime ka qene pronare tokash : kur u shkerrmoq socializmi , une
vajta ne fshat dhe u thashe : juve kerkuat demokracine , bukur fort ! Ahere une dua tokat qe
me kane lene gjysherit e mij ! Jo ! me thane , ne duam demokracine, por edhe tokat tuaja
sepse ne s’kemi toke . Po kapitalizmi, u thashe , thote qe toka duhet te shkoje te i zoti,, !!!
Pergjigja ishte edhe demokracine e duam por edhe socializmin e duam sepse ai na jep
token dhe me nxorren para ligjin famekeq 7501 ?! Keshtu qe une pronari legjitim i asaj toke
ika me bisht nder shale . Per dijenine tuaj z. Kryeminister ligji 7501 eshte nje 100 here me i keq
se Reforma Agrare e Enver Hoxhes ! E kam fjalen per Shqiperine e bute , per token e ”embel,,
qe prodhon bereqetin, vajin , qumeshtin, etj.etj.
Pasoja : ne keto kushte une me emrin Ali , mora rrugen e muhaxhirllekut neper bote duke qene
me pasuri e prone . Tash kur Ju vini ne Amerike dhe vizitoni shtepine e mikut tuaj nuk dini
dhe as keni per ta ditur se 100 metra ne vije ajrore jeton nje njeri i varfer qe ju njeh aq mire
Juve dhe familjen tuaj sa qe ju ndonje dite do te habiteni ! Por, nejse as ju keni nevoje per mua
dhe une as qe kam nevoje per ju pervec nostaligjise qe kam patur dhe kam per familjen tuaj !
Shume, shume te fala familjarisht. !!
Shenim : Rekmandoj qe t’i lexoni komentet sepse mund te azhornoheni me mire me jeten !