Harry nuk është djali i Karlit?

redaktor

Një pjesë teatrale që mbërrin në mes të janarit në skenat e West End londineze rikthen një gossip të vjetër me një dëshmi të re: princi Harry, djali i dytë i Dianës nuk është fëmija i Karlit, por frut i një historie dashurie mes nënës së tij dhe majorit të kavalerisë James Hewitt.

Dyshimi qarkulloi dikur për një kohë të gjatë pas divorcit mes Karlit dhe Dianës dhe u rikthye edhe pas vdekjes tragjike të princeshës në një aksident të dyshimtë.

Por e ka rindezur tashmë drama “Truth, lies and Diana” (Të vërtetat, Gënjeshtrat dhe Diana) të cilën autorët e kanë bazuar në intervista dhe dëshmi të protagonistëve, mes të cilëve atë të ish-maxhordomit të princeshës.si dhe të vetë majorit Hewitt.

Që mes këtij të fundit dhe Dianës pati një histori dashurie, ky tashmë ëshët një fakt i provuar. Por ish-ushtaraku me rastin e daljes në skenë të dramës së re ka bërë një pohim edhe më të detajuar.

Ai ka rrëfyer që raporti i tij me Dianën ka nisur një vit para lindjes së Harryt, në një periudhë që Diana ishte tërësisht në sherr me të shoqin, madje nuk flisnin bashkë.

Harry ka lindur pas më pak se 9 muajsh nga njohja e Dianës me ushtarakun. Dhe shihet qartë me kalimin e viteve që Harry nuk i ngjan aspak të atit dhe as të vëllait.

Dhe është i vetmi në familje me flokë të kuq. Si majori Hewitt. / DITA

charlesharry2

Share This Article
7 Comments
    • Pse lodhen kaq shume me shkrime dhe thashetheme pa fund.
      Une e di qe edhe ne Mbreterine e Bashkuar mund te behen analiza te ADN-se.
      Besoj kjo i jep fund cdo dileme mbi atesine e djalit qe i ngjan babait.

  • Te nderuar zoterinj komentues:Ka ikur ajo kohe kur atesia varej nga ngjyra e flokeve apo e qeshura e femijes!Sot ka analize ADN dhe gjithçka merr fund nese atesia eshte Karli apo Pela.Keto hipoteza ngrihen per te mbajtur gjalle faqet e gazetarise se shkruar dhe stop.

  • pse qellon me pushke or ti….gjeta gruan te virgjer, po qelloj nga gezimi……………….eh thashe me vehte sdi kujt ti besoj i shkreti njeri , pushkes se atij apo loqes time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *