Harta/ Ditë me reshje, ja qytetet ku parashikohet të ketë më shumë shi

Ornela

Sot në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Veri mesatare, deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ben me dije se në jug (Vlorë dhe Gjirokastër) ato priten lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës.

1

TEMPERATURAT

(e mërkurë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 14 °C në vendet e ulëta: 6 °C / 14 °C në vendet malore: 1 °C / 7 °C.

ERA

(e mërkurë, dt.27) ajo do të forcohet sidomos në bregdet, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.

2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *