Tashmë, duhet të paguani për të parkuar automjetin në Tiranë.
Nisma e Bashkisë së kryeqytetit u kthye në vendim nga Këshilli Bashkiak, ku janë miratuar edhe pagesat përkatëse për vendet ku mund të parkohet.
Tirana ndahet në tri zona tarifimi për automjetet, përkatësisht Zona A, B dhe C.
Në zonën A tarifa e vendparkimit në rrugë është 100 lekë/ora. Ndërsa në sheshe për autoveturat deri në 5 minuta eshte falas me pas varion në bazë të kohëqendrimit.
AUTOVETURAT
Nga 0-3 orë kushton 300 lekë
3-8 orë 500 lekë
8-12 orë 800 lekë
12-24 orë 1000
AUTOBUSET
1 orё 500 lekë
1- 3 orё 1,000 lekë
3- 8 orё 2,000 lekë
8-24 orё 3,500 lekë
Në zonën B tarifa për vendparkim në rrugë është 40 lekë/ora. Ndërsa në sheshe deri në 5 minuta eshte falas me pas varion sipas kohes.
AUTOVETURAT
Nga 0-3 orë kushton 100 lekë
3-8 orë 250 lekë
8-24 orë 300 lekë
AUTOBUSET
1 Orё 250 lekë
1- 3 Orё 500 lekë
3- 8 Orё 800 lekë
8-24 Orё 1,000 lekë
Ndërsa në zonën C deri në 5 minuta parakimi eshte falas. Më pas tarifa për parkim në rrugë do të jetë 25 lekë/ora dhe në sheshe do të variojë nga 50-250 lekë për autoveturat dhe 150-500 për autobusat.
AUTOVETURAT
Nga 0-3 orë kushton 50 lekë
3-8 orë 120 lekë
8-24 orë 250 lekë
AUTOBUSET
1 Orё 150 lekë
1 – 3 Orё 300 lekë
3 – 8 Orё 300 lekë
8 – 24 Orё 500 lekë
Po ashtu Bashkia ka vendosur tarifa edhe për ata që duan të rezervojnë duke i ndarë në 4 paketa, 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe 12 mujore, ku çmimi ndryshon në bazë të zonës së tarifimit.

Kjo eshte cmenduri. Kesaj i thone te nxjerresh dhjam nga pleshti. Parkimi me pagese ka kuptim aty ku e filloi bashkia, te sheshi Italia ose ne rruget kryesore, jo ne cdo cep.
E fillove me optimizem te madh por po e dhjet muhabetin nga mesi o Erjon djali. Thirri mendjes.
More po per rezidentet e zonave aq vende sa ke lene ti nuk dalin edhe sikur ti dyfishosh vendparkimet e jo me kaq sa thua. Thirri mendjes o Erion se do te te versulen ty.
un mendoj qe me mir esht nje parkim ku e komandon shteti sesa nje parkim abuziv ku leket i mer nji person gjoja i fort ndersa kur i merr bashkia keto lek harzhoen per te miren e pergjitheshme si punesohen edhe shum persona