Nga ndarja e re territoriale e Shqipërisë, me 61 bashki, e djathta del forcë e parë në 9 bashki, ndërsa e majta del në 50 bashki.
E majta, mbi bazën e votave të 2013-s dhe me këtë ndarje, fiton të gjitha bashkitë e mëdha në vend, si Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Fierin, Vlorën. Ajo çka përbën dhe një fakt tjetër befasues është se e majta del forcë e parë dhe në Bashkinë e Shkodrës, e cila deri përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-s cilësohej si bastion i Partisë Demokratike.
Koalicioni i majtë politik, mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2013, rezulton me 38,110 vota, ndërsa ai i djathtë me 32.901 vota, raporton “Shqip”. E majta është në avantazh prej 5.209 votash. Sa i përket Tiranës, e majta ka diferencë votash ndaj së djathtës me 69.727 vota. Blloku i majtë ka 200.551 vota, ndërsa ai i djathtë me 130.784 vota. Diferenca e votave ndërmjet dy blloqeve rezulton të jetë 69.727 vota. Durrësi, një tjetër bashki e madhe, rezulton të fitohet nga e majta me 5859 vota diferencë. Sipas të dhënave, blloku i djathtë, mbi bazën e votave të 2013-s, ka 47.164 vota, ndërsa e ai i majtë, ka 53.023 vota. Pikërisht për këtë bashki rezulton një diferencë prej 5.859 votash. Për Bashkinë e Elbasanit diferenca e votave mes së majtës dhe së djathtës është 15.782 vota. Blloku i majtë ka 48,828 vota, ndërsa ai i djathtë 33.046 vota.
Dibër, Klos, Peqin, Kukës, Has, Tropojë, Kurbin, Kamzë dhe Vorë janë njësitë administrative në të cilat e djathta del fituese, kjo gjithnjë me rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s. Bashkinë e Tropojës, e djathta e fiton me rreth 73% të votave. E djathta rezulton me 8,387 vota, ndërsa e majta me 3,273 vota. Bashkia e Kukësit, zona që cilësohet si bastioni i së djathtës, fiton nga demokratët e aleatët me një diferencë prej 2788 votash, ku koalicioni i PD-së rezulton me 14,219 vota, ndërsa ai i PS-së me 11,431 vota. Sa i përket Bashkisë së Dibrës, e djathta është në avantazh me 3.9% të votave.

Kjo ne qofte se shqiptaret vazhdojne me votuar si dje!!po ne qofte se zgedhin nje alternative tjeter?
Si dalka e djathta force fituese me 9 bashki,mos e keni gabim?Beni mire llogarit zotrinj???
Po ata qe jane kunder majtas dhe djathtas ne cilat bashki duhet te jetojne?
Bocari,
Qytetaret qe nuk e ndjejne veten te perfaqesuar nga politika e korruptuar eshte e mira te organizohen me lista qytetare e te zgjedhin perfaqesuesit e tyre midis figurave te nderura e te respektuara te komunitetit. E keqja eshte se duhet te perballesh edhe me blerjet e votave nga ana e politikaneve qe e kane kthyer ne biznes kete gje.
@info analitike
Drejt e ke, por, për fat të keq mafia politike e ka futur këtë popull në qerthull të mbyllur, duke e vënë gjithmonë para alternativës të votojë me të keqin, ose, e thënë në mënyrë të zbukuruar, më të mirin e të këqijve…
Nëse do ishim në demokraci, asnjë biznesmen nuk do kishte mundësi t’i qasej kandidimit, le më të kapardisej në parlament, me xhepin plot e kokën bosh. Është një çmim i pashmangshëm që e kanë paguar të gjithë popujt në rrugëtimin drejt demokracisë, le më ne që për 50 vite ishim skllevër të qelbësirës nga Gjirokastra e të qelbësirucëve që i shërbenin si qenë të rrahur, një pjesë e të cilëve e sheh duke lehur edhe në këtë forum.
Ndarja e re teritoriale me votimin e 2013 del si thote shkrimi. Por ne qershor 2015, ndryshe nga 2o13, eshte ne pushtet e majta. E ne Shqiperi votimet jane politike edhe kur jane per bashki e komuna. Dhe votimet shpesh behen kunder atij qe ka qeverine. Ca si veshtire qe mileti te jete i kenaqur me kete qeveri. Megjithate per shume te tjere, perfshi mua, nuk ka fare rendesi kush ka bashkine apo qeverine. Asnjera nuk ben per njerezine, po per partine.
Po nese nuk rikandidon funderrinat aktuale PS, fiton ne te kundert del 9 bashki PS dhe 52 PD edhe ketu do kuptoje rilindja se nuk tall dot bythen me popullin. Populli nuk ha bar, ne cdo 2 vite populli te shkaterron.
U BENE GORRICAT SIVJET!
Komentuesit .>>?METEH >>! I JAP plotesishte te drejte !
PD ,ose organizata islamike,ose antishqiptaret e provuar , si munde te marrin 9 bashki !
Per te thene me mire ,munde te marrin 2 ose 3 bashki ,,,,,,po edhe keto …..me brek neper kembe ….duke dhene edhe …kacidhet e fundit per te mbijetuar te maskuar ….si mender politikane ! Poshte tradhtaret e kombit shqiptare !
Antishqiptaret ,nuk kane me vende ne karriget drejtuese !
Populli ,tashme eshte zgjuar, po i kushton qeverija antishqiptare e kaluar e tyre ,por me ne fund,Zoti Vonon ,Por , Nuk Harron !
Uroj zhdukjen e ketij kanceri qe mbertheu vendin tone per 23 vjete !
Ke quani te djathte e te majte, zoterinj?
Kopene e kricave te salaudin bajraktarit,
sorraket e mehdi gerdecarit,
apo mocaloret e skraparit ?
Nje popull qe vrapon pas ekstremizmit komunisto-fashist eshte i destinuar te vuaje. Kush nuk e kupton se c’do te thote manipulim mediatik, ne qafe paste veten!!!
“apo mocaloret e skraparit ?” Duhet te ishe me i vemendeshem ne oren e gjeografise. Skrapari eshte nder male dhe nuk e ka njohur “mocalin”
PS. nuk jam nga Skrapari!
Te djathte pa breke ne prapanice… dhe te majte me poture neper kembe . Kjo eshte e djathta e majta ne Shqiperi.
KETO ZGJEDHJE DO TE JENE NJE SHPULLE E MADHE NDAJ DYSHES RAMA-META QE MASHTROI POPULLIN DHE THEU SHPRESAT E 23 QERSHORIT.ARROGANCA DO TE MARRE PERGJIGJEN E MERITUAR.
vota eshte e shejte per ket motiv eshte edhe e veshtire sepse zhvillohet poshte sistemeve elektorale te vjetra.
prandaj duhet edhe reforme elektorale !
shpresojme!!
Nga e thëna në të bërë, i ndan në mes një lumë i tërë
E djathta mundet te mare vota ne Vicidol e asgjekundi tjater ne Republiken e Shqiperise . Dhe kjo per nje arsye me shume se askush nuk voton Satrapin dhe obortaret e Shqupit Ristane , Paloken ,Strazimirin , Vokshin , Bumcin , Halimin , Boden , “Bir Selman i Nenes …… Moj kasolle ku na Mblodhe “
Une diskutoj Bathoren dhe mendoj se do e tradhetoj saliun, se vete bathoristet e sotem, dje ishin rapsodet me te mire, kur partia i kerkontekenge per shokun Enver.
Keta dine ta dredhin dhe ketu saliu do te shohe se garda e tij, u zbyth.
Ore vetem nje bashki fiton e djathta. Do ta caje ne dysh aleanca kuq e zi. Per te majten nuk di te them. Ka trende kontradiktore (LSI-PS)