Harta e krijuar së fundmi nga gazeta prestigjioze britanike Telegraph tregon shtetet të cilët janë më të rrezikuar nga sulmet terroriste, inspiruar nga ngjarjet e ditëve të fundit.
Shqipëria, sipas të dhënave, nuk është në nivelet më të larta dhe shqetësuese, por që rreziku qëndron, duke qenë se për të parashikohet niveli i terrorit 2, i konsideruar nën nivelin mesatar.
Shtetet të cilat janë më të rrezikuara janë ato Europiane, përkatësisht sipas hartës kemi: Britaninë, Gjermaninë, Francën , Spanjën, Rusinë, por edhe shtetet e Afrikës Veriore etj.
Në rajon, ne jemi në të njejtin nivel rreziku si Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Greqia, Kroacia dhe Maqedonia janë më të rrezikuara.
Për hartën e krijuar nga gazeta janë përdorur të dhëna nga Zyra e Ministrisë së Jashtme Britanike, e cila rankimin e shteteve e bën në varësi të këshillave se ku mund të udhëtohet, sipas niveleve: e lartë, mesatare, nën mesatare dhe e ulët./E.T

Mos shkruani Budallaleqe me PRESTIGJOZET e TELEGRAF.
Mos botoni artikuj qe skane asnje vlere,ka informacione me PRESTIGJOZE se karagjozlleqet e webeve.