VIDEO: Furtunë në Vlorë, uji përmbyt rrugët dhe trotuaret

redaktor

 

Furtuna ka përfshirë qytetin e Vlorës, mbrëmjen sotme. Shtrëngatat e shiut dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve, duke kufizuar pamjen për shoferët.

Nga reshjet niveli i ujit në rrugë është rritur duke dalë mbi trotuare. Në pothuajse të gjithë kryqëzimet e qytetit janë krijuar radhë trafiku për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ndërkohë përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në qytet. Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor.

Video më poshtë tregon situatën në Vlorë, mbrëmjen e sotme afër Portit Detar:

 

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëborë në juglindje dhe veri. Temperaturat kanë shënuar ulje të forta.

Por deri kur të do vazhdojë moti i keq?

Shirat do të vazhdojë edhe të hënën. Të martën vranësirat do të fillojnë që të largohen gradualisht nga territori jonë për t’ia lënë vendin nga e mërkura e në vazhdim një moti të kthjellët, por me temperatura të ulëta, tipike të stinës.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *