Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Nuk ka ndodhur në historinë e diplomacisë ruse që një ambasador i saj i akredituar në një shtet të huaj, në një paraqitje publike dhe zyrtare të përdorë një gjuhë rruge për të demostruar forcën e politikës së jashtme të Rusisë. Ndodhi në 13 shkurt me ambasadorin e Rusisë në Suedi, Viktor Tatarincev, i cili në një intervistë me një nga gazetat më të mëdha suedeze “Aftonbladet”, deklaroi me gojën plot: ”Ne u bëjmë m..tin sanksioneve të SHBA dhe BE ndaj Rusisë”. (Gazeta suedeze e botoi të plotë tekstin, pa pika).
Deklarata e padëgjuar ndonjëherë diplomatike dhe emri i ambasadorit rus bënë xhiron e botës. Është një qëndrim i paimagjinueshëm për një ambasador që, në cilësinë zyrtare dhe publike të përdorë një gjuhë të tillë vulgare, dhe rasti është pak të cilësohet skandal diplomatik.
Nuk ka informacion nëse Ministria e Jashtme Ruse ka ndërmend ta tërheqë ambasadorin e saj në Stokholm për këtë skandal, siç do të vepronte normalisht një shtet serioz. Të skandalizuar janë edhe vetë mediat ruse për këtë ngjarje të paparë diplomatike dhe gazeta ruse “Komsomolskaja Pravda” në 13 shkurt shkruante që në titull se “Ambasadori rus në Suedi me gjuhën e rrugës shpjegon qëndrimin ndaj sanksioneve të Perëndimit”.
Gjuha e rrugës e përdorur nga ambasadori reflekton jo thjesht fizionominë personale dhe kulturore të ambasadorit, i cili ka harruar rregullin e artë që diplomati në një shtet të huaj është diplomat edhe në pijetore.
Gjuha e rrugës në emër të statusit zyrtar si ambassador shpreh gjendjen aktuale halucinante dhe profilin e nje diplomacie arrogante të një shteti të ethtuar nga fantazmat e luftës kundër Europës, NATO-s dhe Perëndimit. Ambasadori rus me gjuhën dhe fjalorin e tij brutal paraqet intonimin dhe metodologjinë e re arrogante të mendimit dhe të veprimit të diplomacisë dhe të politikës së jashtëme ruse në drejtim të gjitha shteteve të Europës nga deti Baltik deri në detin e Zi.
Është pararoja diplomatike e ofensivës shtetërore ruse të shantazhit dhe të kërcënimit ushtarak në një hapësirë të gjerë mbarë europiane.
Ambasadori rus në Suedi me gjuhën e rrugës përçoi kërcënimet direkte të Moskës ndaj Suedisë për të parandaluar anëtarësimin e vendit nordik në NATO. Tatarincev kërcënoi se “ata që mendojnë të bëhen anëtarë të rij të NATO-s duhet të heqin dorë nga ky objektiv. Kjo për Rusinë është çështje e rëndësishme dhe parimore”.
Kërcënimi i ambasadorit rus në adresë të Suedisë për çështjen e anëtarësimit në NATO lidhet me faktin që muajt e fundit në Suedi është shtuar shumë debati në qarqet politike dhe publike lidhur me nevojën e hyrjes së vendit në Aleancën Atlantike.
Debati është rindezur pikërisht për shkak të kërcënimeve të reja ndaj sigurisë kombëtare të Suedisë dhe të vendeve nordike nga Rusia. Faza e re e rrezikshme e përgatitjeve të hapura të Rusisë për luftë kundër Ukrainës me përqendrimin e mbi njëqind mijë forcave ushtarake dhe të divizioneve tankiste dhe të forcave ushtarako-ajrore në kufijtë e Ukrainës, krijoi shqetësim të natyrshëm në gjithë Europën dhe frikën se Rusia me përgatitjet për luftë dhe për pushtimin e Ukrainës po hyn në një fazë të re agresiviteti, që mund të avancojë dhe drejt rajoneve të tjera europiane.
Shqetësimet janë që Rusia mund të ndërmarrë edhe në detin Baltik kundër vendeve nordike atë, që po bën me Ukrainën në Detin e Zi. Nuk duhet harruar se jo larg, por në vitin 2014 Rusia ndërmori agresion kundër Ukrainës dhe i aneksoi dhunshëm gadishullin e Krimesë dhe i shkëputi rajonet lindore atij vendi.
Këto rreziqe ruse në shkallë europiane për sigurinë kombëtare, nuk mund të mos vinin në lëvizje institucionet dhe opinionin publik suedez lidhur me rrugët më të mira për mbrojtjen e pavarësisë dhe të sovranitetit të vendit përballë një rreziku rus.
Vlerësimi dominues është se mënyra më e sigurtë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare do të ishte dhe anëtarësimi në NATO. Të gjitha anketat e zhvilluara tregojnë se ka një rritje të madhe të qëndrimit në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Por zyrtarisht qeveria suedeze ka deklaruar, siç tha sekretarja suedeze e shtetit për punët e jashtme, Karin Wallensteen, në 12 shkurt se “Ne duam të jemi partnerë të fuqishëm me NATO-n, por nuk kemi ndërmend të hyjmë në të”.
Natyrisht ambasadori rus në Suedi dhe diplomacia ruse e dinë këtë qëndrim zyrtar të qeverisë suedeze, e dinë se nuk ka ndonjë hap zyrtar suedez në drejtim të anëtarësimit në NATO, ndaj duken alogjike kërcënimet ruse në adresë të Stokholmit për këtë çështje.
Por diplomacia ruse përdor shantazhin për të mbajtur të gjitha shtetet nën presion dhe për t’i orientuar drej lidhjeve me Rusinë. Ambasadori rus arrin deri atje sa që sulmon Suedinë se “Nuk është mirë për Suedinë që nuk ka kontrata ushtarake me Rusinë”. Kërcënimi dhe shantazhi rus konkretizojnë synimin që Suedia të orientohet drejt lidhjeve ushtarake me Rusinë.
Gjuha vulgare apo diplomacia e rrugës, siç e quajti vetë shtypi rus, nuk duken të rastit. Ambasadori rus është ndër stekat e vjetra të diplomacisë ruse, i cili ka 23 vjet që shërben si diplomat vetëm në Suedi, ku e ka nisur karrierën si atashe i kulturës në vitin 1980 në ambasadën ruse në Stokholm. Pas 23 vjet jetese në mesin e një shoqërie aq të zhvilluar, të kulturuar dhe aq demokratike, një shoqërie të përmbajtur dhe intelektuale si shoqëria suedeze, diplomati i vjetër rus duhet të kishte mësuar normat e një sjellje të denjë publike për një diplomat të një shteti të madh.
Por duket që ambasadorin e kanë nxjerrë nga shinat e etikës diplomatike dhe njerëzore prepotenca dhe histeria luftënxitëse, që ka përfshirë Kremlinin, shtetin dhe diplomacinë ruse që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar, kur Moska i dërgoi SHBA dhe NATO-s kërkesat e saj ultimative që NATO të mos zgjerohet me anëtarë të rij, që të mos vendosë pajisje ushtarake në vendet anëtare të NATO-s dhe të tërhiqet në konfiguracionin e saj të vitit 1997.
Ultimatumet e Moskës të kujtojnë stilin e muzhikëve zaporozazh, që i shkruanin sulltanit me gjuhën e vodkës. Moska i drejtohej Aleancës Atlantike në kohën që kishte grumbulluar mbi 100 mijë forca ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe po bëhej gati për ndërhyrje ushtarake.
Si dërgimi i kërkesave ultimative drejt SHBA dhe NATO-s, ashtu dhe operacioni i madh ushtarak në drejtim të Ukrainës, kanë një emërues të përbashkët: sanksionimin e sferës ruse të influencës në Europë.
Në këtë strategji hegjemoniste ruse konsiderohen armiq të gjitha shtetet, që janë anëtarë ose miq me NATO-n, përfshirë edhe Suedinë. Ndaj harta ruse e shantazhit kap të gjitha shtetet nga Ballkani e deri në Baltik. Krahas përqendrimit të forcave të mëdha ushtarake ruse në kufijtë tokësorë dhe detare të Ukrainës, Moska intensifikoi edhe operacionet e saj të provokimit të tensioneve ushtarake në detin Baltik dhe pranë Suedisë.
“France 24” njoftonte në 25 janar se “anijet ushtarake amfibe të Rusisë nisën të lëvizin nëpër detin Baltik, disa prej të cilave shumë afër Suedisë. Shumë fluturime dronësh me origjinë të panjohur nisën inkursionet mbi centralet bërthamore suedeze”.
Mediat suedeze bëjnë të ditur se dronët janë ruse dhe se ka një shtim të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore suedeze nga avionët ushtarakë rusë. Zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, në datën 24 dhjetor 2021, pas ultimatumeve të Moskës ndaj SHBA dhe NATO-s, kërcënoi publikisht Suedinë dhe Finlandën se “në qoftë se hyjnë në NATO do të kenë pasoja ushtarake dhe politike”.
Rusia i jep vetes të drejtën që të diktojë se si duhet të sillen dhe si duhet të veprojnë shtetet sovrane në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare.
Kjo prodhon diplomacinë e megallomanisë dhe të arrogancës jashtë çdo etike. Çështja e gjuhës së rrugës, që përdori ambasadori rus në Suedi apo gjuhës së ironisë bajate dhe të talljes primitive, që përdor në brifingjet e saj të përjavshme zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, ndaj shteteve, kryeministrave apo presidentëve të shteteve të tjera, janë në këtë linjë. Janë shfaqje e mentalitetit dhe e një ambicje të madhe ruse për hegjemoni në Europë dhe në botë.
Gjuha dhe diplomacia e rrugës rrjedh nga konceptet prej superfuqie të re si në kohën e perandorisë së dikurshme sovjetike, të cilat janë bërë tashmë dominuese në platformën e politikës së jashtme ruse. Këtë platformë e konfirmoi hapur dhe zyrtarisht ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në takimin e punës në Kremlin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në 14 shkurt, kur i raportoi për veprimtarinë aktuale të diplomacisë ruse nëpër botë.
Në fjalimin e publikuar në faqen zyrtare të MPJ Ruse tërheqin vëmendjen dy koncepte ekstremisht agresive të platformës së diplomacisë ruse në Europë dhe në botë.
Koncepti i parë, që paraqet Lavrovi, është se e drejta e shteteve për të përcaktuar politikën e tyre të jashtme dhe aleatët ose pjesëmarrjen në aleanca, nuk është sovrane, por është e kufizuar nga interesi dhe siguria e shteteve të tjera.
“Thuhet se e drejta e shtetit tjetër për të zgjedhur aleanca dhe për t’u bashkuar me to është mbi të gjitha. Kjo gjoja nuk diskutohet. I kujtoj amerikanëve dhe kolegëve të tjerë perëndimorë se e drejta nuk është e pakushtëzuar. Ajo direkt është e kushtëzuar me gjëra të tjera, që përmbajnë konsensusin”- deklaroi Lavrovi në raportin e tij para presidentit rus.
Me një fjalë, nëse shtete të ndryshme sovrane si Suedia dhe Finlanda vendosin të hyjnë në NATO, nuk është e drejtë sovrane e tyre të vendosin, por ato duhet të pyesin Rusinë dhe të marrin konsensusin e saj për aktet e politikës së tyre të jashtme dhe për aleancat, ku duan të anëtarësohen.
Me këtë koncept Rusia i jep vetes të drejtën të ndërhyjë në punët e brendshme të Suedisë dhe të Finlandës dhe t’u diktojë atyre se çfarë politike të jashtme dhe çfarë aleancash duhet tëzgjedhin. Rusia vetë nuk e pyeti NATO-n, BE-në dhe shtetet europiane kur krijoi aleancën e saj të re ushtarake “CSTO” me disa shtete të ish-Bashkimit Sovjetik dhe nuk kërkoi konsensusin e tyre.
Rusia nuk e pyeti NATO-n apo BE-në kur ndërhyri ushtarakisht me trupat e saj në Kazakistan në 6 janar të këtij viti. Rusia nuk e pyeti NATO-n dhe BE-në kur ndërmori agresionet ushtarake kundër Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe kundër Ukrainës në vitin 2014, megjithëse këto dy shtetet ndodhen në kufijtë e Aleancës Atlantike.
Koncepti tjetër agresiv, që shprehu ministri i jashtëm rus, është se hapësira europiane nuk duhet të dominohet nga shtetet dhe organizatat euroatlantike, që ndodhen në të. “Vërejmë përpjekje të kolegëve të NATO-s dhe të BE që në një farë mënyre ato pikërisht duhet të përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të kontinentit tonë. Asnjë shtet, grup shtetesh apo organizate nuk mund të dominojë në hapësirën e OSBE”-deklaroi Lavrovi në raportin e tij.
Është një koncept antiatlantik dhe antieuropian, i cili i kundërvihet direkt NATO-s dhe Bashkimit Europian si organizata, të cilat sipas Moskës nuk duhet të dominojnë në hapësirën gjeografike, që përfshin shtetet e tyre anëtare.
Kjo do të thotë që Rusia nuk pajtohet dhe nuk pranon që shtetet anëtare të BE dhe të NATO-s, që kanë hyrë me vullnetin e tyre në ato organizata pas shembjes së komunizmit, të mbrojnë sovranitetin e përbashkët atlantik dhe europian, por të konsiderojnë se në to ka pjesë edhe Rusia. Është rivendikimi i ri dhe i vjetër i presidentit rus Putin, i cili planifikon të sanksionojë të drejtën imperiale ruse të trashëguar nga Bashkimi i dikurshëm komunist Sovjetik për të sunduar ish-vendet komuniste të Europës, që sot janë në BE dhe në NATO.
Nuk është rastësi që Moska kërkesat e saj ultimative për të ashtuquajturat garanci të sigurisë ia dërgoi veç e veç me letra të Lavrovit të gjitha shteteve anëtare të NATO-s dhe të BE në një përpjekje për të bërë diversion dhe për të përçarë aleancat perëndimore, por edhe për të konfirmuar të drejtën e sferës së saj të influencës në shtetet ish-komuniste europiane.
Ministri i jashtëm Lavrov u detyrua t’i raportonte bosit Putin se asnjë shtet, që ka marrë letrën e tij, nuk i është përgjigjur asaj. Me një gjuhë të padenjë për një ministër të jashtëm të një shteti të madh dhe për një diplomat me përvojë të madhe, Lavrovi raportoi se ka marrë përgjigje vetëm nga “nëpunësi Stoltenberg dhe nëpunësi Borrell”. Gjuha përçmuese e shefit të diplomacisë ruse për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe për përfaqësuesin e lartë të politikës së jashtme dhe nënpresident i Komisionit Europian tregon një etikë mjerane dhe një megallomani të papranueshme.
Fjalori dhe mentaliteti i rrugës, që po shfaqet si tipar i diplomacisë ruse, si gjuhë dhe si concept e demonstron një fazë të re kërcënimesh dhe agresiviteti të diplomacisë dhe të shteit rus. Ka një ethe të papërmbajtshme nga Kremlini për të rindërtuar staturën e superfuqisë sovjetike, që kishte dikur Bashkimi Sovjetik, kur sundonte gjysmën komuniste të Europës.
Ka një ethe personale të presidentit Putin, të cilin me sa duket mosha e tretë në vend që ta frenojë në ambicjet, po ia nxit instiktet dbe komplekset frustruese të 30 viteve të pas luftës së ftohtë për humbjen e hegjemonisë sovjetike pas shembjes së komunizmit. Ndaj asistojmë në manifestimin e një agresiviteti shumëplanësh dhe shumëformësh të shtetit dhe të diplomacisë ruse në kontinentin europian.
Kremlini po krijon një klimë rreziku, që shumë vëzhgues dhe diplomatë e krahasojnë me atmosferën diplomatike në pragun e luftës së dytë botërore. Mendimi realist është se ekuilibri i terrorit do të funksionojë dhe do të frenojë që agresiviteti apo një aventurë luftarake lokale ruse të shndërrohet në konflikt kontinental ose global.
kundershtaret reale te Amerikes jane aleatet Europiane dhe te tjere.
Amerika ka hall mos perendimi kthehen blejne nga kina a rusia.
Po bertet t’i mbaje ne vathe te blejne me cmimet e kripura amerikane dhe per bonus tu shesi dhe armatime.
https://www.counterpunch.org/2022/02/11/americas-real-adversaries-are-its-european-and-other-allies/
Pse ju vjen cudi me politikat e Rusise. Gjithmone keshtu ka qene. Harruat cberi me vrasjet miliona ne Ukraine.
Pushtimin e hungarise 1956, cekise 1968. Dhe do te marshonte drej Shqiperise po mos ishte nderhyrja USA dhe Tito ne jugosllavi qe nuk pati mardhenie te mira me ruset.
shaban mire e ke ti po mos i mer per budallenj ruset ose putinin lavrovin e ate ambasadorin ne suedi ata e shohin qe evropa ku hyn e gjermania jane jane apo hiqen te dobet pluis i dha krahe vegla e tyre dordoleci tramp plus korupsioni extrem kudo terorizmi sidomos isis talebanet te perdorur zgjuaresisht nga putini erdogani irani asadi etj jane shume gjera qe i japin zemer po me shume pederastat e evropes po te behemn bashke vendet e evropes po me shume suedia finlanda ukraina e ti thone po ti na kercenon ne te re do hujme ne nato e ti na sulmo e ne do sulmojme e ku te dale e shifja bythen ti putinit e evropa ti thote qe ne deri sa te bjesh ti do ngrohrmi me bajgat e lopeve te thare ne behar po jane pjerdhur te tere pa shin putini vucici ramushet berishet etj
Ruset i trembi ilirfloriri se mblodhi sigurine kombetare dhe do preg.per lufte me curqe.
Nga ana tjeter rama me xhacken ne okb,dhe tani lexojne edhe shkrimin e shabes qe shkatrroi revizionizmin dikur me ZP,apo ca komente kercenuse te turkoshakeve,edhe putini bishtin nder shale ose sic thote tak ngjela qe u tremb dhe iku.
As cfurqe nuk kemi po do mbledhim ca gure.
Info dhe analize ne kohe dhe shume domethenese,per ata qe ndjekin keto zhvillime.Kurjoz,se si i “pertyp” dhe analizon Ambasada tone ne Stock dhe MPJ,ate cka ndodh……. Qytetari
KA TË DREJTË AMBASADORI YNË I SHQUAR, NË KËTË ANALIZË. SI NË TË GJITHË VEPRËN E TIJ MADHE.
POR UNË MENDOJ NDRYSHE, SA I TAKON SHKAKUT PSE E KA HUMBUR QETËSINË RUSIA.
PARALAJMËRIMI “I RREPTË”, QË I BËRI KJO biba jonë, E BËRI RUSINË TË HUMBASË BUSULLËN.
Ambasadori yt esht i shitur bie ere vite drite larg. Madje edhe idiot.
Rusia e sllavet mbase sjane aleate strategjikisht per shqipot, por shqipot dhe bota s’jane budallenj mos kuptojne lojen e dhelpres plake te Anglise dhe bulldogut te saj Amerikes qe s’po lene gje pa bere ta shtyjne Rusine ne nje pergjigje ushtarake qe keta te dy te justifikojne nje kunderpergjigje para syve te botes.
Me situaten qe Anglia & Usa elektrizuan nese Rusia nuk ngacmohet ende pritet te ndersehen ukrainasit e djathte qe te provokojne me gjakderdhje ne Donmbas ne menyre qe ta kene te sigurt nje nderhyrje ushtarake Ruse.
Shabja yne nuk ka aq tru sa pretendon, kjo nuk eshte nje beteje qe shqipove ju takon te flasin, s’eshte per ne, shihni hallet tuaja.
z.Murati ka bere nje perskrim real te klasit te ulet te diplomacise ruse duke filluar nga Maria Zaharova, e veshur keq dhe gjuhe te barter deri tek ylli i diplomacise ruse, ate qe edhe “ylli” i diplomacise shqiptare Milo , pelqen ta therras vetem ne emer, Sergei..Maria dhe Sergei ne diplomacine ruse kane aq ze sa edhe rrugaci i Cecenise,Kadirov.Kasta aktuale e Kremlinit merr shembull etikete nga i pari i saj, Vladimir Vladimirovic, me shprehjen lapidare qe perdoret nga pijanecet e rruges ne Shen Petergurg”Nravitsja ne nvravitsja termites moja krasavitsja”.Dhe ketu nuk e kushte fjalen per Mashen Zaharovna.Kush eshte Sergei, nje i korruptuar, nje immoral, pjese e grupit kriminal te Putinit..Te presesh klas dhe diplomaci nga lakejte e Putinit eshte realisht e pamundur pare trajtimin qe Putin i beri duke e mbajtur aq larg si nje isemure me lebroze.Gjithe diplomacia ruse eshte e semure, ata vecse po tregojne fytyren e vertete te asaj cka qene edhte dhe do te jete Rusia e shekullit te XXI
Si mund të presë dikush një analizë të klasit të lartë nga Zhabë Murati? Ky çingije, është vetë i përzier me shërbimin rus, ndërsa nëpër gazeta e libra hiqet si “patriot i thekur”.
Eh , more Shaban!?,Po ku ishe ti kur ish presidenti Berisha e quante gazeten me të madhe Amerikane “Nyjork Taims ” _(letër higjenike)dhe ky nuk ishte “ambasador” por president i nji vendi mik me Amerikën!?Qetësohu Shaban!?Kjo njeaneshmeriajote nuk te ben as të drejtë ,as të guximshme!?
Ka nje shprehje te urte e te bukur ne Bibel, O Shaban, mos shiko qimen ne vetullen e tjetrit, por shiko traun ne syrin tend! (Nuk jam fetar e as me plas per biblen dhe kuranin, por shprehja ka nje domethenie te madhe.)
Kur i paske kaq per zemer sjelljet e mira dipllomatike dhe ato te zyrtarve te larte, duhej te kujtohej zoteria jote per shprehjen e Erdoganit aty ne vitet 1999-2001, se minarete tona jane bajoneta per qafiret e perendimit! Apo per shprehjen e Xhorxh Bush juniorit president, kur nga tribuna cilesoi ‘bir kurve’ nje gazetar, skene kjo e perseritur edhe me mikun tone te sotem, presidentin Biden, para nja dy-tre javesh! Se lwre mw Trumpin, qe i kish pa recete shprehje te tilla vulgare, apo rrugace, sic i quani ju!
Tani kalojme tek shprehja e ambasadorit rus ne Stokholm! Shprehjen e tij e lexuam ne gazeten DITA para dy ditesh, dhe pervecse sa keni sjelle ju, ishin edhe fjalet: ‘te me falni per shprehjen’, gje qe ju i keni “harruar” ti vendosni, per tu dhene atyre fjalve karakterin e nje rrugacerie! ne nje kohe qe konteksti kishte te bente me rrethimin ushtarak te Rusise, te cilen Putini dhe ruset po e demaskojne dhe perpiqen ta apelojne prej rreth 20 vjetesh, qysh nga koha kur Bush-juniori nisi vendosjen e raketave ne Poloni e Rumani kunder ‘mullaheve iraniane te Teheranit’!
Por kalojme tani tek ajo kryesorja, ku qendron shkrimi juaj, se nuk perben dhe aq teme diskutimi menyra se si ju e transmentoni te cunguar shprehjen e ambasadorit rus ne Stokholm, nuk perben dhe aq teme diskutimi as menyra se si ju heshtni ndaj shkaqeve te nervozizmit te ketij ambasadori! Teme diskutimi jane genjeshtrat tuaja ne lidhje me Suedine dhe problemet e saja per te hyre ne NATO. Sic duhet ta dini, Suedia ka nje tradite te hershme ne asnjansine e saj ndaj blloqeve te ndryshme ushtarake; ne L2B ajo ishte asnjanse. Gjithashtu e majta suedeze ka qene gjithmone e forte ne Suedi, biles ka qene nje e majte pa kontakte me stalinistet, me hrushiovianet, me brezhnjevianet dhe te tjere me pas. Kryetari i te majtes suedeze ne vitet 70 e 80, shume i degjuari Olaf Palme, nuk kishte lidhje me Mosken dhe as kishte ndermarre ndonje percapje per te kopjuar apo afruar me Mosken, aq me pak kur u zgjodh kryeminister! Megjithate forcat e djathta perendimore ne fuqi e vrane ate! Padiskutim qe aty kane patur dore CIA, Mosadi, BND, etj, ne bashkpunim me elemente te forcave te djathta suedeze, se nuk ka si te vritet nje kryeminister aq popullor ne vendin e tij nga vetem vete suedezet! Dhe ai u vra pa e cuar vendin e tij ne krize, si ne rastin e Salvador Alendes ne Kili, u vra se socializmi i tij po behej -si ide- popullor ne Suedi!
Tani pyetja ime per ty Shaban eshte: kush ka futur turinjte e tij me shume ne Suedi, Amerika apo Rusia (BS)? Nuk ka nevoje te pergjigjesh fare, se CIA ka qene pas cdo dere suedeze; -per kete duhet te te mjaftoje fakti i rastit te matematicienit Boris Hagelin ne vitet 50-60, te cilin CIA e gjeti dhe e morri per programin e spiunazhit me emrin ‘Minerva’ (shiko emisionin e kanalit svicerian ne youtube mbi ‘te).
Qe ta mbyll, se u zgjata shume Shabe, nwse ti mendon se jeton ne demokraci, dil ne nje studio televizive shqiptare dhe me fto edhe mua, apo ke te duash qe ka mendime te kunderta me te tuat, dhe diskuto hapur e pa komplekse! Por kete nuk do arrish ta besh dot, o Shab, se nuk te le daj Sami dhe sherbetoret e tij ne Shqiperi! Ndaj vazhdo me monologjet e tua te njeanshme dhe cimento diktaturen perendimore akoma me tej!
Dhe per sqarim per ndonje tjeter: te mos kujtoj njeri se po mbroj ketu palen ruse, se kerrkush nuk e do Rusine deri ne Moldavi, dhe as me plasi per Putinin apo Xiun e Kines. Por plehrat tona perendimore jane bere te padurueshme dhe meritojne te shkojne sefundi tek vendi i plehrave!
Komentet jane te Teperta…akoma edhe pa gjuhe Diplomatike..Ambasadori Russe ju ka then Qarte:Nuk ju Pjerdhim,sepse kane Shtet-Kombe..dhe jane te gjithe NJe…dhe nuk Lepijne askende…
Arrogante te bene Forca e Shtetit qe Perfaqeson….te tjerat jane kote..lol
Eh Shab Qosja ,ti shkru sikur je zgju prej gjumit mas 30 vjetesh! Ruset kan tradite ne te tilla marifete po ti mase s’ke nigju per nje fare Boris Jelzin dhe bemat e tij ose nje fare Zhirinovski se ndryshe nuk do habiteshe nga ky fare ambasadori! Shkrim si gjithmon kot sa me mor ca pelqime!
Hidhi pak syte nga Amerika dhe mso nga armiku yt i preferuar Edi i Gjat Rama ose nga Olta
Besoj se terheqja e Putinit I la dopio gjashten ne dore jo vetem Shabes por dhe Shba-se.
.
Kujt I kujtohet periudha 1991-1992 (gorbacov-jeltcin)ne Rusi dhe me vone ne 1999 kur u clirua Kosova qe njihet si periudha me e zeze e ruseve..kurse sot dhe me proamerikani ne bote ( nga ata te moderuarit) e kuptojne qe Rusia jo vetem e ka marre veten por arrin deri sa te fuse dhe inteligjencen e saj deri n eprishjen e balances votimeve ne Amerike ,Britani dhe me gjere..
>
Mendoj se ka qene dhe eshte e gabuar qe Natoxhinjte te perpiqen te fusin Ukrainen ne Nato dhe duhet te heqin dore ndoshta deri kur te vdese Putini sepse kete te fundit Perendimi me Ameriken ne krye I qindfishoi vleren
.
Mediat shqiptare dhe boterore qe jane kthyer TOKSIKE jane pregatur te shajne Putinin edhe nese sulmon ..edhe nese nuk sulmon biles dhe nese terhiqet..do I thone frikacak..
.
E fundja kur Blinkenin-Eskobarin
dhe Kimen e Dashit
e ka mundur Salini
qe non graten e ShBA-SE
e ktheu ne Viagra antiKIM
cfare do ti bejne Putinit…
Putini synoi te pushtonte Azerbaxhianin duke e futur ne lufte me Armenine.Qellimi : te shtinte ne dore tubacionet e gazit azerbaxhian ,me qellim qe te fuste europen ne dare me tubacionet e gazit.Ne azerbaxhian Putini pa turkun dhe u zbyth.Putini eshte frikacak .Tani shikon GB,USA,ne Ukraine dhe futi bishtin ne shale.Pazaret me francen dhe gjermanin i ka per Afriken.
Zoti mali te falenderoj qe vertetuat profecine time me siper ku shprehesha: NESE PUTINI TERHIQET…PRITET TA QUAJNE FRIKACAK… e ke gabim ?
.
Jane dy faktore kryesore ne krizen e Ukraines qe jo vetem jane ne favor te Putinit por e bejne ate automatikisht fitues edhe ne rastin se behet lufte edhe nese nuk behet:
E para;
Saracineskat e tubacioneve te Naftes dhe Gazit qe shkojne ne Europe jane mbi 85% ne dore te Ruseve dhe keto merimangat e zeza te tij e kane pushtuar Europen…Nafta can bllokaden thonin ne Kohen e Enverit madhereshim( nuk e quaj une te madherishem..por sot per sot e bene; kimi Sali-luli-lili-edi)
.
E dyta;
Nese shohim harten demografike te Ukraines edhe me budallai e di se Djepri e ndan ate vend ne pjese ruse dhe ne pjese ukrainase..Normalisht cdo ushtarak me njohuri strategjike minimale e di qe Putini do qendroje jashte kufinjeve te Ukraines me armatime….por “nese piqen kushtet” I con nje FERSHELLIME ruseve te Ukraines Lindore dhe per 24 ore ndodh ajo qe ndodhi ne Krime ku mbi 90% e popullsise votoi pro Rusise..
.
Bej pjese te ato banore te Planetit qe me kuptimin e fjales nuk me rruhet trapi (pa “m”) cfare do ndodhe me Ukrainen ne nje kohe kur politika amerikane e ka dhi muhabetin me Saliun e saj I cili edhe pse ka bere krime q klasifkohen kunde r njerzimit ata tallen me non graten dhe lene Pit Bullin te Terbuar te tyre pa zingjir deri sa arrin te poshtroje non stop dhe Kimen e Dashit….
Nuk i behet dot presion Botes moderne me rubinet, se gazi ju dha si mundesi rusve per tu integruar As me nafte nuk i behet dot presion perendimit e jo me me gaz! Putanes ju tha ti bente hesapet mire dhe ajo i beri. Do vazhdoje te marre ca para gazi dhe ti duket vetja si me forta ne Bote. Rrota e perparimit modern perendimor nuk kthehet dot mrapsh ose te ndalet .
I befsha “ni-tum=lexoje mbprapsht kete fjale” ketyre shoqatave te miqsise apo armiqsise sllavo shqiptare por dhe ju qe si Fuksa Interneti duket sikur kerkoni te gjeni “armiqte” e fshehur te Amerikes..
damllaja qe s’te bie..
Lexoje dhe nje here cfare kam thene me lart:
“nuk me rruhet trapi (pa “m”) cfare do ndodhe me Ukrainen ne nje kohe kur politika amerikane e ka dhi muhabetin me Saliun e saj I
.
Mori Kimja e rruges Elbasanit “shpaten” e Donald Luse per Dekriminalizimin ,Vetingun dhe Spakun per ti prere “koken” politikisht Berishales..por kjo shpate u kthye ne brisk rroje per ti rruajtur qimet biles rezultati 7 me 1 ne gjykaten kushtetuese per shkarkimin e Ilir Sali Metberishes tregoi se banda kriminale BMB (Berish Bash Meta) ose ja ka bere Amerikes “tete me dy “ ose eshte loja e kesaj te fundit qe pas 100 vjetesh merret vesh “muhabeti”
.
Konkluzion:
Asnje lloj shqiptari apo shquptari qe nga paloshi dy metrosh e deri te keto Shabanerit e tu nuk duhet te hape sqepin per asnje ngjarje nderkombetare po u cliruar nga pushtimi I treshes BMB qe dhe Quni Kicos apo Kimja e Dashit ose jane per meshire ose pjese e lojes..
.
C’lidhje kane 1500000 ushtaret rus ne kufi me gjykaten per Meten ose me Salen? Me keq akoma ambasadorja s’hyn fare n’ket mes!
Nje gje duhet te dihet mire :Cubi i Vicidolit e krruajti shum me rrugen e Elbasanit ,aq sa ata se harrojn!
Pjesen me te madhe te zullume i ka ne vendin e vet .
Meta hajdut eshte po me SHBA ne se krruajti kurr pervec idjotsis me mal me gropa. Gjygji i Metes bie ere pazari ,se per cfare do i dali era me von!
Sjedezet e shkruajne mutin pa pika, ndersa Shabja me pika
Qenies së gjallë biologjike me dy këmbë e pa kokë, i cili e paraqet vetjen e vet, duke e shumëzuar tre herë me zero(pra me tre kryqe), nuk kam se çfarë t’i them për Analizën e Ambasadorit tonë të shquar.
Nuk kam ç’ti them, sepse ai dhe kuluf-ërit & CO, asgjë të përbashkët nuk kanë: As me marrëdhëniet ndërkombëtare, e as me shqiptarizmin.
Intelektualin tonë të madh, Profesor Shaban Muratin, kulufëria herë na e nxjerr pro grek, herë pro turk, e sot, e paska radhën të jetë edhe pro sllav. Po nejse. Për fat të mirë, njerëzit i kanë sytë në ballë dhe lexojnë. Me mendje, e jo duke lehur.
E the bukur: ‘Për fat të mirë, njerëzit i kanë sytë në ballë dhe lexojnë. Me mendje, e jo duke lehur.’
Per te tjerat, ‘marrdheniet nderkombetare’ e ‘shqiptarizmin’, etj., i leme, se sot eshte bere bota corap dhe nuk e dime ku fillon njera e ku mbaron tjetra! jane veprat ato qe i tregojne. Shkrimet dhe veprat muratiane & Co te ketyre 30 vjeteve tregojne bollshem, sepse ju jeni ne mejdan, ne krye, ne drejtim, ne gjithshka! Kulufet, si dje, si sot, vetem llapaqenien neper skuta, si keto te komenteve ketu, kane patur. E megjithate bota ka levizur sipas ketyre llapaqenieve te kulufeve, por rezultatet i keni korrur si gjithnje ju ismailet dhe muratet! Si kameleone qe jeni!