Harta/ Shqipëria në zonën e vendeve që importojnë vdekje nga ndotja

DITA Online

 

Vendet e pasura eksportojnë ndotjen e ajrit, e cila është e lidhur me vdekshmërinë, ndërsa importojnë mallra, shkruan ‘The Economist’…

Rajoni i Europës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, ka numrin më të lartë të vdekjeve të importuara. Rajoni ka një shifër rekord prej 241 vdekjesh të importuara për një milion banorë.

Çfarë janë vdekjet e importuara? Një e treta e vdekjeve që shkaktohen nga ndotja ndodhin për shkak të transportimit të grimcave nga vendi në vend me anë të erës.

Nga studimi i fundit rezulton se dy herë më shumë janë të shkaktuara nga mallrat dhe shërbimet që janë prodhuar në një rajon të varfër dhe eksportohen për konsum në një vend shpesh më të pasur dhe me standarde më të larta, raporton Monitor.

Në fakt, vendet e pasura po eksportojnë ndotjen e ajrit dhe vdekjet e lidhura me to, duke importuar mallra.

Sikurse Europa Lindore është rajoni që shkakton më shumë vdekje me anë të ndotjes që përcjell në rajonet e tjera, Europa Perëndimore ka numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e vendeve të tjera, duke numëruar 319 vdekje për një milion banorë (shiko hartën).

Rajoni i dytë, i cili eksporton më shumë vdekje me shkak ndotjen është Australia me 311 vdekje më 1 milion banorë.

Qeveritë ankohet për trafikun dhe shqetësimet e tjera lokale që ndotin ajrin. Por hulumtimet e sapopublikuara nga Zhang Qiang, nga Universiteti Tsinghua në Pekin dhe një ekip ndërkombëtar, ku përfshihen ekonomistët e mjedisit, fizikanët dhe ekspertë të sëmundjeve, tregojnë  se problemi ka gjithashtu një dimension global. Analiza e dr. Zhang vlerëson se në vitin 2007 – viti i parë për të cilin ishin të disponueshme të dhëna të plota industriale, epidemiologjike dhe të tregtisë kur skuadra filloi punën – më shumë se 3 milionë vdekje të parakohshme në të gjithë botën u shkaktuan nga emetimet e grimcave (të njohura si PM2.5 , sepse grimcat në fjalë janë më pak se 2.5 mikronë).

 

Share This Article
1 Comment
  • CFARE ??!!!!!! Uau !!!!!! Mos keni qene te dehur apo me probleme mendore? hahahaaa ……. Pu pu pu cfare lajmi berrnut qe nxirrni. Mjah se lat nam e do ju tallin, se sot njerezt udhetojne ne tere boten nuk eshte se keni te beni me Korene e Veriut o analfabete se shkecetare as qe behet fjale se ju nuk dini as dhe si ta shkruani kete. Kam qene ne Kine dhe ne Skandinavi, sidomos Danimarke, ne Kine nga ndotia e ajrit nuk mund te merie fryme, gryket gjate gjithe kohes me rrinin te acaruara, me eshte dashur te perdor maske. Plus Kaldajat e oxhaket qe vetem nxirrning CO2 mund ti shihje ne mes mjergulles se ajrit te ndotur nga kulla e Shanghait. Xi’an O zot thash tmerr , s’mu desh qe o do shkoja te shikoja ushtrine e terracottas , jo me pak Pekini pastaj qe me eshte dash te rri per nje kohe me te gjate. Pa analizuar ndotjet e tjera kimikatesh. Nderkohe ne Danimarke eshte sikur ke ardhur ne vendin e oksigjenit po ta krahasosh me Kinen o njerez, ose o Komunista te felliqur. ……. Edhe ne NYC meret fryme me lirshem se sa ne Kine po ti largohesh Time Square (Midtown) , sidomos kur jeton andej nga Brighton Beach ose Forest Hills ose SI.
    TURP per ju qe beni publikime hartash te rreme dhe pa-dinjitet. Pfffffff

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *