Vendet e Ballkanit planifikojnë që të marrin gazin e lëngshëm natyror nga Greqia, si alternativë e të gazit natyror rus. Radio Evropa e Lirë ka publikuar një hartë me vendet e Ballkanit Perëndimor që planifikojnë të lidhen në rrjetin e gazit të lëngshëm nga Greqia – që aty do të deponohet nga SHBA dhe Azerbejxhani.
Në hartë, Kosova s’paraqitet si shtet që do të kyçet në rrjet pasi siç përshkruhet në grafikë “Kosovës i duket shtrenjtë” lidhja me platformën e gazit.
Platforma për gazin e lëngshëm natyror (LNG) në portin grek Aleksandropolis duhet të fillojë punën më 2023. Gazi aty më së shumti do të shkojë nga Azerbejxhani dhe SHBA ndërsa më së shumti në të llogarisin shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë disa nga vendet kanë filluar ndërtimin e platformës e disa janë në planifikim e sipër, përveç Kosovës që s’e ka të planifikuar as të fillojë me ndërtim.
Kosova ka refuzuar që të lidhet sepse ndërtimi është i shtrenjtë.
Infografikë e Radios Evropa e Lirë, versioni në gjuhën serbe për shtetet e ballkanit që do të kyçen në platformën e gazit të lëngshëm natyror LNG
Në qytetin e Alexandropolit në veri të Greqisë, ku para dy ditësh ka filluar ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror kanë qenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit përfshirë edhe presidentin serb Vuçiç.
Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot në Greqi se ndërtimi i terminalit të LNG-së është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë rajonin, për të gjithë Ballkanin.
Vuçiç ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm. / REL
j.l./ dita

