Harxhon xhiron e lokalit, lajmëron policinë për vjedhje

Dita

Policia e Pukës ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ka bërë kallëzim të rremë. Edison Kurtaliaj, sipas bluve, sot rreth orës 02.e 15 të mëngjesit, i punësuar në lokal bastesh në pronësi të shtetasit D.H, ka telefonuar inspektorin e Policisë së zonës dhe i ka thënë se kur ishte duke shkuar për në shtëpi mbas mbylljes së lokalit në rrugën afër varrezave të lagjes ‘’Zezaj’’ dy persona të panjohur i kanë dalë para dhe më pas e kanë lidhur me tel me gjemba dhe sipas tij i kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë dhe janë larguar. foto ilustruese e forcave te policisë Madje në telefonatën e denoncimit, 26-vjeçari kishte thënë edhe se ai ndodhej i lidhur tek pishat.

Pasi kanë shkuar në terren dhe e kanë marrë për në komisariat për të dhënë dëshminë e tij, ka rezultuar se ai kishte mashtruar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *