Hasan Halilaj: I përgjigjem me punë shkrimit të Blushit

Dita

Pas komenteve të publikuara në media mbi fenomenin e “Hasanizimit” të Rilindjes, nga deputeti socialist Ben Blushi, ka reaguar kryetari i bashkisë Kukës dhe kandidati për një mandat të tretë në këtë bashki, Hasan Halilaj.

“Unë nuk di të komentoj, unë di të punoj, po vazhdoj të punoj për Kukësin. Ata që kanë kohë për të folur le të flasin. Unë bëj një diferencë mes të folurës dhe punës. Unë po punoj, jetoj dhe do punoj për Kukësin. Të tjerët që kanë për të folur le të vazhdojnë. Unë nuk i përkas fjalës, i përkas fjalës së mbajtur dhe punës ndaj qytetarëve dhe komunitetit të Kukësit”, tha për mediat Hasan Halilaj.

Share This Article
2 Comments
  • Mirë,mirë mor z. Hasan por, a nuk paska Kukësi tjetër veç teje? Sidomos të rinj,të mencur,të shkolluar,patriotë. Dicka fshihet në atë që ju vete mendja vetëm te ty! Duhet të kesh shumë pushtet ekonomik e klanor ma do mendja dhe prandaj të përzgjodhën prapë? Që ti ndihmosh politikisht (të fitohen zgjedhjet) nëpërmjet ushtrimit të fuqisë ekonomike! Kjo është Hasan qerratai? Tung!

  • Bravo Hasan, Ben Blushi eshte bere si ata diversantet klasike.Kerkon te shkatweroje nga brenda.Nje bir i denje i Fatos Nanos qe e rriti politikisht Ben Bratin si i therriste Saliu me mbiemrin e grus, goces qejflie te Abas Bratit,ne 1990 shkoi ne Greqi dhe per muaj se gjeten por sa u martu me Benin u bo goce e mire biles edhe N/drejtoreshe e aviacionit shqiptar.
    Hej bela, mos u merrni me Blush diversantin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *