Hasan Lika shkarkohet nga Teuta. Stoli i besohet Gentian Begejës

Dita

Hasan Lika nuk do të jetë më në krye të Tutës. Ka mbaruar në këtë mënyrë aventura e teknikut 54 vjeçar në krye të djemve të detit.

Humbja e fundit me shifrat 3-0 në Laç ezauroi edhe pikën e fundit të durimit të drejtuesve të Teutës të cilët tashmë kërkojnë që me ndryshimin e drejtimit teknik ti japin një shtysë skuadrës në këtë moment të vështirë.

Drejtuesit e djemve të detit kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Hasan Likës. Bëhet fjalë për një figurë të futbollit durrsak si Gentian Begeja, i cili edhe në të shkuarën ka provuar të jetë në stolin e skuadrës bregdetare, me këtë të fundit që e pret një detyre tejet e vështirë përpara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *