“Hasan, se mos ikën përsëri, Hasaaan”

redaktor

Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kukës ka shkëmbyer edhe disa batuta me kandidatin për kryetar bashkie, Hasan Halili.

Ky i fundit u zgjodh si kryebashkiak i Kukësit nën siglën e PD-së, ndërsa më pas ndryshoi mendje dhe u largua për t’u bashkuar me LSI-në.

Pikërisht, duke shfrytëzuar këtë kapërcim, Rama ka thënë: “Unë i thashë Hasanit se kemi qenë të dy në lëvizjen demokratike, ti e kape me vonesë, që zemra rreh majtas, por më mirë vonë se kurrë se ku është drejtimi i duhur. Hasani përmendi se ministra i kanë kërkuar të firmosë letra sikur ujësjellësi i Kukësit është bërë, ndërkohë që nuk ishte bërë. Në këtë kohë Hasani iku. Hasan, në rast se ndonjë ministër i yni të kërkon një gjë të tillë, nuk do ikësh ti, do iki ministri. Se mos na ikën prapë! Ke vetëm një të drejtë të ikësh, nëse unë tradhtoj Kukësin”,- deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri vlerësoi kandidaturën e tij, e cila ka mbështetjen e koalicionit nga PS, LSI e deri tek FRD-ja.

Share This Article
2 Comments
  • Booobooo kur hasani,qe ditur shit ke patentat ,na behet i ndershem!
    Turp per edi Ramen qe mbledh lavira perreth!

  • Sa i madh je Edi me keto batuta.
    Kukesi eshte akoma nen ndikimin e Nokave, dhe pisave te tritolit.
    Ne Kukes kerkohen akoma njerez te forte per PS, per te balancuar kriminelet e Kukesit.
    Prandaj kjo eshte zgjidhej e detyruar per Kukesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *