Komisioni i Europës,
që na dha Rekomandimin,
i vuri Dhjetë qeverisë,
që ka në krye Edvinin!
Po këtu opozitarët,
nuk i ndalin deklaratat,
se Rama është pengesa,
që do bllokoi negociatat!
Këtë logjikë mamuthi,
eja ta kuptosh për besë,
Europa të vë Dhjetë,
këta thonë je pengesë!
Direkt pas Rekomandimit,
opozita u tërbua,
sikur të kish ndodhur gjëma,
mbi ekrane u lëshua!
Bëjnë propagandë të zezë,
njëlloj SHQUPI-LSI-ja,
që tani hapin e radhës,
mos e hedhi Shqipëria!
Komisioni i Europës,
për tërbimin e Lulashit,
dha Rekomandim pa kushte,
dhe pas këngës së hashashit!
Hashashi i Lazaratit,
që e ligjëroi Salia,
lulëzoi kur qeverinë,
e kish PD-ë LSI-ja!
Halerat e opozitës,
vazhdojnë këngën e hashashit,
po ai u mboll së pari,
nga partia e Lulashit!
Dhe në kohën e Saliut,
a e di Luli idiot,
nuk qe vetëm Lazarati,
po gjithë vëndi ishte plot!
Na zbuloi goxha kauzë,
Partia Demokratike,
por për hashashin ka faj,
gjithë klasa politike!
Nxiu vetëm një person,
kombinati i qymyrit,
atë barrë s’e mbanin dot,
vetëm supet e Tahirit!
Europa e di mirë,
hashashi si u zhvillua,
ndaj aspak për këtë pikë,
vendi s’u penalizua!
Ka një super deklaratë,
që s’e shfajëson Veshgjatin,
se një vendim politik,
kishte marrë për Lazaratin!
Një vendim që shkelte ligjin,
të gjithë e kemi dëgjuar,
Sala vetëm për këtë,
duhej të qe arrestuar!
Prangat-cili prokuror,
do t’ja vinte psikopatit,
kur i gjithë shteti qe vënë,
në shërbim të Lazaratit!
Këta hashashizmin,
e nisën të parët,
tani nxorën shpatat,
porsi shpëtimtarët!
Nëse do të vinte,
ditë e drejtësisë,
do futej në burg,
gjysmë e Shqipërisë!
Do futej Lulashi,
që bën ham e hum,
dhe gjithë karagjozat,
që nxjerr në podium!
Arben DUKA

Evropa nuk na penalizoi sepse i madhi bërisha
ka sjellë demokracinë në xhithë evropn po se di njëri.
Faji eshte teresisht i PS-se qe nuk pipetin. Si eshte e mundur qe PD-ja i ka vene gjithmone perpara keta te PS-se?! Vrit ne bulevard dhe veji fajin PS-se?! Lejo firmat piramidale dhe akuzo PS-ne! Lejo republiken e Lazaratit dhe akuzo PS-ne! Shkaterro shtetin dhe akuzo PS-ne! Vidh energjine elektrike, mos paguaj as uje dhe as drita, as takse dhe as kupon dhe akuzo PS-ne si te pazemer! Po Ps-ja ku e ka gojen dhe ekipin e saj te marredhenieve me publikun?! Me shume PS-se i dalin ne mbrojtje gazeta “Dita” dhe Mero Baze sesa ajo vete mbron veten e saj! Ai qe ka vrare ne bulevard ben namin neper media!Kercenon dhe baltos gjithe boten! Femijet e tij qe hodhen ne ere Gerdecin po ashtu! Dhe PS-ja ha bar! Nuk kuptoj asgje.
KANABIZIMIN SALIU ENVERISTI E NISI I PARI
EDVINI I HAPI TRAUN ME FINTE QEVERITARI
FUTI EDHE KOKAINEN ME BANANE IMPORTI
QE KALOJNE DOGANEN SI ERA NGA PORTI
ME LEKAT PO NDERTON KULCEDRA BETONI
TIRANEN PO SHEMTON ME LLOGJE KARTONI
ME PROPAGANDEN E PROJEKTIT FRANCEZ
QE ESHTE KREJT DEMAGOGJI E BOSIT BYLMEZ