Hashim Thaçi: Jam president i heronjve

Elton Tafaruci

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu”, me pjesmarrjen e shumë personaliteteve të larta nga rajoni dhe bota, Atifete Jahjaga i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kosovës.

Teksa i dorëzoi Kushtetutën Jahjaga kishte një porosi për Thaçin:

“Ta mbroni këtë Kushtetutë të shtetit tonë dhe synimin qëllimin e saj që të gjithë qytetarët të jenë të lirë dhe të barabartë para ligjit”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u betua se do të jetë gardian i kësaj Kushtetute.

Ai ka shtuar se do të jetë gardian i Kushtetutës, duke theksuar se do të punoj për forcimin e integritetit shtetëror.

Ai ka thënë se do të jetë i paanshëm politikisht.

“Marrëveshja e Brukeslit solli relaksim raportesh politike në gjithë rajonin tonë. Sot Ballkani është ndryshme secili komunikon me secilin”, vijoi ai.

“Kosova do të jetë hallkë e nismave kundër terrorizmit”, u shpreh Thaçi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *