Hashim Thaçi në Mal të Zi për marrëveshjen e demarkacionit

Saimir Lleshi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar urgjent për në Malin e Zi, ndërsa mediat kosovare bëjnë me dije se numri dy i ekzekutivit po qëndron atje për të marrë pjesë në një takim, ku po trajtohet çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për demarkacion mes tyre në Bruksel, por ajo ka hasur në kundërshtime të ashpra në Kosovë dhe ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të jetë i zbatueshëm.

Pos Thaçit, në emër të Kosovës, demarkacionin e ka nënshkruar edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. /Dita/

Share This Article
2 Comments
    • Serb nga gjyshi.Si vjen mire Koqevarve kur ja kujton.
      Per ti shpetuar Gjykates Speciale per krimet e luftes, kushedi ca I ka premtuar Serbia ketij kelyshi tradhetar.
      Ky me Isa Mustafa jane armiq te betuar te Shqiperise.
      Ky kerkon te behet President ….is puna e Saleh Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *