Me 71 vota Thaçi zgjidhet presidenti i Kosovës

Alqi Kociko

 

Deri në prill të vitit 2021, Hashim Thaçi do të jetë presidenti i ri, i katërti në historinë e re të Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës me 71 vota kurse rivali Rafet Rama s’e ka marrë asnjë votë.

Në dy raundet e para, Thaçi s’kishte arritur t’i merrte 80 vota sa kërkoheshin për t’u zgjedhur kreu i Shtetit. Zgjedhja e Thaçit në krye të Shtetit është bërë në mungesë të partive opozitare të cilat janë larguar nga aty pasi kanë hedhur gaz lotsjellës. Në zyrën kryesore të shtetit, Thaçi do të hyjë më 7 prill, kur edhe i skadon mandati Presidentes në largim, Atifete Jahjaga.

Konkretisht Thaçi është Presidenti i Katërt i Republikës së Kosovës, prej se Kosova është shpallur e pavarur, kurse i pesti në historinë e Kosovës. Para tij, pozitën e Presidentit e kanë mbajtur, Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe në fund Atifete Jahjaga. Duhet thënë se ka një parashikim mes analistësh që pas marrjes së pozitës së kreut të Shtetit, Thaçi do shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Share This Article
3 Comments
  • URIME MR PRESIDENT

    NUK THEM SE JE NJERI I DUHUR.

    ….POR NE ATO BERLLOQE QE KA KOSOVA SOT JU JENI ME I MIRI NGA TE KEQINJTE.

  • Urime e suksese! Drenica e shkelur prej komunistve jugosllave te Titos e te Fadil Hoxhes pret shume prej teje! Deri me tash Drenicen heroike e keni shkelur ne qafe ju “drenicaket” dhe kjo nuk ju ben aspak mire! Kthjelluni dhe respektoni e nderoni pushket e para shqiptare te saj!…

    DRENICA E KUQE

  • Ne qoft se vertet Thaçi punon per te miren e Atdheut te vet ai kurr nuk duhej ta pranonte te behej President,per fatin e keq zgjedhja e thaçit President nuk do ti sherbej pozitivisht vendit,te shpresojm per mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *