Hashim Thaçi, sërish në krye të PDK-së

anazapta

Hashim Thaçi është rikonfirmuar në krye të PDK-së. Thaçi, aktualisht kryeministër i Kosovës, ka marrë 718 vota pro, ndërsa vetëm 1 delegat ka votuar kundër. Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë. “Ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Në këto 13 vite, PDK-ja ka kaluar nëpër sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK-së”, ka pohuar Thaçi. Më tej, Thaçi është shprehur se nën udhëheqjen e tij, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

“Të nderuar delegatë, ju siguroj se si kryetar i PDK-së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”.

Thaçi u propozua si kandidat për kryetar nga Bajram Rexhepi. Votimi u bë i hapur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *