Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur.
Thaçi është shtruar në klinikën e Urologjisë për të kryer trajtimet mjekësore.
Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.
Ndërkohë në një reagim zyrtar, Zyra e presidencës së Kosovës deklaroi se Thaçi është shtruar në këtë spital pas shqetësimeve të që ka shfaqur me veshkat. Ndërkohë që raporton se gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës paraqitet e qëndrueshme.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi“, thuhet në deklaratën zyrtare të Presidencës së Kosovës.\
o.j/dita

Po kte e zune veshkat nga nxitimi per te rrezuar qeverine e Albin Kurtit.
Pseudonimin e ka pas “Gjarpri” dhe si gjarper leviz dhe i ben veprimet.
Per armiqt Thaci Gjarper eshte. Po te mos ishte Gjarper aty ne Kosove akoma do te ishin serbet.
Ju ate qe lufton per Atedhe e keni cilesuar gjithn je Gjarper,.,
Ky Gjarper eshte vetem per Armiqte.!
Kur Thaçi me shokët e tij bënin një reyistencë heroike ndaj ushtrisë sërbe, ju komentuesit kundër tij u dhjetë në brekët dhe morët vrapin për në Shqipëri dhe Maqedoni për të shpëtuar kokën. Ju nuk jeni gjë tjetër veçse adhurues të sërbit.