Kryeministri Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat nëpër biznese. Të premten,ai ka vizituar një rrobaqepës ku edhe ka provuar një këmishë.
Thaçi ka bërë një vizitë tek një rrobaqepës të premten. sipas tij, me pronarin ka biseduar rreth traditës së këtij biznesi të vogël.
“Vizitova aty afër Teatrit Kombëtar vëllezërit Sahiti, rrobaqepësit më të njohur të qytetit, për të biseduar se si kanë mbajtur traditën e biznesit të vogël familjar për një shekull. Fondi i Punësimit do të jetë vegël për themelimin e bizneseve të vogla dhe krijimin e traditave të reja familjare” ka shkruar Thaçi në Facebook.

