Rezultatet jo pozitive të Olympiacos në kampionatin grek kanë bërë që Besnik Hasi të shkarkohet të martën nga posti e trajnerit.
Humbja në derbi ku fillimisht ekipi i tij ishte në epërsi, ishte vendimtare për fatin e shqiptarit.
Por, trajneri 45-vjeçar do të përfitojë një shumë goxha të lartë nga Olympiacos, për shkëputje të kontratë.
Nuk kanë kaluar ende 4 muaj që kur Hasi nënshkroi kontratën 2-vjeçare, që i sillte pagë vjetore 600 mijë euro.
Nga shuma që përfitoi prej kualifikimit në Champions League, Olympiacos tashmë duhet të ndajë afër 1 milionë euro për Besnik Hasin.
