Hasi, oferta nga disa klube

anazapta

Besnik Hasi ka oferta për të marrë drejtimin e disa klubeve, por ende është i pavendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Ish-mesfushori i Shqipërisë aktualisht është zëvendëstrajner i Anderlehtit dhe prej kohësh shihet trajneri i ardhshëm i kësaj skuadre, duke marrë bekimin e presidentit të klubit. Ishte pikërisht ky i fundit që nuk i lejoi prishjen e kontratës për të marrë stolin e kombëtares shqiptare para Xhani De Biazit, duke u shprehur se “Hasi është e ardhmja jonë”. Megjithatë, vetë Hasi është shprehur dje se ka oferta dhe nuk e di se çfarë do të bëjë. “Më janë ofruar disa klube, por nuk e kam vendosur. Ndihem shumë mirë tek Anderlehti, ku po vazhdoj të mësoj”, tha Hasi, i cili tani gëzon edhe besimin e plotë të trajnerit John van den Brom. Holandezi, në fillimin e punës në klubin belg, dëshironte të merrte një tjetër ndihmës, por largimi i Hasit nuk ishte opsion i mundshëm për presidentin, i cili iu imponua trajnerit. Tani Van Den Brom konsultohet shpesh me kosovarin për çështje teknike dhe kjo është edhe arsyeja që Hasi thotë se është ende duke mësuar. Vetë ai e ka lënë të hapur një mundësi largimi, kur thotë se nuk e di çfarë do të bëjë, duke e cilësuar situatën të ndryshme nga koha kur nuk mundi të merrte drejtimin e kuqezinjve. Ndoshta edhe klubit të Anderlehtit do t’i volitej që Hasi të fitonte më tepër përvojë si trajner i parë në një skuadër tjetër, për të qenë plotësisht gati për drejtimin e skuadrës më të famshme belge.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *