Asnjë gjurmë e 12 marinsave amerikanë që ndodheshin në bordin e dy helikopterëve ushtarakë që u përplasën me njëri-tjetrin në brigjet e ishujve Hauai.
Sipas raportimeve të NBC, përplasja ndodhi pranë lokalitetit Haleiva, rreth 40 km në veri të Honolulu, ku helikopterët po kryenin një fluturim stërvitjeje.
Deri në orët e mbrëmjes, roja bregdetare amerikane ka gjetur disa pjesë të dy mjeteve fluturuese, por asnjë gjurmë për të mbijetuar.
