Haxhinasto diskuton me amb. maqedonas për “Rrugën e Arbrit” dhe hekurudhën

Saimir Lleshi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri Stojan Karajanov.

Në takim u fol për një koordinim më të mirë mes dy vendeve, për projektet e infrastrukturës. Ministri Haxhinasto dhe Ambasadori Karajanov, diskutuan për vendosjen e një standarti të përbashkët për “Rrugën e Arbrit”.

Pikë tjetër e diskutimit ishte për lidhjen hekurudhore midis dy shteteve, si dhe për gjallërimin e shërbimit hekurudhor ndërmjet Portit të Durrësit dhe kufirit me Maqedoninë.

Në takim u fol për të vijuar mbajtjen gjallë të procesit të Berlinit dhe koordinimit midis vendeve të rajonit, për realizimin e projekteve të rrjetit kryesor. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *