Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan.
Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Haxhinasto u shpreh se dëshmoi për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tij.
“Më pyetën për përgjegjësit e mia si drejtues politik. Dëshmova për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia kur kam qenë në një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Jam thirrur si person për të dëshmuar në projektin e Rrugës Tiran-Elbasan”, u shpreh Haxhinasto.
Edhe më herët ish-ministri shpreh i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë.
l.h/ dita

Litari, litari
E ktheu ne politik ky birbo , min i LSI. Si ,i keni ndare perqindjet o Haxhinasto ,dhe sa ka qene perqindja e shefit te madh dhe e jotja .
ATY KU SHKEL KEMBA E LSI NUK MBIN ME BAR .