Haxhinasto: Fondet për sinjalistikën rrugore do vazhdojnë të rriten

redaktor

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot punimet qe po behën për plotesimin e sinjalistikes rrugore tek kryqezimi i rruges së Rinasit.

Ne vazhdojmë aksionin për plotësimin e gjithë sinjalistikës në rrugët e Shqipërisë. Kjo është një nga nyjet e rëndësishme të aksit të veriut, sic është ky kryqëzimi që sapo del nga Aeroporti i Rinasit drejt qytetit te Fushë Krujës”, tha ministri Haxhinasto.

Kjo punë do të vazhdojë edhe me një ndërhyrje shumë më të rëndësishme në aksin rrugor Tiranë – Kashar dhe pastaj më tej në Durrës me qëllim që rrugët të vijnë në standartin e domosdoshëm të sinjalistikës dhe sigurisë për t’i shërbyer ashtu siç duhet përdoruesve të tyre, shtoi ai.

Cështja e sinjalistikës rrugore është një prioritet madhor për ne prandaj ka marrë edhe angazhime më të mëdha buxhetore vitin 2014, por do të ketë angazhime edhe më të mëdha vitin e ardhshëm pasi akoma jemi shumë larg atyre raporteve të nevojshme midis investimeve kapitale dhe investimeve për mirmbajtje të rrugëve e sinjalistikë me qëllim që rruga të vij në standart. Pra ato standarte që jemi duke i përputhur plotësisht me standartin evropian” tha Haxhinasto.

 

Do të shtrihet aksioni edhe përtej Tiranës?

Aksioni do të vazhdoj me projekte të posaçme dhe një projekt i rëndësishëm ka qënë segmenti rrugor midis Rrogozhinës dhe Sarandës që pati efekte te dukshme gjatë kësaj vere, ku trafiku u stabilizua në mënyrë të jashtëzakonshme dhe numri i aksidenteve ra në nivele të pa krahasuara më përpara. Kështu që ky do të jetë edhe qëllimi në vazhdimësi, që sëbashku me përfundimin e atyre projekteve të rrugëve që kemi në proçes të sjellim në standart cilësinë e rrugëve.

 

Sa është fondi i akorduar për vitin 2014 për sigurinë dhe sinjalistikën?

Për vitin 2014 vondi ka qënë rreth 10 milion dollar, por vitin e ardhshën në planifikojmë që ky fond të ketë rritje.

Share This Article
2 Comments
  • 10 million,qe nuk po duken shume ne rruget e Shqiperise,i vetmi vend ne bote me nje mungese te tille signalistike rrugeve,

  • Dakord,sinjalistika duhet sipas standarteve,por une kam drojen se sado e plote e bashkohore te jete sinjalistika,drejtues te pa pergjegjshem te mjeteve i thyejne kerkesat e sinjalistikes.Pyetja eshte si do behet me edukimin i ketyre tipave drejtuesve te mjeteve motorrike?Ne Shqiperi shikon se “zot” ne rruge eshte ai qe drejton mjetin dhe jo qytetari.Ketu ku banoj une, ne se ndodhesh njekohesisht ne nje kryqezim te pa ruajtur me semafor,thuaj sa te duash shoferit qe te kaloje ai i pari,ai nuk leviz nga vendi deri sa te kaloni JU si qytetar.Vetem kur i kthen shpinen drejtuesit te mjetit,,per ti dhene atij te kuptoje se ti nuk deshiron te kalosh i pari kryqzimin,vetem atehere ai kalon.Tani te nderuar lexues beni vet krahasimin me ate c’ka ndodh ne Shqiperi ne kryqezimet e pa ruajtuara me semafore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *