Haxhinasto: LSI duhet të hyjë vetëm në zgjedhje. Jam kundër kandidimit me listë të përbashkët!

Edlira Shehu

Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se do të votojë kundër nëse i kërkohet mendimi për të kandiduar me një listë të përbashkët me partitë e tjera.

Ai tha se është pro listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore, por e shikon të pakuptimtë kandidimin në një listë të përbashkët nën siglën e një partie.

Në një intervistë për Report Tv, Haxhinasto tha se nëse do të kërkohet me votim në parti si do të kandidojnë, ai do të votojë kundër kandidimit me një listë të përbashkët, ndërsa tha se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore i japin çdo partie peshën reale që kanë në elektorat.

“Në jemi pro listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore. Kjo vendos një bashkëpunim më solid pasi çdo parti do të ketë peshën specifike në elektoratin shqiptar, duke pasur një raport real të peshës specifike bëhet një koalicion më i qëndrueshëm dhe jetëgjatë.

Unë personalisht do votoj kundër pasi partia të kandidojë me lista të hapura dhe me koalicione po jo në listat e njëri-tjetrit”, tha Haxhinasto.

Haxhinasto tha se dhe koalicionet duhen krijuar në bazë të politikave të përbashkëta që kanë në programet e tyre. Një koalicion i fortë dhe jetëgjatë, për Haxhinaston, krijohet vetëm duke caktuar prioritete programore të partive që bashkëpunojnë.

“Partitë të konkurrojmë me lista të hapura me koalicione parazgjedhore, hyrja në një listë të përbashkët në një sigël të caktuar nuk është ajo që dëshiroj unë dhe prandaj thashë se do isha kundër si person.

Partitë mund të hyjnë në koalicione shumë të qarta dhe koalicionet të jenë edhe në bazë të prioritete programore dhe të bien dakord për çështjen që do të trajtojë secila parti.

Ti konkurron mbi bazën e disa politikave të përbashkëta dhe një ofertë të përbashkët për qytetarët. Futja në një listë nuk është rruga e duhur për mua”, tha Haxhinasto.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • O ky qenka ftohur nga trute, po kush i jep vote me cizmepartickes se Nafije dybekut te leshitlikes o hunderr. Femra me e urryer e planetit qe mbushi ministrite me ministra dhe drejtore superhajdute si Sokol dervishi me shoke qe pasi e vodhen me Perparim Gjiken Rrugen Elbasan Tirane e lane rrugeve kurre me ne pushtet. Femra qe ngriti haremin me te turpshem te planetit ne Jale duke mashtruar lristat erotiko naziskine se do i punesoje ne administrate kurre me ne pushtet. 0.01% eshte perkrahja per Nafije dybekun e leshitlikes dhe Kejdi dhembcakallen dhe Erisa hundpinoken nenkryetaret e 16 dhe 17 te te leshelise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *