Një shifër dhe disa projekte: A do ketë rilindje të Hekurudhës së shkatërruar të Shqipërisë?

Bledar Lumani

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka qenë sot prezent në analizën vjetore të Hekurudhës Shqiptare.

Ministri ndërkohë tha se mbyllja e stacionit të trenit në Tiranë ka pasur një impakt negativ.

Kjo, duke qenë se numri i pasagjerëve është ulur me 70%.

Haxhinasto u shpreh se hekurudha do rikonceptohet si pjesë e rrjetit rajonal, e korridoreve të rëndësishme dhe veçanërisht e Korridorit të VIII.

Ai cilësoi si përspektivë dhe potencial real për hekurudhën shqiptare, shifrat e kapaciteteve në mallra që tregojnë studimet e BISEC.

Ministri përmendi si zhvillime pozitive gjatë 2015-ës përgatitjen e legjislacionit të ri dhe miratimin e Kodit Hekurudhor dhe vlerësoi kryerjen e inventarizimit të hekurudhës shqiptare si zhvillim të rëndësishëm në këtë sektor.

Projektet e studimit të fizibilitetit për linjat hekurudhore me Kosovën dhe Maqedoninë priten të fillojnë gjatë 2015.

Linja funksionale me Malin e Zi u vlerësua si një potencial për këtë sektor.

Projekti për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës është duke u realizuar me financimin e BERZH – njoftoi ministri.

Share This Article
11 Comments
  • Ke quajne sistem hekurudhor ne Shqiperi? Injoranca politike shqipetare zhvilloje prurjen e makinave se me ate kane leverdi se shesin naften dhe benzinen. Ndersa shqipetaret e kane treguar me kohe qe jane”secili per vete,zoti per te gjithe”.
    Nuk ka pasur nje politikane te vetem apo qofte edhe nje parti qe te kete pasur si prioritet zhvillimin e rrjetit hekurudhor ne Shqiperi.PSE?? Se nuk te le shume hapsira per te vjedhur.

  • Shoresojme te beh ndonje gje rilindja edhe me hekurudhen sepse krimineli Berisha ja vetem qe nuk beri 1 cm hekurudhe pid shkaterroi edhe ato qe ndertoi diktatura

    • Edhe injorant,edhe shkruan,,,pike e zeze,,pret nga rilindja,,hahahaha RRACE DEBILASH

      1 million shuplaka,perkthyer ndryshe me 1 million toca

  • Tashmë kanë kaluar më se 22 vjet që HSH-ja po njeh vetëm regres. Të konkludosh se shkak është ndërrimi i sistemit, nga ekonomia e centralizuar socialiste në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë, do të ishte një injorancë profesionale dhe politike. E gjithë shoqëria dhe ekonomia shqiptare kanë njohur shumë zhvillime mbas periudhës post-komuniste. Po kështu hekurudhat në botë janë zhvilluar me ritme të papara në sajë të sistemit kapitalist të ekonomisë së tregut të lirë e të konkurrencës.
    Niveli shume i ulët që paraqet ajo sot në Shqipëri shton natyrshëm pyetjen shumë shqetësuese e alarmante: “Ku po shkon HSH-ja”? Gjatë dy dekadave të fundit treguesit ekonomik-financiarë kanë ardhur në rënie. Është shumë i njohur konstatimi se ndryshuan kushtet e transportit hekurudhor me ndryshimin e sistemit. Është ritheksuar se ristrukturimi i ekonomisë ka sjellë ulje drastike të vëllimit të mallrave të ofruara.
    Mbyllja e shumë minierave, uzinave dhe fabrikave, por edhe konkurrenca e pandershme dhe evazioni fiskal në transportin automobilistik kanë qenë faktorët kryesorë. Por këto konstatime nuk mund të jenë fatalitet për HSH-në. Fenomene e ndryshime ndodhën në të gjitha vendet e ish-lindjes komuniste, por në ndryshim thelbësor nga Shqipëria, këto vende i kanë rinovuar e rigjallëruar hekurudhat në vendet e tyre. Pas një periudhe të shkurtër ato morën ritme zhvillimi dhe sot funksionojnë e konkurrojnë me sukses në treg si në transportin e mallrave ashtu edhe në atë të udhëtarëve. Faktorët që kanë ndikuar në gjendjen e mjeruar të HSH-së janë shumë komplekse ashtu siç është edhe teknologjia e realizimit të këtij transporti.
    Të gjithë këta faktorë do të kërkonin një analizë të hollësishme me qëllim që të gjykohet edhe për rrugët e zgjidhjes. Opinioni publik nuk e ka pasur e nuk e ka asnjë informacion për rrugët e zhvillimit të HSH-së. E vetmja zgjidhje që është dëgjuar shpesh nga autoritet përkatëse që lidhen me drejtimin e HSH-së ka qenë slogani se po bëjnë “re-formë” dhe prandaj do të shkurtojnë X punëtorë.
    Ky fenomen është thelluar sidomos pas vitit 2005. Është shumë e pranueshme se në asnjë vend pune nuk duhet të ketë parazitë që nuk prodhojnë fitim. Por zgjidhje për shkurtimin e fuqisë punëtore është çështja më e thjeshtë, që nuk kërkon shumë aftësi drejtuese. Përcaktimi i këtyre vendeve të punës dhe fryrja e tyre artificiale për militantët partiakë duhet të ishin zgjidhur me kohë!
    Tani është koha për HSH-në të mendohet se si do te rritet efikasiteti i tyre. Vite më parë, nga kuadro politikë jo specialistë jemi ndeshur edhe me konceptin fatalist se hekurudhat shqiptare nuk “dalin me fitim prandaj duhet t’i mbyllim fare”. Po pse nuk i kanë mbyllur ato vende e zhvilluara, Evropa e Bashkuar ku ne aspirojmë të integrohemi??
    Mos vallë kjo qenka zgjidhje? Caktojnë një fond parash për një grup njerëzish dhe shkurtojnë të tjerët? Thelbi i gjykimit duhet të jetë krejt tjetër? Cilat janë rrugët për t’i bërë ato eficiente?
    Si mund të bëhen ato konkurruese? Si mund të rritet efikasiteti ekonomik në transportin hekurudhor?
    Në programin e ish-MPBTT për vitet 2008 – 2013 në kapitullin e dytë për Vizionin, prioritet dhe qëllimet strategjike kanë qenë përcaktuar këta objektiva: rritja e transportit të mallrave, sepse ky transport gjeneron të ardhura të konsiderueshme; kryerja e transporti i udhëtarëve në kushtet e një sistemi hekurudhor funksional; përmirësimi i gjendjes së infrastrukturës hekurudhore.
    Fatkeqësisht këto objektiva teorike kanë mbetur vetëm në letër. Aktiviteti kryesor i këtyre viteve ka qenë shitja e mjeteve të amortizuara për skrap gjë që ul vlerën reale dhe lë shteg për abuzime.
    Banka Botërore bazuar nga të dhëna e nxjerra nga vetë HSH-ja ka konstatuar marrjen e masave radikale, duke theksuar shkallën e lartë të amortizimit të linjave e mjeteve dhe për këtë rekomandon uljen e humbjeve duke kushtëzuar subvencione për kostot oportune.
    Ajo thekson investime në kuadrin e një plan-biznesi dhe jo vetëm shkurtimin e fuqisë punëtore. Gjithashtu ka rekomanduar që për uljen e menjëhershme të humbjeve të mbyllen për një afat sa më të shkurtër linjat jo rentabile. Por këto rekomandime janë keqkuptuar apo keqinterpretuar nga personat përgjegjës. Vëmendja është përqendruar vetëm në shkurtimin e fuqisë punëtore, gjë që ka shkaktuar edhe shumë shqetësime sociale, pa studiuar dhe pa marrë asnjë masë për rritjen e aktivitetit. Ndoshta edhe drejtuesit e rinj të HSH-së janë të detyruar të bëjnë shkurtimet përkatëse si trashëgimi e gjendjes të hekurudhave.
    Mendojmë se shtrohet urgjente nevoja e përmirësimit të konceptit të politikës për zhvillimin e hekurudhave. Rrugët për këtë nuk janë të lehta, por ato nuk janë aspak të pamundura. Një organizim e thithje më e mirë e mendimit tekno-shkencor të specialistëve do të bënte të mundur dhe programimin për rrugët, sektorët, fazat e mënyrat e zhvillimit. Shpesh herë janë hartuar programe me slogane “si strategjike”, “studime fizibiliteti”; “studime operative” etj., që ndoshta edhe kanë kushtuar shtrenjtë, por kanë rezultuar pa asnjë lloj efikasiteti.
    Kuptohet se justifikimi më i madh i politikës ka qenë se ato kërkojnë ”investime të mëdha”. Ky mund të jetë një justifikim i përgjithshëm, sepse asnjë sektor nuk mund e nuk është zhvilluar pa investime. Asnjëherë në politikat e zhvillimit të transportit në Shqipëri nuk është bërë krahasimi i investimeve të bëra në HSH në raport me sektorët e tjerë.
    Pa dashur ta lodhim lexuesin me shpjegime teknike duhet të theksojmë se fjala “reformë” në shqip do të thotë: “ndryshim i thellë a i gjerë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore; riorganizim e shndërrim i thellë i diçkaje”. A ka ndodhur kjo gjë me HSH-në? Duke besuar në një përcaktim të bërë të programit e PS-së se “hekurudhat nuk do të lihen me tutje në gjendjen e lëngimit do të punohet për zhvillimin e trenave të frekuencës së lartë në territoret më të populluara, sikundër do të modernizohet dhe do të rritet siguria e të gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar; prioritet do të ketë edhe lidhje me rrjetin hekurudhor Maqedoni, Portin e ri të Vlorës, Portin e Porto-Romanos, dhe portin e ri të Shëngjinit. Shpresojmë se ato do të futen në rrugën e zhvillimit bashkëkohor”.

    *Autori, ish-kryeinxhinier i Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të HSH sha, Durrës

    • Nuk degjohet e vleresohet me intelektuali. Dhe ky eshte problemi aktual i Shqiperis. Shqiperia po ben nje vdekje klinike nga kjo semundje.

    • MEGALLOMANET E HEKURUDHES

      E lexova me nje fare kurioziteti jo lajmin se sa kete koment te ketij inxhinjeri te hekurudhave, me shpresen se do gjeja diçka interesante ne lidhje edhe me anen teknike te hekurudhave shqiptare, asgje. Pikerisht argumenti qe mund ta bente interesant komentin e Priftit.

      Nga ana tjeter nuk duhej te prisnja ndonje mrekulli nga kapua i degradimit teknik te hekurudhave shqiptare. Propagande boshe dhe e pa vlere, asgje konkrete si per zgjidhjet e se kaluares aq me shume per te sotmet e ato te se ardhmes.

      E kam treguar edhe nje here tjeter rastin e takimit tim me nje nga specialistet me te mire te hekurudhave italiane, qe ne kohen e enveroxhizmit ka qendruar per disa muaj si prane ministrise ashtu edhe tek Drejtoria e Hekurudhave ne Durres, per te ndihmuar Priftin ne venjen ne funksionim te shkembyesve te binareve.

      Nje pjese te mire te jetes time kam qene shofer kamjonesh, ne zonen qendrore te Shqiperise, kam punuar edhe mjeles lopesh me pare ne Myzeqe. Kur u gjenda ne anen tjeter te Adriatikut, kam vjelur edhe miser, kam bere piktor shtepiash (jo si shoku Edi) dhe kur mu dha rasti mbarove nje shkolle profesionale per teknik hekurudhash.

      Aty njoha edhe italianin e kohes se Priftit. Habitej e gati lotohej tek shkembenim dy fjale per te kaluaren e tij ne Shqiperi,”qe e kishin mbajtur ne pellembe te dores”, e kishin shetitur ne te kater anet e Shqiperise, me gjithe te shoqen, per deri ne kampet e pushimit te Pogradecit dhe Vlores e Durresit te nomenklatures e kishin derguar me pushime. E per çfare. Vetem per ti mesuar inxhinjer Priftit montimin e shkembyesve te binareve !!

      Sot kur e mendoj, qe ja nxora nga hundet gjithe shendeverellekun qe pat kaluar tek ne, me parate tona, per injorancen e inxhinjerit Prifti, ndihem edhe i penduar pak. Aq me shume duke lexuar komentin e Priftit, pa le pastaj te Haxhinasto hajdutit e pordhat e drejtorit te tanishem kur flasin per hekurudhen shqiptare dhe perspektiven e saj. Nuk dijme asgje ç’ndodh me linjen e re Tirane-Durres, eshte me nje apo dy binare, eshte e elektrifikuar, eshte e paisur me sisteme sinjalizimi, nga vijne materialet dhe aparatet per te etj. etj.

      Kur flet per “fizibilitet” duket se ke mesuar nje term nga italianet, qe per te qene korrekte duhet quajtur “stress test” dhe kam pershtypjen se do jete nje fllucke sapuni e paguar me ar.

      Fale shkolles profesionale qe kam bere, mendoj se jo vetem kam lene gjurme ne hekurudhat e italianit qe erdhi ne kohen e enveroxhizmit per ti dhene mesim inxhinjer Priftit, por edhe kam kontribuar ne pergatitjen e dhjetra teknikeve si une pa megallomanine e inxh. Kristaq Priftit, profesionistit me formim modest ne shitje te konservave me mish elefanti (pjesa e vrimes se prapanices).

  • Hahahahahahahhah!!! hekuridha shqiptare…si nuk kane turp keta burreca qe i thone vetes politikane.
    Shqiperia eshte I vetmi vend ne bote (nen drejtimin e kriminelit sali berisha dhe bandes se tij majtas-djathtas) qe ka 20 e kusur vjet qe nuk ka ndertuar as edhe nje mm hekurudhe…..

  • Siç duket nuk futej ne lojrat e vjedhjeve hekurudha. Ndersa bota e civilizuar vazhdon te arrije shpejtesi 300 -350 km ne ore ne linjat hekurudhore ….Shqiperia ka mbetuar me hekurudhat e komunizmit…te pamirebajtuara qe arrine shpejtesine 20-30 km ore….turp…i botes…ne mes te Evroves ajo gropa e zeze e prapambetur mbete ende e tille…Kur te shkoje treni ne Tropoje mbase …do kujtohet se hekurudhat jane dhe mbeten trasporti me eficas dhe eficent i Evropes se civilizuar…..Hekurudhat shqipare nje sukses i madh i qeverise Berisha…shto ketu edhe energjetiken….Nderrmarrja e vetme KESH qe prodhon energji nga uji..i zotit..eshte me humbje…..Po sikur ta prodhonin nga gazi ose nga nafta si do te ishin ……

  • Ne qofte se eshte koha e rilindjes ne Shqipri duhet urgjetisht te investohet ne hekurudhat se eshte teper vone per te frenuar ndotjen e vendit te kthyer ne varrezë makinash per evropen ., por dhe duke llogoritur fitimin e math ekonmik , mjedisor dhe mbi te gjitha duke ruajte shendetin e njerezve .

  • Asnjë prononcim zyrtar ose jo nuk ia mbush mendjen askujt sa i takon hekurudhes.Shqiperia ka rrjetin hekurudhor me te vogel ne bote.Ka qene 550 kilometra dhe tashme eshte katandisur ne 450 kilometra.Efektivisht ka qysh ne vitet 1980 pa investuar ne te por nga viti 1990 e me pas s’ju kane dhene asnje lek.Ndersa deri ne vitin 1990 u blene disa vagona mallrash dhe pasagjeresh te perdorura sot ato i ngjajne vendeve afrikane.Hekurudha eshte amortizuar krejtesisht me ballaste,aksensore,traversa,shina,terminale,logjistike,infrastrukture dhe sinjalistika.Pra thuajse nuk ekzistojne me.U be rruga e kombit dhe nuk u parashikua njeri tunel tre metra me i gjere per te bere dhe hekurudhen e kombit.E njejta gje u be dhe me rrugen Tirane-Elbasan,dhe treni do duhet te kaloje nga rrogozhina-Peqin-Elbasan.Ne kuadrin e masave qe ka marre vendet e G8 dhe G20 per reduktimin e shkarkimit gazrave,uljen e trafikut dhe pasojave qe kane ato per mjedisin edhe ne kemi detyrim per te zhvilluar transportin hekurudhor ose sic i thone ndryshe transportin alternativ.Kjo detyre eshte dhe per integrimin e vendit tone ne Bashkimin Europian.Zhvillimi i hekurudhe3s kerkon jo me shume se 600 miljon euro qe te kapi standartin europian.Sikur ne buxhetin e cdo viti te planifikohesh 100 miljon dollare per kete rrjet nuk do te ishte ne kete gjendje.Sidoqofte mua me vjen keq qe mbahet ky qendrim selektiv pse jo dhe korruptiv.Shkurt nuk duan ta nxjerrin nga bataku.

  • Duhet me shtruar e me diskutuar Problemi ndryshe e jo si pushtetaret shqiptare:
    Per cka na duhet hekurudha nje here:per transport njerezesh apo transport mallrash? Per transport njerezesh nuk ia vlen se edhe Franca po mbyll lidhjet nen 200 km e po i zevendeson me autobusà .. Nuk ia vlen se transport nuk eshte i mireintegruar ne shqiperi e kur te zypish ne Durrës ,te humbish ore te tera Duke pritur nje kombi,ma ishte e ke me marr veturen tende!pra nuk ka as kliente per nje tren!e te behen hekurudhe per nje tren plot ne saba e nje ne mbremje eshte sikur me gjuejt pare!
    Per transport ate here? Sa exportojme ne ne mal te zi? Askkush nuk di me treguar! Cka exportojme ne mal te zi edhe ma pak! A nuk eshte ma e leverdishme me perdor transportin fetare per malin e zi,ku do shpaguajme bile investime ne port,ne vend se me pris Halla ma shume vendi per nje hekurudhe qe do shembje te shtepive,urekalime,drejta etj etj ,pra na kushton shume here ma shume!
    Ky débat bente vetem qe taxpaguesit shqiptare te paguajne dalljen ne déti te serbise,pa asnje investime nga cana e saj,se mali i zi nuk do me prish ardhmerine e vete turistike per hâter e interese te Serbise..Kurse albanistanezet bejne hyqim per nje gje te tille!
    Problemi kryesor nuk eshte transport nderqytete te shqiperise,po ngulfatja e kryeqytetit ku nuk ka transport publike si duhet . Pra per qytetaret prioriteti eshte metro ne tiranen,edhe lidhja Durrës tiranen me métro apo tram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *