Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Haxhinasto në Bullgari: Po punojmë për projektin që i shërben rajonit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Haxhinasto në Bullgari: Po punojmë për projektin që i shërben rajonit
Ekonomi

Haxhinasto në Bullgari: Po punojmë për projektin që i shërben rajonit

anazapta
Published April 16, 2014
Share
SHARE

Segmenti Tiranë- Elbasan është aksi kryesor që lidh Tiranën me Shkupin, dhe më tej me Bullgarinë e Turqinë,  tha Ministri i Transportit Haxhinasto në takimin e Ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) të zhvilluar në Sofje, Bullgari. Haxhinasto e cilësoi takimin si vlerë e shtuar që krijon një vision të qartë të bashkëpunimit dhe forcimit të objektivave të përbashkëta në të gjitha nivelet duke filluar me planifikimin, optimizimin e shërbimeve dhe trajtimin e barrierave jo-fizike, infrastrukturën dhe shërbimet që do ti shërbejnë më mirë rritjes ekonomike të secilit vend dhe zhvillimit të rajonit në tërësi.

Në vijim të fjalës së tij, ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve konceptin multimodal të korridorit VIII, si një Korridor ku duhet të jenë prezent të gjitha llojet e transportit, përkatësisht transporti rrugor, detar dhe veçanërisht ai hekurudhor. Në këtë aspekt, Haxhinasto përmendi investimet per përmirësimin e porteve të Durrësit dhe të Vlorës dhe rikonfirmoi qëllimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një tjetër porti ne Veri të vendit, atë të Shëngjinit, që do t’i shërbente Shqipërise, Kosovës, Maqedonisë dhe më tej.

Ministri i Transporteve aprovoi “Deklaratën e Ministrave për një transport të gjelbër në rajonin e BSEC”, për të cilën shprehu domosdoshmërinë për planifikim dhe ndërhyrje në transportin hekurudhor, si aktor kryesor drejt një transporti të gjelbër. Ai vërejti si prioritare për hekurudhën shqiptare përmirësimin e lidhjeve me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë.

“Plotësimi me linjë hekurudhore të rinovuar të Korridorit VIII do të kompensonte ngarkesat në kanalin e Bosforit, prandja dhe një arterie efikase për lidhjen e Detit Adriatik me Detin e Zi nëpërmjet hekurudhës do të ishte në interesin e përbashkët”, u shpreh Haxhinasto.

anazapta April 16, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?