Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka kërkuar marrjen e masave për hartimin e planeve të sigurisë në portet e vendit si dhe ndryshimin e tarifave portuale.
Gjatë analizës vjetore të transportit detar, Haxhinasto tha se vendi ynë nuk është i përjashtuar nga probleme që lidhen me trafiqet dhe terrorizmin.
“Siguria është një çështje emergjente dhe kërkon përmirësim të ndjeshëm. Jo vetëm realiteti me të cilin përballen portet tona, por edhe sfidat që përballemi në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare, si trafiqet dhe terrorizmi kërkojnë prioritarizimin e sigurisë. Dhe domosdoshmërisht duhet të kemi në vendin e duhur të gjithë infrastrukturën dhe kapacitetet njerëzore që portet tona të jenë të sigurta”, tha ai.
Sipas Haxhinastos, shërbimet mbështetëse dhe shërbimet logjistike duhet të përmirësohen. “Porti duhet të konsiderohet nga ju për tërësinë e elementëve, kapaciteteve dhe shërbimeve që ofron dhe të marrë angazhimin tuaj çdo element i tij, vetëm kështu mund të jenë portet tona të konkurueshme. Është koha të trajtojmë një paketë të veçantë për biznesin e Kosovës që përdor portet tona, me qëllimin për të krijuar lehtësira maksimale për komunitetin e biznesit kosovar”- tha ai.

Z.Haxhinasto.Siguria e Porteve eshte tjeter gje dhe tarifat qe do ti ndryshosh jane ceshtje administrative .
Me qe hape temen e sigurise se Porteve ne Shqiperi dua te them se eshte nje pune kolosale. Per 24 vjete shkaterruat gjithe strukturat e ngrituara me mendimin se do ti benit mbi baza te reja e moderrne .Por Portet u kthyen ne hane ku hynte e dilte si donin e benin cfare te donin elementet kontrabandiste te huaj e te brendshem .Nuk vute dore dhe tani kerkoni qe me nje te thene te rikuperoni demet e medhaja te shkaktuara nga neglizhenca e Qeverive te me parshme.Kini deshtuar ne menexhimin e Porteve.Rasti i Tragetit Norman Atlantik ju nxorri se sa te afta jane Organet Portuale per te marr pjese ne nje operacjon shpetimi .
Jame shprehur dhe me pare :Shqiperia ka kapacitete njerzore te afte.Te kryejne detyrat me nje profesjonalizem si te vendeve Perendimore.Por e keqja, si ne cdo fushe ,eshte hundet qe fute Politika jo vetem ne emerimete por dhe ne horizontin qe kane per to .
Dihet qe Portet Detare e Aeorodromet jane pika strategjike te nje vendi qe duan perkujdesje te vecante .Jo vetem me struktura te konsoliduara por dhe te shoqeruara me investime qe ti pergjigjen teknologjise se kohes .Portet jane si ai ushtari i Dulles qe me nje automatike ne krahe do te perballonte socjal-imperjalizmin Amerikan e Rus.
Pra i nderuari Haxhinasto, me qe ju fute kesaje teme, me shume vonese , shpjere deri ne fund e mos e lere me nje konstatim e disa masa organizative per te shkuar radhen .Mos harro duan fonde .Mos blini mjete si ato skafe turistik qe mori Saliu gjoja per te modernizuar rruajtjen e kufirit bregdetar . Hapni syte dhe mendohuni mire kur te hidhni hapa per ti modernizuar Portet .Nese nuk kini financa merrni borxhe ,gje qe se kini per gje dhe mos i fusni neper xhepa sic i kini futur deri me sot .