Haxhinasto në portin e Durrësit: Tarifat e udhëtimit janë ulur me 20-30 përqind

anazapta

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka vizituar sot Portin e Durrësit, ku ka inspektuar linjën e re të tragetit Durrës-Bari.

Haxhinasto tha se  hyrja e këtij operatori ka sjellë ulje të konsiderueshme të tarifave në rreth 20-30%, ndërsa shtoi se qeveria do të mbështesë përdorimin e mjeteve sa më të reja dhe standardet e shërbimit njësoj si ato të qytetarëve europianë.

“Hyrja e këtij operatori ka sjellë ulje të konsiderueshme të tarifave që variojnë nga 20-30%, kjo reflektohet në shërbimin që i ofrohet qytetarëve. Vëmendja jone do të përqendrohet në përdorimin e mjeteve sa më të reja, me standardet e kërkuara me qëllim që qytetarët shqiptarë të shërbehen si qytetarët e Greqisë apo Italisë”, tha ministri Haxhinasto.

 

Share This Article
2 Comments
  • Ca dreqin thua o minister?!!!! E di qe porti i Vlores eshte bere monopol i dallavareve te drejtorit dhe agjensise se vetme dhe po i rrjepin qytetaret me cmime 5-fish?!

  • Shko ne Igumenice ose ne Mal te zi te shohesh cfar eshte sherbimi ne traget dhe sa kushton bileta o minister e mos fol kodra mas bregut se e dine mire.Ke marre ndonje lek ti a shefi jot se ne shtator doni ti perseritni kontratet kompanise e kualodimit te makinave per arsyen se ka abuzuar shume mire me qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *